Author: tirana

Në një ditë të zakonshme, rrugët e Tiranës do të gumëzhinin nga qytetarët e shumtë që do të vizitonin të afërmit dhe miqtë për Festën e Pashkëve Orthodokse. E megjithatë, edhe në një kohë të vështirë pandemie si kjo, urimet dhe solidariteti mes tyre nuk mungoi. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zgjodhi familjet e Leonora Teshos dhe Vasilika Dashit, dy të moshuara që po e kalojnë vetëm festën e Pashkës këtë vit. Me urimin që Pashkët e vitiate tjetër ta gjejnë qytetin të çliruar nga kjo pandemi, Veliaj u dhuroi të moshuarve vezët karakteristike të festës, si dhe…

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 314. Ministria e Shëndetësisë ka informuar se ‘aktualisht në vendin tonë janë 222 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet, numri i të shëruarve është më i lartë, dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave’. Ndërkaq, sipas shifrave zyrtare në shërbimin infektiv aktualisht janë 34 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në…

Read More

Ndërsa numri i të infektuarve me koronavirus në Britaninë e Madhe vazhdon të rritet, mbretëresha Elizabeth II ka vendosur kundër përshëndetjes së zakonshme me armë për të festuar ditëlindjen e saj. Departamenti i Shëndetësisë njoftoi sot se 114 217 njerëz kishin rezultuar pozitiv me virusin. ”Nga ata që janë testuar dhe shtruar në spital, 15 464 kanë vdekur”, tha ky departament. ”Mbretëresha tha se në këto rrethana nuk do të ishte e përshtatshme për të zhvilluar përshëndetjen me armë”, deklaroi një zëdhënëse e Buckingham Palace. Të martën e ardhshme, Elizabeth II feston 93-vjetorin.

Read More

Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës, pasi drejtonte motorin në gjendje të dehur dhe kundështoi punonjësin e policisë. R.DH me banim në Gjirokastër, ndër të tjera ka thyer edhe karantinën, pasi ditën e sotme nuk lejohet lëvizja e qytetarëve, përveç nënave me fëmijët që e patën kët ëmunësi deri në orën 11:00. 45-vjeçari u konstatua në lagjen “Dunavat” duke drejtuar motorin në gjendje të dehur, si dhe gjatë shoqërimit për në ambientet e komisariatit ka kundërshtuar punonjësin e policisë së rendit publik. Policia e Gjirokastrës njofton se “materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës…

Read More

Rezultatet e testeve të bëra në 24 orët e fundit për 12 persona të dyshuar si raste kontakti me të infektuarit në qytetin e Kukësit, të gjithë kanë dalë negativë. Që prej rastit të parë me koronavirus janë bërë testime për 137 qytetarë të dyshuar dhe nga testet rezulton se deri më tani në qytetin e Kukësit janë 11 raste të prekur me COVID -19. Në Kukës janë 11 raste, në Has 13 raste dhe Tropojë 4 raste dhe vetëm një vdekje në Has. Betejën me koronavirusin e ka fituar nëna 90-vjeçare nga Hasi ndërsa të tjerët janë në gjendje…

Read More

Sot në xhiro me fëmijët ishin edhe disa baballarë, edhe pse “rregulli” për sot ishte që të dilnin vetëm nënat me fëmijët e tyre nën moshën 10 vjeç, të cilët mund të qëndronin nga 5 e mëngjesit deri në orën 11:00 të lirë, për të bërë shëtitje pas javësh të mbyllur në shtëpi. Disa nga baballarët u detyruan të dilnin për shkak të grave që u kanë kërkuar ndihmë, kryesisht ata me dy fëmijë të vegjël me karroca. Të tjerë kanë injoruar rregullin, siç u shpreh njëri i cili kishte dalë në pedonale dhe tha: Nuk ka problem, do dal…

