Princesha Sofia e Suedisë ka filluar punë vullnetarisht këtë javë, në një spital të Stokholmit. Princesha, 35 vjeç, është në mesin e 80 personave të cilët kanë përfunduar kursin tre ditor të trajnimit në internet nga Universiteti Sophiahemmet, për të ndihmuar stafin spitalor në raste urgjente. “Në krizën ku ne gjendemi, princesha dëshiron të përfshihet dhe të japë një kontribut si një vullnetare për të lehtësuar ngarkesën e madhe të profesionistëve të kujdesit shëndetësor,” tha një përfaqësues i Oborrit Mbretëror. Ajo nuk do të punojë drejtpërdrejtë me pacientët, por do të mbështesë mjekët dhe infermierët në mënyra të ndryshme, duke…
Author: tirana
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se vaksinimi i fëmijëve në qendrat shëndetësore vazhdon edhe në këtë situatë të jashtëzakonshme nga prania e koronavirusit. Postimi i Manastirliut Edhe pse në situatë të pazakontë, #vijon pa u ndalur programi i vaksinimit të fëmijëve në qendrat shëndetësore me kujdes të veçantë në konsultoret e fëmijëve Vetëm në #Tiranë janë kryer më shumë se 9 mijë vaksinime në muajin e fundit #FëmijëtTëParët #ShëndetësiaNëGatishmëri
Mjeku i njohur Dhimitër Kraja është rikthyer në krye të detyrës në frontin e luftës kundër koronavirusit. Pasi u infektua me koronavirus dhe doli negativ në të dy testet Kraja tha se do të rikthehej sërish dhe sot ka vendosur të mbajë premtimin duke veshur sërish bluzën e bardhë për t’iu bashkuar kolegëve të tij. Lajmin e ka ndarë mjeku Renato Osmani, i cili në komentin e tij shkruan: “Eminenca sërish në punë! Flm Prof. Kraja!”. Pas 48 viteve punë, Kraja iu përgjigj thirrjes për bluzat e bardha për të përballuar koronavirusi në datë 20 mars dhe pak ditë më…
Ndonëse përjetoi ditë të vështira për shkak të COVID-19, Italia po përgatit për hapjen. Pasi faza e parë është bërë publike, ekspertët po ideojnë edhe fazën e dytë të hapjes. Instituti i Shëndetit ka bërë me dije se edhe në fazën e dytë masat do të jenë të rrepta, e kryesisht masat për distancim fizik. Më tej ekspertët kanë bërë me dije se në rast se do të ketë një shpërthim të dytë, menjëherë do të shpallet “zonë e kuqe”. “Ne kemi nevojë për distancim fizik edhe më të ashpër”, theksoi drejtori i sëmundjeve infektive por në një fazë të…
Nazime Visha në vitin 2013 u bë kryefajë e mediave dhe e opinionit publik, pasi vrau me armë zjarri një 45-vjeçar, që sipas saj e kishte dhunar seksualisht kur ajo kishte qenë 14 vjeç. Visha adoleshente në atë kohë u dënua me 10 vite burg për krimin e kryer, por pas faljes së firmosur nga presidenti i kohës Bujar Nishani ajo kreu vetëm 3 vite të dënimit. Tashmë kanë kaluar 7 vjet tashmë nga ngjarja e rëndë dhe ajo tashmë ka krijuar familjen e saj dhe ka një vajze 2 vjeçe.
Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi kanë zgjedhur që fundjavën ta shijojnë në liqenin e Farkës. Moderatorja ka ndarë me ndjekësit e saj një foto ku shfaqet pranë bashkëshortit dhe djalit të vogël, Joel, duke treguar kënaqësitë që ka marrë së bashku me ta nën rrezet e diellit, por me sa duket paskan thyer karantinën. “Liqeni i Farkës ka qenë gjithmonë aty, por sot na u duk shumë më i bukur, më i bukur se ata të Zvicrës. Shqipëria e bukur, familje e lumtur”, ka shkruar Toska krah fotos pa asnjë filtër siç ka treguar ajo.
