37 mijë e 773 punonjës kanë marrë ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Sipas të dhënave të Tatimeve, në dy ditët e para, kanë aplikuar 18,082 biznese për të përfituar nga paketa e zgjeruar 43,551 punonjës. Pjesa më e madhe e kërkesave është pranuar dhe është bërë hedhja në llogarinë e çdo punonjësi. Tatimet janë duke përpunuar edhe kërkesat e bizneseve që janë refuzuar nga paketa e parë, për të verifikuar nëse janë përfitues ose jo nga ajo e zgjeruara. Për aplikimet e refuzuara bizneset duhet të dërgojnë ankesë në llogarinë në adresën [email protected]/.
Author: tirana
Për Rudina Hajdarin, opozita është në nivele të dobëta dhe nuk po shfrytëzon hapësirën që ka. E pyetur nëse ka pasur kontakte me Lulzim Bashën, ajo thotë se jo. “Absolutisht fare, nuk kam pasur asnjë kontakt unë u qëndroj atyre gjërave që kam thënë, ata gjatë gjithë kohës nuk e përjashtoj Bashën që kanë një dashuri mes tyre dhe mënyra që bëjnë politikë dhe nuk e kanë dashurinë ndaj atyre që përfaqësojnë.Qëndrimet e tyre ndryshojnë kaq shpesh, opozita sot është në nivelet më të dobëta, kur ka hapësirë për të bërë opozitë të fortë, unë po mundohem të mbush këtë…
Të burgosurit në burgun e Patras në Greqi kanë hyrë në grevë prej 3 ditësh në shenjë revolte kundër kushteve në të cilat po qëndrojnë. Në këtë burg vuajnë dënimin 620 të burgosur të disa shtetësive, të cilët janë të dënuar për vepra të ndryshme penale, por siç thonë vetë ata, kapaciteti i këtij institucioni të vuajtjes së dënimit është 420 vetë. Në burgun e Patras vuajnë dënimin edhe shumë të burgosur shqiptarë, të cilët kanë denoncuar në rubrikën “Kallëzo” në tvklan.al situatën në të cilën ndodhen. Ata thonë se për shkak të gjendjes së pandemisë nga koronavirusi COVID-19, qeveria…
Mesa duket Armina Mevlani nuk ka duruar dot më në karantinë pa kujdesin e estetistëve. Blogerja e njohur ka publikuar disa video në Instastory-in e saj, teksa po bën një trajtim në një prej salloneve të kryeqytetit. Me syzet mbrojtëse, Armina rri shtrirë në sallë, teksa estetistja bën punën e saj, ndërsa një tjetër e filmon gjithë skenën. “Mos harroni, jo ekspozim në diell. CO2 më i miri për shenjat dhe aknet,”-shkruan Armina në videot e publikuara. Qendrat estetike e kanë të ndaluar që të hapen pasi kategorizohen si me rrezik të lartë për shkak të përhapjes së koronavirusit. Hapja…
Enver Levani është emri i ri që po drejton Policinë e Burgjeve pas shkarkimit të Bardhyl Kaçorrit disa muaj më parë. Mësohet se Levani është një emër i njohur në radhët e Policisë së Shtetit, duke pasur një eksperiencë mbi 16 vjeçare në polici. Ndërkohë, bëhet me dije se ai mban gradën kryekomisar nga Policia e Shtetit. Referuar të dhënave, Enver Levani vjen në këtë detyrë duke lënë postin e tij si Komandat i Forcave Speciale “RESI”. Gjithashtu ai ka një eksperiencë prej 12 vitesh tek Reparti Speciale “RENEA” duke e nisur atë si Zv/komandat njwsie deri tek shef…
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili u shërua pak ditë më parë nga koronavirusi dha disa këshilla të rëndësishme për qytetarët, lidhur me përhapjen e koronavirusit. “Ka simptoma shumë të ngjashme me gripin, por është më agresiv, sulmon në një kohë shumë të shkurtër një numër shumë të madh njerëzish. Nuk është tamam si gripi. Maska që ne përdorim, ato të thjeshtat, nuk të mbrojnë nga infektimi. Nëse unë jam bartës i sëmundjes, duhet të përdor maskën, për të mos infektuar të tjerët. Për t’u mbrojtur 100% nga të infektuarit, personeli shëndetëso përdorin maskat kirurgjikale. Nëse jemi në…
Lady Gaga duket se po e shijon karantinën, pasi ka pranë të dashurin e saj Michael Polansky. Këngëtarja ka ndaë në Instagram me ndjekësit e saj një video të rrallë me sipërmarrësin e njohur. 34 vjeçarja shfaqet tepër e lumtur dhe e dashuruar krahë tij në divan teksa shohin një koncert në televizor. Duhet theksuar se Lady Gaga ka guxuar gjithashtu të dalë para kamerës pa grim!
