Author: tirana

Në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve të orës 15:30 në Televizionin Klan, ministri i Turizmit Blendi Klosi u shpreh se ka nisur diskutimi për një strategji për hapjen e sezonit turistik në vendin tonë. Ai u shpreh se i takon mjekëve që të vendosin se kur mund të hapen plazhet dhe sesi do të funksionojë në mënyrë që të mos ketë rrezik për shkak të pandemisë së koronavirusit. “Kjo ditë shënonte hapjen e sitës së plazhit, do duhet të ishin plazhet plot, por pandemia na ka vënë në rrezik dhe them që prioritet është jeta e njerëzve, pastaj…

Read More

Kryeministri Rama paralajmëron se një bllok tjetër biznesesh gjatë javës së ardhshme (27 prill – 3 maj) do të hapin aktivitetin e tyre. Rama shkruan: KUJDES! KONSTATOJMË SE KA DYQANE JOUSHQIMORE QË LAJMËROJNË HAPJE PËR NESËR! HAP I NXITUAR NË KUNDËRSHTIM ME LIGJIN ÇDO HAPJE E PAMIRATUAR NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË! BIZNESET E LEJUARA, NË BAZË TË URDHËRIT TË MINISTRES SË SHËNDETËSISË PËR JAVËN E ARDHSHME (20-26 PRILL), JANË TË PUBLIKUARA NË PORTALIN E-ALBANIA, SË BASHKU ME PROTOKOLLET PËRKATËSE TË SIGURISË SHËNDETËSORE. HAPJA E ÇDO AKTIVITETI TJETËR JASHTË ASAJ LISTE TË MIRATUAR ËSHTË E KUNDËRLIGJSHME. E-ALBANIA DO TË KETË GATI…

Read More

Drejtuesit e mediave të shkruara kanë vendosur që nga nesër do jenë përditë te lexuesi, pas një ndërprerjeje të gjatë. Vendimi u mor pasi lexuesit, ndonëse janë informuar online nga mediat tradicionale, por botimi është më se i kërkuar nga lexuesit e tyre. Sipas radios shtetrore gjermane DW në një studim për besueshmerinë e mediave sot në kohën e koronavirusit thuhet se “Në këtë situatë shumë vetë i rikthehen mediave tradicionale. Një studim i Reuters i publikuar së fundmi, ku u pyetën njerëz në Argjentinë, Gjermani, Korenë e Jugut, Spanjë, Britaninë e Madhe dhe SHBA, arrin në përfundimin se mediat…

Read More

Biologu Et’hem Ruka shpreh shqetësimin se virusi COVID-19 është ende aktiv në Shqipëri. “Sot përqindja e te shëruarve arriti ne 56%, ose 1 % me shume se ditën e djeshme, ndërsa numri i te sëmurëve (pacientet aktiv) u ul ne 39 % ose 1% me pak se diten e djeshme. Permiresim i ngadalte dhe rritje e numrit te infektimve ne raport me diten e djeshme. Oshilacionet e infektimeve ne dhjete ditet e fundit janë mjafte te dukshme. Virusi, për fat te keq është ende aktive”, shkruan Ruka në Facebook.

Read More

Drejtoresha e Informacionit të Euronews Albania Ilva Tare ka festuar sot ditëlindjen në kushtet e karantinës. Pavarësisht situates alarmante, kjo ditë ka qenë e veçantë për Ilvën, e cila pranë ka pasur njerëzit e zemrës. Ajo ka publikuar në Instagram një foto të fëmijëve të saj, duke zbuluar edhe surprizën që ata i kanë bërë. Ndonëse të vegjël, Melody dhe Thomas i kanë dhuruar mamit disa lule mjaft të bukura për 44-vjetorin e saj. Në foton tjetër, ajo shfaqet duke fryrë qirinjtë e tortës në një atmosferë vërtetë të ngrohtë. Kujtojmë që Ilva është një ndër gazetaret më aktive në…

Read More

Shiva Ayyadurai, i njohur nga të gjithë si Doktor Shiva, është një politikan dhe bio-inxhinier amerikan, me katër diploma nga universiteti MIT i Bostonit dhe aktualisht kandidat republikan për senatin e shtetit Massachussets, ka hedhur akuza të forta rreth së vërtetës së koronavirusit. Dr Shiva, në një intervistë për “The Next News Network”, shprehet pandemia e koronavirusit, po përdoret sipas tij, nga disa elementë për të arritur kontrollin mbi njerëzit. ‘Përhapja e frikës së koronavirusit do të kujtohet në histori si një nga mashtrimet më të mëdha për të manipuluar ekonomitë, shtypur mendimin ndryshe dhe për të detyruar ilaçet e…

