Pak orë më parë, kryebashkiaku socialist i bashkisë Klos në qarkun e Dibrës, Ilmi Hoxha ka lajmëruar se ka humbur babain e tij. Ai bën me dije se varrimi u bë ditën e sotme në Tufinë, ndërkohë shtoi se nuk pret askënd për ngushëllime duke deklaruar se shëndeti në këto kohë pandemie është gjëja më e rëndësishme. Postimi në Facebook nga Ilmi Hoxha: Miq ,shokë dhe dashamirës! Sot u nda nga jeta Babai im, Haxhi Hoxha! Varrimi me dt 17/04/2020, ora 14:00, në Tufinë! Në kushte të pandemisë globale COVID 19 dhe masave të ndërmarra për mospërhapjen e saj, duke…
Author: tirana
Një pilot kanadez bëri një ulje emergjente në një autostradë jashtë Quebec, duke e ulur në mënyrë të përsosur avionin e tij pasi pësoi një defekt të rëndë. Videoja e pazakontë shihet zakonisht në filmat aksion por u kap në të vërtetë edhe në HighWay 40 në Quebec të enjten. Një avion i lehtë Piper Cherokee u filmua duke fluturuar poshtë rrugës, e cila ishte e mbushur me makina pavarësisht kufizimeve të koronavirusit. Piloti tregoi aftësi të përsosura më mirë se shumë shoferë dhe zbarkoi drejtpërdrejt në trafik pa goditur asgjë. Incidenti ndodhi vetëm disa kilometra në jug të Aeroportit…
Karolina Markialis, gruaja e ish-sulmuesit italian Antonio Kasanos, ka gjetur një mënyrë mjaft argëtuese për të hequr mendjen nga izolimi. 31 vjeçarja ka vendosur të surprizojë bashkëshortin me një kovë ujë në kokë. Ky i fundit u gjet mjaft i papërgatitur, sepse duke përfituar nga koha e mire me diell po merrte rreze në oborr. Në një video të publikuar në Instagramin e kësaj të fundit, Markialis shihet teksa del në ballkon, i hedh kovën me ujë Kasanos dhe qesh me të pasi ky i fundit u kap në befasi.
Presidenti Ilir Meta bëri një lëvizje surprizë një ditë më parë, duke marrë thuajse atributet e ligjvënësit, kur i dërgoi Kuvendit draftin e tij me rishikimet ligjore në Kodin Penal. Miratimi nga mazhoranca në Kuvend i propozimeve të kreut të shtetit, i ushtua toneve të qeta e bashkëpunuese mes dy palëve që deri pak javë më parëishin në luftë të hapur politike. A janë këto akte sinjalet e një ere të re në raportet mes Metës dhe shumicës së drejtuar nga Edi Rama? Analistët Lutfi Dervishi dhe Afrim Krasniqi, e shohin lëvizjen e Metës të lidhur ngushtë me situatën e…
Seriali i famshëm spanjoll në Netflix ‘La casa de Papel’ është kthyer në fiksimin e momentit për miliona shikues anekënd botës. Seriali që sapo ka nisur sezonin e katërt ka në qendër një grup grabitësish që kanë si pseudonime emra kryeqytetesh. Alba Flores është një protagonistet e serialit, që ka shprehur dëshirën që të quhet Tirana. Secili prej aktorëve është pyetur se me emrin e cilit kryeqytet do të donit të identifikoheshit në film dhe Alba ka zgjedhur emrin e kryeqytetit të Shqipërisë, Tirana. Zgjedhja e saj u përkrah edhe nga aktorët e tjerë të cilët pranuan se Tirana është…
Në Shqipëri, zona e Shkodrës vijon të jetë problematike me raste të reja me koronavirus që rriten çdo ditë. Edhe në 24 orët e fundit, nga 21 persona që kanë rezultuar pozitiv në të, 11 I përkasin vetëm Shkodrës. Në spitalin rajonal të qytetit rezutojnë deri më tani 7 pjestarë të personalit shëndetësor të prekur, ku pjesa dërrmuese i përkasin repartit të reanimacionit, të cilët dyshohet se janë infektuar nga një pacient. Ndërkohë që harta e qyteteve ku janë rregjistruar persona të infektuar është zgjeruar edhe me Kurbinin. Në total në të gjithë vendin rezultojnë 539 të prekur, në 20…
