Moderatorja e njohur, Bora Zemani, ka vendosur të lyejë flokët vetë në shtëpi, duke qenë se parukeritë qëndrojnë të mbyllura për shkak të Koronavirusit. Megjithatë ky proces nuk ka shkuar si duhet për moderatoren. Ajo ka zbuluar me anë të një videoje në ‘Instastory’ disa pamje ku shfaqen shenjat e bojës nëpër trup, duke treguar se nuk ka qenë aspak e lehtë. “Kush tha që është e lehtë të lyesh flokët vetë”, shkruan Bora në një video. Në tjetrën ajo ironizon me humor të gjithë ata që thonë vajzat brune e kanë më të lehtë me flokët, por me sa…
Author: tirana
Një ditë pas ngjarjes së rëndë, ku mbrëmjen e djeshme u dogjën dy automjete në pronësi të ish-kreut të Gjykatës Arben Vrioni në Elbasan, detaje të reja dalin në dritë. Burime për ‘BalkanWeb’ bënë me dije se zjarri ndaj mjeteve dyshohet e ka qenë i qëllimshme dhe i mirë organizuar. Fillimisht autorët e zjarrvënies kanë ndjekur të njëjtin skenar. Pasi kanë siguruar informacion për vend parkimin e automjeteve, kanë shfrytëzuar rastin që e gjithë zona ishte e boshatisur nga qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve për shkak të aplikimit të ligjit vetë izolimit për shkak të situatës së mos përhapjes së…
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se nuk ka prova që tregojnë se prania e antitrupave në gjak mund të përcaktojë nëse dikush ka imunitet ndaj koronavirusit. Dr. Mike Ryan në një konferencë për shtyp në Gjenevë tha: ‘Askush nuk është i sigurt nëse dikush me antitrupa mbrohet plotësisht nga sëmundja. Plus disa prej testeve kanë probleme me ndjeshmërinë. Ata mund të japin një rezultat negativ të rremë.’ ‘Metro’ raporton se testet e antitrupave, të njohura gjithashtu si teste serologjike zbulojnë gjakun e një personi për antitrupa. Antitrupat janë proteina të prodhuara nga sistemi imunitar për të mbrojtur veten kundër…
“Një testim i ri serologjik do të nisë të kryhet nga java tjetër në laboratorin e dytë që do të jetë gati edhe për testimet për COVID19, laboratori i Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza”. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu gjatë inspektimit të laboratorit mikrobiologjik të QSUT-së, i cili do të kryejë testin e ri për konfirmimin e diagnozës dhe vlerësimin e imunizimit, duke filluar nga grupet e rrezikut. “Komiteti Teknik i Ekspertëve i ngritur në Ministrinë e Shëndetësisë për epideminë e koronavirusit, ka vendosur që të përfshijë një testim të ri, që është…
Pasi selia blu denoncoi qeverinë për tenderin e pajisjeve shëndetësore me vlerë 3.5 milionë dollarë, vjen një reagim nga nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka. Ky i fundit përmes një postimi në “Facebook” thekson se e vetmja gjë që nuk ndalet as në kohë fatkeqësie, është vjedhja e qeverisë së Ramës. “E vetmja gje qe nuk ndalet as ne kohe fatkeqesie , eshte vjedhja e qeveritareve te Rames…perkundrazi, cdo fatkeqesi per shqiptaret eshte nje rast me shume per te vjedhur!”, shkruan Paloka.
