Moderatorja e njohur Arbana Osmani është shumë aktive në rrjetet sociale, kun ë këto ditë karantine publikon çdo ditë receta të reja gatimi. Sot, ajo është bërë nostalgjike dhe është kthyer pas në kohë. Arbana ka postuar në Instagram një foto bardh e zi, kur ka qenë 5 vjeçe. Vihet re se ajo mban të veshhur një fustan me lule dhe është po aq e qeshur sa në ditët e sotme. Komentet për moderatoren kanë qenë të shumta, disa nga ndjekësit i kanë komplimentuar stilin e veshjes, ndërsa të tjera pozicionin e fotos.
Author: tirana
Ndërkohë që numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri ka arritur në 562, duket se jeta edhe pse plot vështirësi vazhdon. Gjatë periudhës mars-prill, kohë kur infeksioni pandemik ka tronditur botën, në maternitetin e Durrësit kanë lindur 226 foshnje, nga të cilat 156 në muajin mars dhe 70 në Prill. “Gjatë kësaj periudhe në maternitetin e Durrësit janë kryer rreth 200 operacione. Qyteti i Durrësit ka kaluar në lashtësi dy rrënime të rënda dhe është ringritur nga themelet. Lindjet e shumta në këtë periudhë të vështirë pandemie janë një tregues i trashëguar i vitalitet të fuqishëm të këtij qyteti”…
Ka mbërritur pak më parë në aeroportin e Rinasit avioni nga Milano me 134 shqiptarët e riatdhesuar. Mësohet se ata janë duke pritur në pistë autobusët, që do të bëjnë shoqërimin e tyre drejt hoteleve karantinë në Durrës. Ditën e sotme kanë ardhur edhe 110 shqiptarë nga Roma si dhe 45 nga Turqia, të cilët ishin bllokuar, si pasojë e mbylljes së kufijve, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Shqiptarët kanë paguar biletën 100 euro si dhe 7 euro në ditë për ushqimin e tyre. Qeveria ka mbuluar shpenzimet e fjetjes për 14 ditët e karantinës në hotel.
Dyshime serioze janë ngritur në lidhje me efektivitetin e ventilatorëve që janë një trajtim standard për pneunomi vdekjeprurëse. 80% e pacientëve në “New York” të cilët ishin duke u trajtuar me ventilator nuk arritën të shërohen. Daily Mail në një shkrim të publikuar ka treguar shqetësimin e ngritur nga një mjek i cili ka dhënë një mesazh dëshpërues. Sipas tij qindra pacientë me koronavirus po humbasin jetën për shkak të vetëtrajtimit që ata po marrin edhe pse qëllimi është shpëtimi i jetëve. Pacientët në spital mjekohen me qetësues nëpërmjet tubave që i vendosen në fyt pasi një ventilator pompon mushkëritë e…
Ka katër aspekte të parandalimit të pandemisë, sipas Lee Hannah, shkencëtarit të vjetër të “Conservation International”. Tre prej tyre bëjnë shumë sens në situatën aktuale të emergjencës: 1) Grumbulloni rezerva me maska dhe respiratorë, 2) Kini infrastrukturën për testime gati dhe 3) Ndaloni tregtimin e kafshëve dhe gjallesave të egra duke përfshrirë këtu mbylljen e tregjeve të hapura të kafshëve ku Covid-19 mendohet që të ketë nisur. Rekomandimi i tij i katërt është njëkohësisht më madhështori dhe ai që për momentin ka më pak sens të diskutohet në këto momente emergjence: “Kujdesuni për natyrën”. Sulmi i rëndë i bërë ndaj ekosistemit…
Në rubrikën “Shihemi në gjyq” në Tv Klan, zonja Bukurie, nënë e një vajze 2- vjeçare, tregoi në studio historinë e saj aspak të thjeshtë. Ajo pas prishjes së fejesës së parë pranoi të martohej me një burrë, i cili ishte i ndarë dhe kishte dy vajza që jetonin me të, pasi ish-bashklëshortja nuk i mbante. Bukurie tregon se bashkeshorti i kishte premtuar një jetë si një “princeshë”, por gjërat nuk shkuan ashtu. Dy javë pas fejesës, ai i thotë që do largohet për në Itali, që të merrej me drogë për të bërë shtëpinë. Por më pas, ajo merr vesh se…
