Ish-deputetja e PD-Së, Albanan Vokshi deklaroi sot se, “kontratat sekrete për pajisjet spitalore antiCOVID janë përdorur nga qeveria si një mënyrë për të vjedhur shqiptarët dhe jo për të siguruar shëndetin e tyre”. Në një deklaratë për mediet, Vokshi tha se, “nga 4 kontratat që mbahen të fshehta, ne kemi zbuluar vjedhje në 3 prej tyre, për testimet, për maskat e mjete të tjera mbrojtëse”, duke shtuar se kompania fituese ishte e paracaktuar nga qeveria”. Ajo tha se “kompania fituese duhet të sillte 20 respiratorë brenda 7 ditëve dhe të tjerat më vonë. Kontrata u shkel në mënyrë flagrante duke…
Author: tirana
Prej gati 2 muajsh mjeku i njohur pranë shërbimit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, Pëllumb Pipero së bashku me kolegët e tij ndodhen në vijën e parë duke luftuar me COVID-19. Ditën e sotme, mjeku Pipero ka festuar ditëlindjen. Siç vihet re dhe nga foto-ja, ai ka marrë një surprizë pranë spitalit Infektiv. Mjeku shfaqet me dy tufa me lule në duar, teksa mban dhe një çantë të vogël me një dhuratë. Mjeku Pipero është thuajse përditë pjesë e mediave, duke dhënë përgjigjie apo këshilla për qytetarët në këtë situatë të vështirë që ndodhemi për shkak të përhapjes…
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim mesditën e sotme vizitoi ambientet e Kryeministrisë, ndonëse arsyeja nuk dihet ende, nëse ka zhvilluar një takim me kryeministrin Rama, apo pjesëtarë të tjerë të kabinetit. Ajo që vihet re ështe se ambasadorja Kim nuk mban as maskë e as doreza, si pjesë e protokollit shëndetësor për t’u mbrojutr nga Covid-19.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fton të gjithë tatimpaguesit, të cilët si arsye për refuzim të aplikimit për ndihmë financiare kanë mospërputhjen e Kodit të aktivitetit me përshkrimin e aktivitetit, apo me llojin e veprimtarisë që ata realisht ushtrojnë të përditësojnë të dhënat e tyre. “Përditësimi dhe saktësimi i të dhënave të mësipërme do të mundësojë trajtimin në mënyrë korrekte të ankesave të tatimpaguesve, vijimin e procesit të aplikimeve për ndihmën financiare dhe kalimin e pagesave në llogarinë e individëve, të cilët pas verifikimit të të dhënave do të rezultojnë përfitues të ndihmës”, bën të ditur DPT. Përditësimi i të…
Pothuajse të gjithë pacientët me koronavirus që kishin nevojë për ventilatorë në sistemin më të madh shëndetësor në New York, vdiqën, raporton CNN duke u bazuar ne studimin e bere. Në përgjithësi, rreth 20% e pacientëve Covid-19 të trajtuar në Northwell Health vdiqën, dhe 88% e atyre që ishin vendosur në ventilatorë vdiqën, sipas studimit. Një ventilator është një pajisje që forcon ajrin në mushkërite e pacientëve të cilët nuk mund të marrin frymë vete për shkak të pneumonisë së rëndë ose sindromës së shqetësimit të frymëmarrjes akute. Raportet kanë treguar që pacientët që kanë nevojë për intubim nuk kanë…
Nga te dhenate e fundit te Ministrise se Shendetesise, nje rast eshte regjistruar ne Kurbin me infeksionin COVID-19, ne 24 ore. Burime bejne me dije se ne rastin e Kurbinit behet fjale per nje pacient i cili prej disa ditesh eshte i shtruar me pneunomi ne spitain COVID 2,”Shefqet Ndroqi”, por pas testit rezultoi me COVID. Ndersa 6 testime te bera 24 oret e fundit tek kontaktet e personave te prekur ne Kurbin, kane rezultuar negativ.