Ministria e Shëndetësisë reagon pas akuzave të Partisë Demokratike lidhur me tenderin për pajisjet e personelit shëndetos, duke sqaruar se “procedurat për blerjen e materialeve të mbrojtjes personale për mjekët dhe infermierët gjatë kësaj epidemie, janë zhvilluar duke zbatuar legjislacionin në fuqi”. MSH i bën thirrje opozitës të mos hedhë më baltë mbi punën dhe sakrificën e specialistëve që punojnë ditë e natë në këtë ministri, por të bashkohen në frontin e luftës kundër COVID-19, në ndihmë të bluzave të bardha. Reagimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë: Në përgjigje të akuzave të rradhës dhe të strategjisë së njohur të…
Gazetari Artan Hoxha këto ditë kanë qenë jo pak aktiv me reagime lidhur me situatën që po dominon në Shqipëri, shkaktuar nga prania e virusit Covid. Para pak minutash Hoxha ka shkruar me tone humori ‘jetën e japim e berberin s’e japim’, duke sjellë një vëmendje një nga problemet me të cilin po ndeshen njerëzit në këtë kohë izolimi. Postimi i Hoxhës në Facebook Jeten e japim, BERBERIN s’e japim…. Eh si e solli carku…. Kujt i shkonte mendja, se profesioni i nderuar i berberit, do vinte nje kohe qe te behej kaq i rendesishem dhe njekohesisht kaq i rrezikshem…
Dy automjetet e djegura në Elbasan i përkasin ish-gjyqtarit të shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Arben Vrioni. Burime për tirananews.al bëjnë me dije se KPK evidentoi një sërë problemesh në pasurinë e gjyqtarit, përfshirë transaksione që u cilësuan të dyshimta dhe mungesë burimesh financiare për disa vite në shumë totale prej 9.3 milionë lekësh. Nga relatimi u kuptua se Vrioni kishte probleme me një kontratë për blerjen e një apartamenti në fillim të viteve 2000, mungesë burimesh të ligjshme për një apartament të dytë, një transaksion “të dyshimtë” me baxhanakun për të paguar shkollën e vajzës në Britaninë…
Veprimi i një shqiptari në Torino të Italisë ka tmerruar fqinjët e tij, aq sa kanë telefonuar Policinë. Pasi panë 49-vjeçarin shqiptar me rroba me gjak, menjëherë fqinjët kishin menduar më të keqen dhe kishin njoftuar efektivët. Pas denoncimit, efektivët e policisë e gjetën burrin me rrobat e njollosura ende me gjak dhe me disa qese të zeza pranë tij në oborrin e lyer më të ‘kuqe’. Por nuk kishte ndodhur asnjë krim. 49-vjeçari u tha efektivëve se kishte therur në oborr një dele, të cilën e kishte blerë delen 60 euro, por nuk e specifikoi shitësin.
Përfshihen nga flakët dy makina në Bulevardin kryesor të qytetit të Elbasanit. Nuk dihen ende shkaqet.
Mjeku i njohur Pëllumb Pipero, në një lidhje Live këtë mbrëmje në Zonë e Lirë, u surprizua nga drejtuesi i emisionit dhe nuk i mbajti dot lotët. Gazetari Arian Çani, i shfaqi mjekut një video, ku u shfaqen disa vajza te cilat i kanë kushtuar një këngë, jo vetem Piperos, por te gjithë mjekëve të cilët janë në vijën e pare te frontit për te luftuar Covid-19. “Duhet të shërbesh atje brenda në spital, e më pas të dëgjosh këta fëmijë këtu për të kuptuar emocionin tim. Kjo i përket të gjithë mjekëve pasi kanë nje meritë të madhe“-tha Pipero.
Menaxheri i futbollit, Andi Matraxhiu, ka “thumbuar” Dritan Shakohoxhën. Meqë trajneri Edy Reja është detyruar të qëndrojë i izoluar në Itali dhe nuk po punon, komentatori i Supersport është shprehur se ai nuk e meriton të paguhet nga Federata. Për këtë Matraxhiu e ka sulmuar hapur Shakohoxhën, duke thënë publikisht se ky i fundit ka sulmuar tifozët kuqezi për të mbrojtur interesat e tij. “Sulmon trajnerin e Kombëtares, ai që i është vënë kundër tifozëve kuqezi për të mbrojtur interesat e tij. Tani që s’i bie dot derës, troket si i dëshpëruar në pragun e saj”, ka reaguar Matraxhiu, duke…