22-vjetori e gjeti të izoluar, ja si detyrohet ta festojë Olsi Bylyku ditën e tij speciale! Aktori shumë i dashur për publikun shqiptar, Olsi Bylyku, feston sot ditëlindjen e tij. Mirëpo, ndryshe nga çdo herë tjetër, kjo ditë e ka gjetur Olsin të izoluar në shtëpi për shkak të emergjencës Covid-19. Pavarësisht kësaj, duket se aktori e ka gjetur një mënyrë për të festuar. Në llogarinë e tij në Instagram, ai ka ndarë një foto me tortën e veçantë të ditëlindjes, ku shfaqet i lumtur teksa tregon se mbushi 22 vjeç.
Author: tirana
Numri i të infektuarve nga koronavirusi në të gjithë botën ka shkuar mbi 2.3 milionë persona. Saktësisht, në të gjithë globin, janë infektuar me virus 2 306 588 njerëz. Ndërsa, të vdekur për shkak të Covid-19, deri tani janë regjistruar 158 705 persona. Të shëruarit nga koronavirusi deri në këto momente janë 590 367 vetë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon të kryesojë listën e personave të infektuar me koronavirus me 726 856 persona. Pas SHBA-ve, për nga numri i të infektuarve me virus vjen Spanja, Italia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Kina etj.
“6 tetori në Kosovë, zgjedhjet që prodhuan një qeveri të re në Kosovë, edhe sot e kësaj dite, që ishte një triumf i të resë mbi të vjetrën.”. Kështu deklaroi ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati sot gjatë një interviste përmes skype për emisionin ‘Kjo javë’, të Nisida Tufës. Teksa gazetarja e pyeti në lidhje me faktin nëse Kosova duhet të ketë një qeveri të re, ai theksoi se mënyra se si e zgjidh Kosova krizën politike, kushtetuese, që është para saj, është përgjegjësi e aktorëve politikë e institucional atje. “Mënyra se si e zgjidh Kosova krizën politike, kushtetuese, që është…
Fundjava kalohet gjithmonë pranë njerëzve më të dashur dhe këtë ka treguar edhe moderatorja e njohur, Bieta Sulo me postimin e fundit në ‘Instagram’. Ajo ka ndarë me ndjekësit disa nga pozat më të ëmbla të shkrepura në ambientet e shtëpisë pranë Kroit dhe Albanit. “Pasdite në shtëpi”, ka shkruar Sulo krah fotove të ndryshme ku shfaqet e përgjumur me vogëlushin. Me siguri pas angazhimit të përditshëm të Bietës në ‘Ftesë në 5’, këto duhet të jenë momentet më shplodhëse për të.
Presidenti Ilir Meta ka uruar besimtarët ortodoksë dhe qytetarët shqiptarë për festën e Pashkëve. Meta shton se këtë vit, një armik i padukshëm bëri që të mos festohen dot Pashkët në Kishë. Kreu i shtetit vlerëson se me kurajon dhe shpresën që na fal Krishti i Ngjallur dhe me Ngjalljen brenda nesh, le ta përjetojmë këtë Ditë të Bekuar dhe mesazhin e saj në thellësitë e zemrës dhe shpirtit tonë, dhe ta përhapim atë jo vetëm brenda familjeve tona, por edhe tek të afërmit e miqtë tanë që ndodhen fizikisht larg nesh, tek të moshuarit, të sëmurët, të vetmuarit dhe…
Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit në vendin tonë, nuk kurseu as monumentet e kulturës, duke i dëmtuar ato në një masë të konsiderueshme. Kështu, sot në Ditën Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Parqeve Arkeologjike, ambasada e SHBA-ve në Tiranë, ka bërë me dije se nëpërmjet Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore, po kontribuon 800,000 dollarë për punë rimëkëmbëse dhe mbrojtëse në tre monumentet të rëndësishme të kulturës në Krujë, Durrës dhe Prezë, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit. Postimi i plotë i ambasadës së SHBA-së në Facebook Sot është Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Parqeve…