Dashi: Gjatë pjesës së parë të javës do të keni përse të gëzoheni. Raporti në çift do të jetë i kënaqshëm. Një rëndësi të veçantë do të marrë erosi dhe çështjet sentimentale. Do të mund të mbështeteni te miqtë. Më pak entuziazmuese do të jetë pjesa e dytë e javës, pasi marrëdhënia me kolegët do të jetë e acaruar. Do të jenë të shumta angazhimet dhe përgjegjësitë. Demi: Për fat të keq, kjo nuk do të jetë një javë e mbarë për shenjat e tokës në përgjithësi. Për shenjën tuaj në veçanti parashikohet që të hasni pengesa për disa çështje pune, për…
Përmes portalit e-Albania u është dhënë sot përgjigje pyetjeve më të shpeshta nga qytetarët për lejet që nevojiten për mjetin e tyre për të shkuar në punë. Pyetje të shpeshta: “Leja për mjet për punë” 1. Për çfarë shërben kjo leje? Kjo leje shërben për të shkuar dhe për t’u kthyer nga puna me automjet ose motomjet. 2. Çdo ditë që shkoj në punë me makinë duhet të aplikoj për leje? Jo, leja është javore. Por, vetëm nëse ju aplikoni për fashat orare: 05.00 – 08.00 dhe 16.00 – 17.30, nga e hëna në të premte.Nëse aplikoni për orare specifike…
Ndërsa koronavirusi ka “mbërthyer” Shqipërinë, kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së Lulzim Basha janë përfshirë në akuza me njëri-tjetrin në lidhje me masat për të ndalur përhapjen e koronavirusit. Rama ka zgjedhur sot që të sulmojë sërish kreun e PD, Lulzim Bashën, duke i publikuar një videomontazh. Në video shihet Basha teska është gjatë një deklarate nga selia, dhe ajo që thotë ai është montuar. Basha shprehet: “Unë dhe Partia Demokratike kemi marrë fund”.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen shprehet se për europianët do të ketë pushime verore. “Unë mendoj se do të gjejmë zgjidhje të zgjuara për të kaluar pushimet verore. Ndoshta pak më ndryshe, me masa të tjera higjiene, me një distancë pak më shumë sociale, por ne do t’i gjejmë ato”, tha von der Leyen. Sipas saj “është pozitive që vendet e BE-së kanë filluar të heqin masat kufizuese”, por paralajmëroi qeveritë se ”ato duhet të ecin përpara me kujdes, hap pas hapi dhe gjithmonë me vigjilencë”.
Kryeministri Edi Rama i ka thyer përgjigje disa prej komentueve në “Facebook”, të cilët shprehen kundër masave të vendosura për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Një prej komentuesve ka qenë edhe këngëtari shkodran Luiz Ejlli, i cilin plot humor i ka thënë Ramës që pas pensionistëve dhe mamave, radhën e daljes ta bëjë me alfabet. Ndërkohë kryeministri i ‘është përveshur’ duke e cilësuar si humor kaps. Luiz Ejlli: Dje nxore pensionistat, sot mamate. Te henen beje me alfabet: Le te dalin ata qe i fillon emri me A, te marten me B, etj. Kur te mberrish tek K, dil vete.…
Shumë media në Itali e kanë quajtur, një mrekulli. Spitali i Niguardia-s, një zonë pranë Milanos, ka mbyllur një nga 5 sallat e terapisë intensive për shkak të zvogëlimit të pacientëve me koronavirus. 27 shtretër që deri para pak ditësh ishin plot me pacientë të infektuar me COVID-19, tani janë bosh. Stafi mjekësor për rreth 50 ditë ka luftuar ditë-natë me vdekjen dhe me një fluks që vështirë do të përsëritet sërish. Gëzimin mjekët dhe infermierët e kanë shprehur në një video në Facebook.