Edhe pse në kohë lufte për shkak të COVID 19, e në një kohë kur qeveria po përpiqet të ndihmojë shtresat që preken më shumë nga situata e krijuar, përfshirë këtu edhe biznesin e vogël e të mesëm, ka nga ato biznese të mëdha që shkojnë deri aty sa kërkojnë nga shteti subvencionim edhe të fitimit të munguar për këtë periudhë. Duke folur në TV Scan për heqjen e taksave për biznesin e vogël, në mënyrë që t’i jepet një ndihmë për kalimin e kësaj situate, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha se biznesi i madh duhet të tregohet i…
Author: tirana
Ka një datë të re se kur mund të luhet finalja e Champions League: UEFA ka qarkuar 29 gushtin si datën, si opsionin e mundshëm për të zhvilluar finalen e madhe në Stamboll, në stadiumin “Ataturk”. Dëshira e të gjithë, mbi të gjitha e UEFA-s është të përfundojë më çdo kusht këtë kompeticion por mbetet ende për tu përcaktuar formula se si do të luhet. Diskutohet për ndeshje teke dhe një për një “final four” në fund, por gjithçka mbetet në dorë të Covid-19 dhe se si do të evoluoj kjo pandemi deri në atë kohë. Ideja është që të…
Duke nisur nga ora 17:30 e ditës së sotme deri të hënën në orën 5:00 të mëngjesit gjithçka do të jetë mbyllur. Ky është urdhri që ka dhënë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, pas zgjatjes së orarit të qarkullimit nga ora 05:00 deri në 17:30 gjatë ditëve të javës. Kreu i ekzekutivit, Edi Rama njoftoi pak ditë më parë se do të kishte më shumë liri në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve, por bashkë me lehtësimet ka ardhur edhe mbyllja totale për të shtunën dhe të dielën si masë e shtuar për parandalimin e COVID-19.
Spitali njofton se nga ritestimi i 14 rasteve të infektuar, konfirmohet shërimi i 11 pacientëve, si dhe nuk konfirmohet asnjë rast i ri. Mesazhi i spitalit: Lajm i mirë🌟 ✅ Nga ritestimet e 14 rasteve të prekur nga SARS-COV-2 në Lezhë, konfirmohet shërimi i 11 pacientëve. ✅ Nuk konfirmohet asnjë rast i ri në testimet e kryera. 🔴 Pavarësisht situatës optimiste, ju bëjmë thirrje për respektimin korrekt të rekomandimeve mjekësore dhe zbatimin e plotë të masave të ndërmarra nga institucionet. ♻️ Fillimi i lehtësimit të masave kërkon akoma më shumë kohezion, bashkërendim, kompromis, solidaritet dhe angazhim social në funksion të…
Babai i këngëtares me famë botërore, Rihanna-s, rezultoi pozitiv në testin për Covid-19. Gjendja e tij u përkeqësua deri në atë pikë sa Fenty mendoi se do të humbte jetën, megjithatë vajza e tij i ka ardhur në ndihmë. Rihanna i dhuroi të atit një ventilator enkas për të, për t’i ardhur në ndihmë me frymëmarrjen. Kështu, Robin Fenty e mposhti virusin për shkak të së bijës. Pasi u mbajt dy javë në qendrën e izolimit në Paragon, i ati i këngëtares rezultoi negativ në testin e fundit. Ai i është jashtëzakonisht falenderues Rihanna-s, e cila është kujdesur shumë për…
Demi Kur të lindurit në shenjën e Demit janë të irrituar, ata përgjigjen me një intensitet mbresëlënës. Ata bëjnë të pamundurën për të krijuar pakënaqësi në jetën e të gjithë atyre që hyjnë në rrugën e tyre me qëllime negative. Virgjëresha Virgjëresha është më pak hakmarrësja në këtë listë, por është ende shumë e rrezikshme, sepse është praktikisht e pamundur të zbulosh se çfarë e ngjall zemërimin e tyre. Ata shprehin hakmarrjen e tyre përmes komenteve dhe sjelljeve agresive dhe konfuze pasive, duke ndryshuar gjendjen nga minuta në minutë. Ata janë të orientuar në detaje në hakmarrjen e tyre. Akrepi…