Zv.kryeministri Erion Braçe u është përgjigjur deklaratave të biznesmenit Nikollaq Neranxi, i cili i ftuar në emisionin “Open” propozoi që të mos paguhej asnjë taksë. Deklarata e tij, nxiti reagimin e Braçes, i cili me anë të një postimi në Instagram shkruam se pagimi i taksave nuk është një veprim fakultativ por deyrim ligjor. Më tej, socialisti shkruan se kush e shkel ligjin fiskal, padiskutim përgjigjet ligjërisht pasi është një detyrim për të paguar lidhur me fitimin. “Zotëri biznesmen vip! E çmoj shumë çdo sipërmarrës që ka mbajtur punën hapur, ka mbajtur punëtorët, ka garantuar sigurinë sanitare për ta, i…
Nesër nis muaji i Ramazanit. Mëngjesin e së premtes, konsumohet syfyri i parë. Çfarë ushqime duhet të konsumoni për Syfyr? Kini parasysh, që në syfyr të hani ushqim të duhur që ju furnizojnë me energji gjatë ditëve të gjata të agjërimit. Disa sugjerime: Fruta dhe perimet Ato janë të pasura me fibra, frutat dhe perimet janë thelbësore gjatë agjërimit, pasi jo vetëm përmbajnë vitamina dhe minerale, por ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Gjithashtu, ato përmbajnë vitamina dhe minerale. Për syfyr gjithashtu, mund të konsumoni petulla, ose oriz që mund të gatuhet në mënyra të ndryshme. Kujdes…
Nëse përmendim emrin e Eglein Laknorit apo të njohur me emrin shkurt Egi, menjëherë na kujtohen qindra batutat e tij dhe na vjen të qeshur. Dhe plotë humor kanë qenë edhe historitë që Egi tregoi së fundmi në emisionin Glamour Zone në ‘Tv Ora’. Por për çfarë mund të zihet një person aq shakaxhi si Egi? Këtë e zbulon vetë aktori. I pyetur nga moderatorja për çfarë zihet më shpesh me gruan Egi thotë: “Për vonesat. Ajo vonohet shumë.” Ndërsa më vonë zbuloi edhe sakrificën më të madhe të dashurisë për bashkëshorten e tij Ana, “I kërkova të martohem, kjo…
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 464 viktima nga koronavirusi në Itali, duke e çuar numrin e të vdekurve në total në 25.549. Ndërkohë numri i infektimeve të reja është rritur me 2.646 të prekur në orët e fundit, teksa një ditë më parë u raportuan 3.370 raste, siç njofton Departamenti i Mbrojtjes Civile në Itali. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Itali ka arritur në 189.973. Rajoni më i goditur italian, Lombardia regjistroi 200 viktima dhe 1073 raste të reja gjatë orëve të fundit. Totali i viktimave në këtë rajon ka arritur në 12,940, ndërsa i të…
Në përgjithësi të gjithë kemi tendencën të predikojmë se nuk duhet të gënjejmë dhe në çdo moment duhet të themi vetëm të vërtetën. Por ka disa raste kur një e vërtetë është shumë e hidhur dhe dëmton më shumë se një gënjeshtër. Në këto raste mbase edhe duhet të “gënjejmë” për të mos i lënduar të tjerët, ose të mundohemi që ta shmangim thënien e drejtpërdrejt të së vërtetës. Por ka disa shenja të cilat kanë lindur për të thënë vetëm të vërtetën dhe të vërtetën edhe kur ajo rëndon më shumë se sa duhet. 1-Shigjetari Shigjetarët janë të njohur…