Pasi Shqipëria dërgoi një staf prej 60 mjekësh në ndihmë të Italisë, Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë Luigi Di Maio falenderoi qeverinë shqiptare. Nëpërmjet një postimi në Twitter ai shkruan se është një ndihmë shumë e nevojshme nga ana e Shqipërisë. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla reagon pas kësaj deklarate duke shpërndarë postimin e ministrit italian dhe jep mesazhin se solidariteti duhet të jetë themel i Europës së bashkuar. “SOLIDARITETI DUHET TË JETË THEMELI I EUROPËS SË BASHKUAR”, shkruan Taulant Balla.
Author: tirana
Ambasada amerikane në Tiranë ka postuar një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e saj. Përmes një njoftimi në ‘Facebook’ ambasada iu komunikon qytetarëve të saj se nëse janë të interesuar të largohen nga Shqipëria, ditën e shtunë do të ketë një linjë udhëtimi nga Tirana, drejt Frankfurtit. “ | Ambasada Amerikane ka marrë informacion mbi një fluturim nga Tirana për në Frankfurt, i cili niset të shtunën, 25 prill, në orën 12:00. Nëse jeni qytetar amerikan ose resident ligjor i përhershëm dhe jeni të interesuar të merrni më shumë informacion mbi këtë fluturim, ju lutem të nisni menjëherë një email…
Një ekuacion matematikor është publikuar në “Twitter” nga një vajzë e quajtur Em. Qëllimi i saj ishtë të sfidonte njerëzit të zgjidhnin këtë ekuacion kaq të thjeshtë 8÷2(2+2)=? Ky postim u shpërnda mb 3200 herë dhe mori me mijra pëlqime. Dilema e ketij ekuacioni ishtë nëse rezultati dilte 1 apo 16. Kësaj arriti t’i jepte zgjidhje matematicienia britanike Hannah Fry. Ajo filmoi një video ku zgjidhte ekuacionin dhe tregoi se përgjigja është 16. https://www.youtube.com/watch?v=Ndmyo1umei4&feature=emb_title
“Shihemi në 16:30 në Fiumicion. Nuk jemi vetëm”. Kështu shkruan Ministri i Jashtëm i Italisë Luigi di Maio në një status në “Facebook” duke iu referuar grupit të dytë mjekësor që u nis sot nga Shqipëria drejt Italisë për të ndihmuar në spitale, në luftën kundër koronavirusit. Ndërsa poston mesazhin e tij në “Twitter” me anë të të cilit falënderon kryeministrin Edi Rama, Di Maio shkruan se kjo është një tjetër dhuratë që na vjen nga miqtë tanë shqiptarë. “Sot do të mbërrijë në Itali një grup i kujdesit shëndetësor prej 60 infermierësh për të mbështetur spitalet tona. Një ndihmë…
Pas më shumë se një muaji në izolim, Europa ka hyrë sot zyrtarisht në fazën e dytë të luftës kundër koronavirusit, duke lejuar kthimin e një pjese të qytetarëve në punë dhe rihapur bizneset. Spanjollët që punojnë në sektorin e industrisë dhe të ndërtimit kanë filluar të kthehen në punë, ndërsa Italia, Austria, Gjermania, Polonia, Franca, Spanja dhe Danimarka kanë lehtësuar këtë të hënë disa masa të kufizimit. Pas disa javë izolimi, qytetarët kanë nisur të dalin nga shtëpitë. Të shtrënguara midis nevojës dhe frikës, qeveritë europiane po punojnë për të nisur fazën e dyte duke ditur që çdo gabim…
Kryeministri Rama iu përgjigj sot disa pyetjeve të ndjekësve të tij në lidhje me masat kundër koronavirusit. Një ndër të interesuarit pyeti nëse do hapeshin lokalet e dasmave duke marrë përgjigjen nga kryeminsitri se duhej të prisnin. madje, për ata që nuk presin dot Rama dha si zgjidhje edhe martesën online. “Do prisni. Nëse nuk mund të prisni atëhere bëni një dasmë online deri në dasmën e madhe”, tha kryeministri. https://www.facebook.com/tirananews.al/videos/220910295864944/