Hungaria mbështet procesin e integrimit të vendit tonë me Bashkimin Europian. Ministri i Jashtëm hungarez pas takimit me homologun shqiptar i kërkoi Unionit që të nisë sa më shpejt bisedimet me Shqipërinë për të rikuperuar të gjithë kohën e humbur gjatë këtyre viteve. “I kërkoj Këshillit të Bashkimit Europian që të japë një datë për nisjen e bisedimeve me Shqipërinë të nisë në 6 muajin e dytë të këtij viti. Ky process integrimi është i rëndësishëm edhe për BE, pasi roli i Shqipërisë në Ballkan është mjaft i rëndësishëm dhe do të mund të frenojë emigracionin e paligjshëm”. Ministri i…
Edhe pse ende fare e vogël, duket se vogëlushja e Besit dhe Xhensilës ka dëshirë të ndihmojë prindërit me punët në shtëpi. Këngëtarja ka ndarë disa video, teksa bashkë me Besin dhe Ajkën po rregullojnë lulet në kopshtin e shtëpisë. Pamjet e ëmbla të vogëlushes që po ndihmon prindërit pa dyshim i kanë bërë të gjithë të qeshin. Xhensila dhe Besi ndajnë shpesh video me Ajkën, edhe pse janë kujdesur që portretin e saj ta ruajnë me fanatizëm.
Redi Jupi e sheh gotën gjysmë plot dhe mendon se futbollistët duhet të lejohen të rinisin stërvitjet, pasi fatmirësisht vendi jonë nuk po përjeton një skenar si ai i Italisë. Ish-futbollisti, thekson se stërvitja duhet të konsiderohet te fasha e parë, pra te aktivitetet që do të hapen të parat, pasi më shumë rrezik ka hapja e një dyqani se stërvitjet. Për Jupin nëse aktiviteti fillon në maj, atëherë kampionati përfundon në korrik dhe futbollistët do kenë mundësinë të pushonin e të përgatiten për sezonin e ri. “Periudha aktuale është e vështirë. Askush nuk e mendonte se do rrinim dy…
Dashi Dite edhe me mosmarrëveshje, por edhe me pasion te zjarrte kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione pa fund. Beqaret do realizojnë takime vërtet interesante te cilat mund t’ua shndërrojnë jetën përgjithmonë. Situata financiare do konsolidohet tej mase. As vete nuk do e kuptoni sepse gjithçka do vendoset ne rregull. Demi Do ju kushtoni rëndësi te madhe edhe detajeve te vogla sot juve te dashuruarit dhe gjerat do ecin për mrekulli. Do i harroni njëherë e mire problemet dhe mosmarrëveshjet e dikurshme. Beqaret do vërtiten gjate gjithë kohës ne kërkim te dashurisë, por nuk do e gjejnë…
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nga kjo betejë për një periudhë 4 mujore, nga maji në qershor parashikimi i qeverisë është për gjysmë miliardë humbje në buxhetin e shtetit! Në maj më konkretisht buxheti ka pasur një humbje prej 100 mln euro në mars, në prill 170 mln euro ë ndërsa parashikohet që 170 mln euro të ketë humbje për muajin maj dhe 100 mln euro për muajin prill.Rama foli edhe për bizneset që do hapen. “Javën e ardhshme do të punojnë krejt lirisht brenda fashës së përcaktuar nga 05:00-17:30 apo me turne, të gjitha ata që…
Ndërsa të gjithë këtë fundjavë do të jenë të mbyllur në shtëpi, pensionistët do të jenë të vetmit që do të lejohen të bëjnë një shëtitje. Kryeministri Rama sqaroi kushtet: “Nesër duke qene se gjithcka do te jete e mbyllur, pensionistet do te mund te dalin, jo per vizita, as per domino apo ulje shume te rrezikshme ne grup, po vetem per ajrosje e ecje ne kembe, deri ne oren 11 paradite dhe jo me më shume se nje tjeter pensionist, duke ruajtur distancen e sigurise natyrisht”.