Read More

Këto foto të realizuara këtë të dielë në malin e Shëngjinit, janë një dëshmi e qartë se cfarë dora e njeriut i ka shkaktuar natyrës, një masaker mjedisore. Zjarret e rëna në veren e 2016-ës dhe të 2019-ës shkrumbuan të gjithë kuroren e gjelbërt. Trungjet dhe rrënjët e pishave të djegura tashmë rënkojnë me kujë, për të na zgjuar e prekur ndërgjegjen tonë.Çdo prill-maj pjalmi i pishave zverdhonte ballkonet, dhe aroma dëgjohej në tërë qytetin. Tashmë edhe sytë nuk ndeshin më gjelbërim.Pyjet i shkatërruam, me zjarre, prerje të paligjshme, duke dëmtuar edhe pritat e gurta.Natyren e bukur të fshatrave malor…

Read More

Politika ka uruar sot besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkës duke kërkuar solidaritet njerëzor dhe renditur në urim të parët mjekët dhe infermierë që në këto ditë të vështira janë në vijnë e parë të luftës me COVID-19. Ruçi: Solidaritetin që po shfaqim ndaj koronavirusit, ta shndërrojmë në një vlerë të shoqërisë Kryetari i Kuvendit Ruçi, ka uruar sot besimtarët ortodoksë me rastin e Festës së Pashkëve, ndërsa bëri thirrje për globalizimin e solidaritetit njerëzor. “Me rastin e Festës së Pashkëve, u uroj të gjithë besimtarët ortodoksë si edhe të gjithë shqiptarët: Shëndet dhe lumturi në vatrat e…

Read More

Në një intervistë televizive, Zv.ministrja e SHëndetësisë, Mira Rakacolli u shpreh se numri i të nfektuarve do të ishte tejet i lartë nëse nuk do ishin marrë masat kufizuese nga ana e qeverisë. Sa do të ishte numri i të infektuarve nëse në Shqipëri do të kishte vazhduar kontakti social si normalisht dhe nuk do të ishin marrë masat e ashpra kufizuese?! “Janë bërë kalkulime të ndryshme. Ky ishte një virus i panjohur, nuk dihej si do bëhej shpërndarje, por nisur nga modelet e tjera në vendet e tjra, është menduar se mund të kishim edhe 18 mijë të sëmurë”,…

Read More

Juventusi ka nisur sërish sulmin drejt Zinedine Zidane dhe pret që të rikthejë legjendën në Itali, por këtë herë në rolin e trajnerit. Le10sport.com bën me dije se Juvja ka nisur kontaktet me teknikun. Ata e shohin si zëvendësuesin e Sarrit për sezonin e ardhshëm. Mbështetja e këtij lajmi lidhet në dy fakte të rëndësishme: Zidane nuk po arrin të gjejë gjuhën e përbashkët me Perezin dhe me shumë mundësi e mbyll pa asnjë trofe të fituar, ndërsa Sarri nuk ka përmbushur pritshmëritë. Zidane do të gjente në Torino Cristiano Ronaldon. Ata njihen shumë mirë mes tyre dhe kanë një…

Read More

Në përditësimin e të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë u bë me dije edhe gjendja e pacientëve të shtruarn ë dy spitalet COVID. Bëhet fjalë për 42 pacientë të shtruar, në terapi intensive janë 10 prej tyre, ndërsa 4 më rëndë ndodhen te “Shefqet Ndroqi”. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 34 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion.

Read More

Një djalë katërvjeçar me një formë të rrallë të kancerit është rikuperuar nga koronavirusi, raporton BBC. Archie Wilks u diagnostikua me fazën e katërt të neuroblastomës në janar 2019. Familja e tij treguan qe kur djali u testua pozitiv me koronavirus, ata nuk mund të dallonin simptomat sepse ishin të ngjashme me ato të trajtimit qe ai bënë për kancerin. Prindërit e tij thanë se është “padyshim një ngritje e peshës” për të kaluar kohë me djalin në shtëpi pasi ai ishte në spital për gjashtë ditë.

Read More