Ditën e sotme në raportimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë u njoftua se një çift të moshuarish nga Mirdita janë infektuar me virusin vdekjeprurës COVID-19. Lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili thotë se për djalin do të nisin hetimet dhe ai mund të ndëshkohet jo vetëm administrativisht, po edhe penalisht. Kryeministri Rama: 🔴 NJË LAJM I KEQ NGA TESTIMET E DJESHME, QË DUHET TË VLEJË SI MËSIM PËR TË GJITHË😢😡 Djali me Covid19, pa simptoma, thyen rregullin e del nga Tirana drejt një zone tjetër të vendit, ku jetojnë dy prindërit e tij…
Finalizohet në ujërat detare të Vlorës, operacioni policor i koduar “KARABURUNI”. Pas shkëmbimit të informacionit në kohë reale me palën greke, bllokohet një mjet lundrues, i vjedhur në shtetin grek. Vihen në pranga 2 shtetas. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kishin marrë informacion nga pala greke, për një mjet lundrues të vjedhur në shtetin grek, i cili dyshohej se do trafikohej drejt Shqipërisë. Nisur nga ky informacion është organizuar puna, duke bashkëpunuar me shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, QNOD Durrës dhe Rojën Bregdetare, me qëllim evidentimin e mjetit lundrues në rast se do hynte në ujërat e vendit…
Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ka bërë një urim të veçantë me nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit. Sot ajo është ngritur herët në mëngjes dhe siç shihet në foto është mbuluar me shami, dhe ka falur namazin, duke mirëpritur kështu ardhjen e muajit të shenjtë. “Mirë se erdhe Ramazan. Ramazani është mëshirë,mirësi nga ALLAHU. Agjerim të mbarë të gjithëve,Allah na pranoftë lutjet e na mbushtë zemrat me mirsi,na i pastroftë zemrat tona e ja beftë rrisk tër botës anembanë t’ja u hap zemrat për namaz e agjërim. Dashuria për Allah është fitorja jonë”, shkruan Xhilaga në profilin e…
Zëvendësdrejtori i Policisë për Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu ka dhënë detaje mbi masat e izolimit që do të ndiqen këtë fundjavë. Gjatë një interviste për emisionin ‘Rreze Dielli’, Ziu njoftoi se edhe këtë fundjavë masat do të jenë të njëjta me atë që shkoi, pra prej ditës së sotme në orën 17:30 deri të hënën në orën 05:00 gjithçka do të jetë mbyllur dhe qytetarët nuk duhet të dalin nga banesat me përjashtim të kategorive të lejuara. “Deri tani jemi në të njëjtën situatë sikur vepruan në fundjavën që shkoi. Ne jemi 24 orë në punë dhe do të vijojmë…
Kafeja e filtrit, pjesë e së cilës është kafeja amerikane, mund të zvogëlojë rrezikun e sulmit në zemër deri në 15 për qind, ka zbuluar një studim. Kur kafja vendoset në filtër, largohen përbërësit vajorë që mund të rrisin kolesterolin dhe të çojnë në komplikime shëndetësore. Studimet e mëparshme kanë treguar që konsumi i kafesë lidhet me të ashtuquajturin kolesterol ‘të keq’ – dhe është potencialisht i dëmshëm për shëndetin e zemrës së një personi. Në studimin e ri, studiuesit evropianë shikuan marrëdhëniet midis metodave të ndryshme të pirjes së kafesë dhe rrezikut të sulmit në zemër dhe vdekjes. Më…
Kruja u kthye në një vatër të rrezikshme të përhapjes së koronavirusit, pasi numrat u rritën frikshëm në pak kohë, por lajme të mira vijnë nga ky qytet. Burime nga ministria e Shëndetësisë bënë me dije se brenda 24 orëve të fundit nuk ka asnjë rast pozitiv që vjen nga Kruja, raporton Bw. Kujtojmë se vatra infeksioni në këtë qytet u bënë disa fasoneri, të cilat tashmë janë gjobitur dhe nga ISHSH për mungesë të kushteve të kërkuara nga autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë. Aktualisht në Krujë numri i personave të prekur në total është 65.