Reparti special RENEA ka hapur një tender kërkon të blejë 2500 maska mbrojtëse si dhe 2000 doreza njëpërdorimshmepër të gjithë efektivët. Autoriteti Kontraktor do të zhvillojë procedurën e prokurimit me vlerë të vogël, për blerjen e “materialeve për pastrim e dizenfektim”. Gara është hapur ditën e sotmë në orën 10:00 të paradites, dhe do të zgjasë për 5 ditë deri më 21 prill, ku edhe do të shpallet kompani fituese. Kjo e fundit do të duhet të sigurojë për një çmim të ulët maska dhe doreza për RENEA-t. Maskat e fytyrës duhet të jenë me material të plotë pambuku ose…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë që shumë shqiptarë mund ta kenë pritur. “Ka disa tipa që nuk ndryshojnë dhe nuk reflektojnë në asnjë kohë dhe për asnjë arsye sepse nuk i lë injoranca apo vetëdija e gabuar se mund t’u japin mend të tjerëve. Këta tipa qofshin ngelësa tipik, apo analistë, që jo vetëm janë gjithnjë kundër, por janë njëlloj në gatishmëri për të akuzuar u hodhën përpjetë nga mbushja e një vakumi në kodin tonë penal, që deri dje nuk kishte asnjë resht për një situatë epidemie, nuk kam problem me ta, e kanë me veten, por…
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha akuzon qeverinë se po vepron me vonesë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Konkretisht, lideri demokrat shprehet se opozita njoftoi strukturat për rastin e dy gra të infektuara në fasonerinë në Krujë, por akuzon se qeveria reagoi me vonesë dhe si pasojë COVID-i u përhap nga fasoneria e Krujës në dy zona në Kurbin duke u kthyer në një kambanë alarmi. “Sot kemi marrë disa lajme jo të mira, virusi krijoi vatra të reja, vetëm një rritje e lehtë e testimeve na këofnrimoi se sa më shumë teste të bëhen aq më shumë të infektuar…
Mjeku shqiptar në SHBA, ish-drejtori i Virologjisë në Boston, Rajmond Ikonomi, gjatë një lidhjeje direkte me “News 24” deklaroi se Covid-19 është një virus tepër dinak. Ai tha se në SHBA situata paraqitet e rëndë, por beson se gjendja do të përmirësohet. “Në SHBA situata është e rëndë. Këtu numri i të infektuarve ka shkuar shumë. Ky ishte një virus i befasishëm dhe kishte përhapje shumë të madhe. Është një armik i padukshëm. Duhet pasur shumë kujdes, pavarësisht nëse ka më pak raste, apo shumë”, tha Ikonomi. Rajmond Ikonomi vlerësoi se pasojat e tij mund të zgjasin edhe gjatë verës.…
Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku janë një ndër çiftet më të komentuar të shoWbiz-it. Aktorja e njohur e humorit dhe moderatorja Dembacaj herë pas here zhvillon mini-intervista me ndjekësit e saj përmes një rubrike në ‘Instastory’ , ku zbulon më shumë rreth jetës së saj private dhe jo vetëm. A je xheloze për Markun sepse është shumë burrë tërheqës”- e pyet një ndjekës, teksa Rudina nuk nguron të përgjigjet. “Unë mendoj që jam super tërheqëse vetë, s’kam kohë për xhelozi.”- tregon ajo me humor.