Përfitimet që vijnë nga konsumi i lëngut të domates i atribuohen vitaminave dhe minerale që ofron vetë domatja. Nga të gjithë ushqyesit që ofron ajo, mund të veçojmë likopenin, një antioksidant i fuqishëm që parandalon një sërë sëmundjesh. Përse duhet nisur dita me lëng domateje? -Antioksidantët Domatet ndihmojnë në pastrimin e trupit nga toksinat dhe lëngjet e akumuluara në trup të cilat ju bëjnë të ndiheni të lodhur e të rënduar. Ato aktivizojnë metabolizmin dhe ju ndihmojnë të eliminoni yndyrnat.Nëse e pini lëngun e domatesh rregullisht në mëngjes bashkë me një vakt të shëndetshëm do të jeni më të shëndetshëm,…
Zbulimi i 4 rasteve të reja me koronavirus në një fasoneri në Krujë ka ndodhur që të hënën, por qeveria nuk i ka raportuar rastet. Ky përfundim faktohet nga zhvillimet e sotme në Krujë, të cilat u paraprinë nga një mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të mërkurën. Burime të mirëinformuara bëjnë të ditur se Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha, ka ngritur shqetësimin e infkesionit përmes fasonerive dhe ka kërkuar mbylljen e tyre. Kjo kërkesë, e përsëritur rregullisht në publik nga Basha që prej shpërthimit të epidemisë, u refuzua nga kryeministri Rama edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare…
Moderatorja e njohur Klea Huta dhe partneri i saj, Elgit Doda, shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë. Klea është në muajin e tetë të pritjes së ëmbël dhe ka treguar se do të sjellë në jetë një djalë. Megjithëse po qëndron e izoluar në shtëpi, moderatorja ka treguar se e ka marrë me qetësi këtë situatë dhe po e shijon në maksimum shtatzëninë e saj. Tashmë moderatores i duhet të bëhet gati për ditën e madhe dhe nuk ka emocion më të bukur. Nëpërmjet një postimi në Instastory, Klea ka treguar se po përgatit çdo gjë…
Dy vajza në Kamëz janë infektuar me koronavirus. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se vajzat janë punonjëse në call center. Ato janë marrë me ambulancë, pasi kërkuan ndihmë te 127 nisur nga simptomat. Ky është rasti i dytë që në Kamëz shënohen raste me Covid 19.
Pasi koronavirusi i ri shpërtheu jashtë Kinës në janar, ekspertët kanë pasur frikë nga ndikimet katastrofike në vendet në zhvillim, me sisteme të dobëta të kujdesit shëndetësor. Megjithatë, deri më tani, numri i vdekjeve më të larta është raportuar në vendet më të pasura në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara. Në një hartë të Johns Hopkins University, e cila po përdoret gjerësisht, pikat e kuqe që përfaqësojnë numrin e rasteve të konfirmuara tregojnë një ndarje të dukshme veri-jug. Në Afrikën Nën-Sahariane në veçanti duket se ka relativisht pak infeksione. Ekspertët kanë sugjeruar një numër arsyesh: Mungesa e testimeve –…
Kryeministri Edi Rama u shpreh se pas shqetësimit të konfederatës greke, është duke diskutuar me vendin fqinj për të hapur rrugën për të shkuar në Greqi për të punuar. Të njëjtën gjë, tha Rama jemi gati ta bëjmë edhe me Malin e Zi. “Ne jemi duke diskutuar me palën greke, kemi pasur edhe një kërkesë, nxitje apo shqetësim të shprehur nga mos gabohem një konfederata e agro-përpunuesve që kanë shprehur këtë shqetësim dhe ne jemi duke diskutuar për të hapur rrugën për të shkuar në Greqi dhe nuk kemi asnjë problem që të bëjmë edhe për ata që janë punonjës…