Eros Grezda dhe Oriola Marashi prej disa muajsh janë në një lidhje dhe sigurisht marrëdhënia e tyre nuk ka mbetur pa u komentuar nga mediat. Deri më sot çifti ishin treguar të rezervuar, por së fundmi Erosi ka folur për herë të parë për Oriolën. Në një prononcim për “Top Channel”, 25-vjeçari pranoi lidhjen me modelen me të cilën po kalon kohën në izolim dhe shtoi se tortën e ditëlindjes së tij e kishte përgatitur vetë ajo. “Nuk është se kam festuar ndonjë gjë, thjesht e kam kaluar në shtëpi. Më ka ndihmuar e dashura për tortën”, u shpreh futbollisti.…
Singapori njoftoi sot një numër rekord prej më shumë se 1 400 rastesh të reja me COVID-19, zbuluar kryesisht në shtëpitë ku strehohen punëtorët migrantë në qytet-shtetit. Vendi kishte arritur fillimisht të parandalonte përhapjen e virusit falë një strategjie shumë të rreptë të kontrollit dhe gjurmimit të kontakteve me personat e infektuar. Por tashmë është përballur me një valë të dytë që nga fillimi i prillit. Autoritetet shëndetësore të qendrës financiare të Azisë Juglindore njoftuan sot 1 426 raste të reja të personave të infektuar me Covid-19, duke numëruar në total 8 014 raste dhe 11 të vdekur. Numri i…
COVID-19 u shfaq në fund të vitit 2019, por tashmë ka shenja se mund të duhet një kohë e gjatë që disa pacientë të fitojnë shëndet të plotë Koha e rikuperimit si fillim varet nga sa do të sëmureni. Disa njerëz do ta mundin sëmundjen shpejt, por tek të tjerë ajo mund të shkaktojë probleme të qëndrueshme. Mosha, gjinia dhe problemet e tjera shëndetësore, rrisin rrezikun për t’u sëmurë rëndë nga Covid-19, shkruan BBC. Po sikur të kem vetëm simptoma të buta? Shumica e njerëzve që infektohen me COVID-19 do të zhvillojnë vetëm simptomat kryesore: një kollë ose ethe. Por…
Duke nisur nga sot, në Shqipëri do të aplikohet një testim i ri për identifikimin e koronavirusit, testi serologjik. Drejtorja e sektorit të promocionit në Institutin e Shëndetit Publik, Gentjana Qirjako në një nga mediet e vendit u shpreh se testi serologjik është një metodë për të matur nivelin e infeksionit në vend. “Testet serologjike janë teste që konsistojnë në një analizë gjaku. Synimi kryesor i tyre është të tregojnë nëse një person ka krijuar antitrupa pasi COVID-19 ka hyrë në organizmin e tij. Janë teste që lejojë të kuptohet se si është situata e infeksionit në vend. Nëse një…
Në një bashkëbisedim të drejtpëdrejtë në facebook, kryeministri Rama i është përgjigjur shumë prej pyetjeve dhe shqetësimeve të qytetarëve në lidhje me përfitimet e pagave, punën, kategoritë e bizneseve që do të nisin aktivitetin, etj, ndërsa nuk kanë munguar as replikat me nota ironie nga ana e Ramës në drejtim të disa qytetarëve. Është pikërisht një berber i cili e pyet kryeministrin nëse ai e përfiton apo jo pagën e luftës. “Përshëndetje jam një berber i punësuar te një sallon, jam i siguruar, deshs tu pyes kur do e marrim pagën e luftës, Apo ne që bëjmë punë leshi lesht…
Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, tha sot se 176 mijë biznese dhe individë do të përfitojnë pagën e luftës prej 40 mijë lekë, nga paketa e dytë e ndihmës së qeverisë në kuadër të pandemisë së koronavirusit. “Katër masa mbështet paketa e dytë”, tha Ibrahimaj. Sipas saj, në masën e parë futen bizneset e mbyllur me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që kanë qarkullimin më të lartë se 14 milionë lekë, “Në paketën e parë qeveria mbështeti të gjithë të punësuarit e bizneseve të vogla që kanë qarkullim deri në 14 milionë lekë, ndërsa në…