Britania ka shënuar një rritje të lehtë të viktimave teksa pas shumë ditësh ka shënuar mbi 800 viktima në ditë. Sot më 17 prill Britania ka shënuar 847 viktima dhe në total tashmë numërohen rret 14 mijë e 576 viktima teksa të prekur janë 108 mijë e 692. Ekspertët zyrtarë të shëndetit publik janë shprehur se bilanci i viktimave nga COVID-19 në Britani me shumë gjasa do të jetë 40 mijë teksa nuk kanë munguar kritikat për qeverinë që ende akuzohet se po vepron shumë ngadalë. Britania së bashku me Francën janë vendet që tashmë duket se po kalojnë pikun…
Dërgimi i mjekëve shqiptarë në Itali ishte një veprim ekzemplar, deklaroi zëvendëministrja italiane e Shëndetësisë, Emanuela Del Re. ”Pandemia e koronavirusit është një sfidë epokale dhe bashkëpunimi midis kombeve është i nevojshëm më shumë se kurrë për ta mposhtur një virus që nuk ka kufij”, deklaroi më pas Del Re në një intervistë televizive. Emanuela Del Re falënderoi edhe një herë Shqipërinë për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali për të mbështetur përpjekjet e vendit apenin në përballjen me pandeminë e koronavirusit. “Asnjë vend nuk mund të ketë iluzionin se do të dalë i vetëm fitimtar nga kjo…
Është gjobitur me 1044 dollarë një kryebashkiak në Australi, për shkak se ka shkelur rregullat e karantinës, në kohë koronavirusi. Mediet e huaja raportojnë se është ndëshkuar me gjobë kryetari i qytetit Warrnambool, pasi është fotografuar duke pirë birrë nën shoqërinë e disa personave të tjerë, jashtë një dyqani pijesh, këtë muaj, duke shkelur kështu urdhrat e izolimit. Ndërkohë, në reagimin e tij publik, kryebashkiaku Tony Herbert ka pranuar gabimin dhe ka kërkuar falje. “Unë besoja se veprimet e mia për t’u angazhuar me pronarët e bizneseve si pjesë e rolit tim të kryetarit ishin brenda kufijve të ligjit. Sidoqoftë,…
Vitamina C është një vitaminë i tretshëm në ujë dhe antioksidues që zakonisht quhet acid askorbik. Pothuajse të gjitha frutat dhe perimet e përmbajnë vitaminën C. Për më tepër, vitamina C është shtesa ushqimore më e konsumuar gjerësisht. Është në dispozicion në disa forma, siç janë tabletat, kapsulat, kristalet dhe mikset e pijeve. Kur konsumohet përmes dietës ose suplementit, vitamina C absorbohet në traktin e zorrëve dhe transportohet përmes mekanizmave të glukozës. Gjithashtu, gatimi mund të zvogëlojë përmbajtjen e vitaminës C në perime me 60 për qind përmes shkatërrimit enzimatik, veçanërisht me kohë më të gjatë gatimi ose duke përdorur…
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi sot marrëveshjen me Turqinë, për një grant prej 16 milionë dollarësh, e cila pritet të ndikojë në mënyrë të konsiderueshme në rritjen e mëtejshme të kapaciteteve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Marrëveshja e bashkëpunimit ka për qëllim, përcaktimin e parimeve në lidhje me dhënien e një shume të plotë në dollarë amerikanë të barabartë me 100 000 000 TL (njëqind milionë lira turke) që duhet të alokohet në disa vite, me qëllim blerjen e mallrave dhe shërbimeve për qëllime ushtarake, mundësisht nga firmat dhe shoqëritë vendase që janë pjesë 100%…
Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Spanjë vijon të jetë i lartë. Autoritetet raportuan sot se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 585 viktima, duke e çuar në 20 000 numrin total të vdekjeve. Ndërkohë, numri total i të infektuarve ka shkuar në 184,948, ndërsa i të shëruarve në 74,797. Kujtojmë se tre ditë më parë, autoritetet spanjolle kanë lejuar që disa punëtorë, të fillojnë të kthehen në punët e tyre, por ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa, tha se qeveria do të ketë kujdes me lehtësimin e masave tjera. Illa tha se zyrtarët do të vazhdojnë me kujdesin dhe…
Peshorja Ata kanë tendencë të jenë njerëz të kontrolluar, besnikë dhe të pastër. Ata e shohin bukurinë në gjithçka, rrallë largohen nga paqja e tyre, edhe kur shqetësohen, ata e shohin jetën me shumë optimizëm! Nëse keni një Peshore në jetën tuaj, ju jeni shumë me fat, sepse ato shtojnë ekuilibër dhe besim në ditët tuaja, si dhe bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre në mënyrë që të jeni gjithmonë mirë. Demi Të lindurit në shenjën e Demit janë miq të shkëlqyeshëm, kanë një zemër të pastër dhe qëndrojnë larg nga të gjitha zakonet negative, veçanërisht në marrëdhëniet e tyre…