Bazuar në urdhrin e fundit të Kryeministrit të vendit, për lejimin e pensionistëve për të dalë ditën e shtunë deri në orën 11:00, Policia e Shtetit do të mirëpresë e asistojë pensionistët, për të respektuar distancimin social. Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e pensionistëve që të mos ulen në grupe nëpër parqe apo lulishte, të mos jenë më shumë se dy persona bashkë dhe pas orës 11:00, duhet të kthehen në banesë. Shërbimet e Policisë do të jenë pranë tyre për çdo rast nevoje që ata mund të kenë. Ndërkohë, në të gjithë vendin do të vijojnë kontrollet e pandërprera…
Kemi hedhur sytë nga komodinat, kemi mbajtur shënime, kemi nxjerrë nga libraritë vëllime librash që nuk kishim shfletuar për një kohë të gjatë dhe u kemi hequr pluhurin, kemi ndjerë edhe një herë fuqinë – magjike dhe ngushëlluese – të leximit. Për këtë arsye vendosëm të ndajmë me ju listën e librave që po na shoqërojnë në këto ditë brenda mureve të shtëpive tona. I vetmi vend që na bën të ndjehemi të sigurt. Ja disa libra që ju rekomandojmë: “Njëqind vjet vetmi” Gabriel Garcia Marquez Një sagë e mrekullueshme familjare, ajo e shtatë brezave të Buendiave, tregoi me atë…
Studiuesit nga Universiteti i Kembrixhit kanë hetuar origjinën e virusit për të llogaritur datën e mundshme të shpërthimit fillestar. Gjetjet e tyre tregojnë se shpërthimi në Wuhan ndodhi midis 13 shtatorit dhe 7 dhjetorit. Peter Forster, i cili drejtoi studimin, tha: “Virusi mund të ketë ndryshuar në formën e tij të fundit-me efektshmëri njerëzore ‘muaj më parë, por qëndroi brenda një lakuriqi, një kafshë tjetër ose madje edhe njerëzve për disa muaj pa infektuar individë të tjerë. “Pastaj, filloi të infektojë dhe të përhapet midis njerëzve midis 13 shtatorit dhe 7 dhjetorit.” Për studimin, i cili duhet të rishikohet akoma…
Në një intervistë për “Historia ime” në “Tv Klan”, Julian Deda shpjegoi arsyen e pajtimit me Julianin. Madje, ai me humor shtoi se marrëdhëniet e tyre janë aq të mirë dhe tashmë flasin aq shumë, sa “rrezik prishen prapë”. Deri tani na kanë pyetur pse u ndatë, askush nuk na ka pyetur pse u bashkuat. E vërteta është që rikthimi i Gentit apo prania e Gentit në spektakël i ka dhënë absolutisht një peshë tjetër spektaklit. E gjitha kjo duket në skeçe, në audiencë, por edhe në të mirën e spektaklit. Është një vlerë e shtuar në mënyrë të padiskutueshme.…
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është kapur duke blerë ‘ilaçin’ e koronavirusit sipas saj. Ajo është fotografuar duke bërë pazaret në një supermarket të Tiranës dhe gjithë vëmendjen e saj duket se e kanë marrë qepët e kuqe dhe hudhrat e njoma. Ajo që bie në sy është që Kryemadhi nuk ka përdorur as maska dhe as doreza, të cilat sipas autoriteteve duhen vendosur kur frekuentohen ambiente të mbyllura. Pak javë më parë në një intervistë televizive, Kryemadhi tregoi ‘recetën’ e saj për të mbajtur larg koronavirusin. Sipas saj, të gjithë duhet të konsumojnë sa më shumë qepë dhe hudhra.
Më poshtë po japim në mënyrë të sintetizuar se çpo ndodh me koronavirusin në europë dhe si po veprojnë 11shtete europiane me punën, arsimin, biznesin dhe aktivitetin njerëzor. Gjermani Çfarë rihapet dhe kur, cili është rendi i zgjedhur? Duke filluar nga e hëna, të gjitha bizneset me një sipërfaqe prej më pak se 800 metra katrorë dhe në çdo rast mund të rihapin të gjithë shitësit e makinave, dyqanet e biçikletave dhe libraritë, me kushtin që ato të respektojnë në mënyrë rigoroze masat higjienike dhe të paraqesin një plan për të garantuar sigurinë e klientit. Nga 4 maji floktarët gjithashtu…