Read More

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka publikuar një plan për daljen nga emergjenca. Në 5 pikat e planit theksohet rritja e numrit të testimeve, gjurmimi i burimit të kontakteve, mbështetja me mjete dhe pajisje për shëndetësinë, matje dhe menaxhim të situatës së COVID-19 si dhe tranzicioni i hapjes së ekonomisë me rregulla. PLANI I BASHËS Vetëm rritja e numrit të testimeve mundëson identifikimin real të të prekurve dhe frenimin e përhapjes së virusit. Izolimi i qytetarëve dhe bllokimi i ekonomisë na kushton qindra herë më shumë se rritja e numrit të testimeve. PLANI I DALJES NGA EMERGJENCA SA MË SHUMË…

Read More

Greg Rama djali i kryeministrit Edi Rama ka zgjedhur një mesazh ‘goditës’ nga Bibla pikërisht sot në festën e Pashkëve Ortodokse. Përmes një postimi në “Instagram”, Gregu ka publikuar një mesazh kuptimplotë, në të cilin thuhet se shpirti përtërihet nga brenda dita-ditës dhe tejkalon dhimbjen e të gjithave, duke mos e lënë zemrën të humbasë. “Prandaj ne nuk e humbasim zemrën. Megjithëse nga jashtë po harxhojmë, por nga brenda po përtërijmë dita-ditës. Sepse problemet tona të lehta dhe të çastit po kërkojnë për ne një lavdi të përjetshme që tejkalon dhimbjen e të gjithave”, shkruhet në mesazhin e puplikuar nga…

Read More

Ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se deri me tani COVID-19 ka shkaktuar 26 viktima në vend, me një shënim në facebook, Berisha publikon të tjera statistika, ku shkruan se numri i viktimave ka shkuar, sipas tij, në 62 persona. Sipas Berishë, kryeministri Rama ka dhënë urdhër që personat e tjerë që kanë humbur jetën, të mos regjistrohen si viktima të koronavirusit. “Miq, gjashte te sëmure me covid19 vdesin 3 ditët e fundit, nga të cilët 5 ne spital, te gjithë te pa regjistruar si te vdekur ne COVID. Dekreti i Sulltan Salep Surrrelit ndalon vdekjet nga covid 19.…

Read More

Duke filluar nga dita e nesërme (20 Prill 2020), Qeveria ka vendosur të lejojë hapjen e disa bizneseve të cilat kanë qenë të mbyllura për shkak të pandemisë së COVID-19. Listës së bizneseve të lejuara i shtohen 556 lloje të tjera, të tilla siç janë tregtia e veshjeve dhe artikujve të ngjashëm, ajo e mishit, peshkut, elektroshtëpiakeve, automjeteve dhe pjesëve të këmbimit, kafshëve, bimëve, përpunimit të naftës, parfumerisë dhe kozmetikës etj. Lista e biznesve që do të lejohen të hapen nga e hëna prej orës 05:30 deri në orën 17:30, është publikuar në portalin e-Albania. Autoritetet kanë deklaruar se këto…

Read More

Papa Françesku bëri thirrje këtë të Dielë për një vizion gjithëpërfshirës të botës pas krizës Covid-19 dhe u largua nga Vatikani për herë të parë në më shumë se një muaj për të mbajtur meshën në një kishë pothuajse të zbrazët disa blloqe larg për të shënuar të Dielën e Mëshirës Hyjnore. Papa Françesku tha se rimëkëmbja nuk mund të linte askënd pas dhe se tani ishte koha për të shëruar padrejtësitë në të gjithë botën, sepse ajo minonte shëndetin e gjithë familjes njerëzore. “Tani, ndërsa ne mezi presim një shërim të ngadaltë dhe të ashpër nga pandemia, ekziston rreziku…

Read More

UEFA ka një plan të qartë për datat se kur do të rifillojë dhe kur do të mbyllet ky edicion i Champions League dhe Europa League. Sipas Sky Sports vazhdimi i këtyre dy kompeticioneve do të bëhet i mundur në gusht dhe do të mbyllet po brenda këtij muaji. Ndeshjet e kthimit në 1/8 e Champions League parashikohen të zhvillohen më 7 dhe 8 gusht ndërsa më pas ekipet që do të kualifikohen në fazën çerekfinale do t’i nënshtrohen një turi të vërtetë force teksa janë të detyruar të luajnë çdo 3 ditë, datat e parashikuara janë më 11 dhe…

Read More