Barcelona prej kohësh është e interesuar për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez, i cili pëlqehet shumë nga klubi katalanas. Spanjollët e duan në ekipin e tyre me çdo kusht dhe në verë janë të gatshëm të bëjnë një sforco ekonomike, me shpresën se do ia dalin ta marrin në ekip. Megjithatë nuk është vetëm sulmuesi argjentinas që Barcelona kërkon nga Interi. Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, katalanasit interesohen edhe për mbrojtësin zikaltër, Stefan De Vraj.De Vrij Ky i fundit pëlqehet shumë nga drejtuesit e Barcelonës dhe duan ta marrin në ekipin e tyre, duke ditur që skuadra…
Pas ndihmave të ardhura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikë lidhur me situatën e krijuar pas shpërthimit të koronavirusit, ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në një postim në “Tëitter”, teksa u ka shprehur mirënjohje SHBA-ve dhe ambasadës amerikane në Tiranë, Basha shprehet se rritja e numrit të testimeve është e vetmja rrugë për daljen nga kriza. Gjithashtu, ai thekson se rritja e numrit të testimeve ndihmon në mbikëqyrjen e të infektuarve dhe kontakteve të tyre. Reagimi i Bashë: Mirënjohje SHBA & @USAmbAlbania për ndihmën kundër COVID-19. Falë saj, mundësohet rritja e testimeve & aktivizimi i zbulimit dhe…
Testet e kryera në universitetin francez “Aix-Marsejë” zbulojnë përshtatshmërinë dhe mbijetesën e virusit. Aftësia e koronavirus për t’u përshtatur me rrethana të ndryshme dhe të ndërlikuara është një nga çelësat e përhapjes së saj të shpejtë, si dhe një nga karakteristikat kryesore që e bëjnë atë aq të rrezikshëm për njerëzit. Shkencëtarët nga Universiteti Aix-Marsejë në Francë kanë kryer teste për të kuptuar se si mund të mbijetojë dhe të riprodhojë edhe pas ekspozimit të gjatë në temperaturat e larta. Studiuesit iu nënshtruan shtameve patogjene në 60 gradë për një orë dhe rezultati ishte që nxehtësia nuk ishte në gjendje…
130 shqiptarë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në Itali për shak të koronavirusit, kanë ardhur në Shqipëri. Mësohet se avioni me shqiptarët ka mbërritur në Rinas dhe është bërë i mundur riatdhesimi i 130 shtetasve. Si gjithë të ardhurit nga jashtë, 130 shqiptarët do të duhet të qëndrojnë në një dhomë hoteli për 14 ditë.
Nga Zilie Feci / Gazetare Taulantin që ka qenë për pak kohë zëvendësministër i Arsimit kurrë në jetën time nuk e kam takuar, pavarësisht se është shkencëtar ende pa mbushur 20 vite në profesion dhe 40 vite jetë.Por, ky Taulanti që unë e mbaj mend vetëm për deklaratën e tij se institucioni i rëndësishëm ku ai mbajti detyrën e lartë shtetërore nuk ofronte një makinetë kafeje për të ftuarit, mesa duket është në kërkim të famës së humbur. Sepse, tashmë ka gjetur hapësirë në ekrane dhe si shkencëtar, pa shpikur në fakt asgjë flet për viktima që fshihen nga autoritetet…
Një peshë dhe një rol të madh në luftën kundër koronavirusit kanë pasur pa dyshim mjekët infermierët dhe çdo person tjetër që po punon në spitale. Për t’i shkëputur disi nga puna e tyre e përditshme, Zjarrfikësit e Tiranës kanë treguar mirënjohjen e tyre për mjekët e Spitalit Infektiv në mënyrë simbolike. Zjarrfikësit janë radhitur pranë spitalit, duke ruajtur distancën, ndërsa në duar mbanin pankarta me mesazhe falënderuese për mjekët. Në një njoftim, ata shkruanin: “Zjarrfikësit e Tiranë falënderojnë dhe nderojnë mjekët dhe infermierët e Spitalit Infektiv në QSUT” shkruhet në një njoftim të bërë nga Zjarrfikësit.” Në disa prej…