Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin për faljen e gjobave të vendosura nga autoritetet shtetërore përkatëse, për shkeljen e rregullave apo të akteve ligjore e nënligjore të nxjerra në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin dhe luftimin e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, duke filluar nga momenti i konstatimit të kësaj sëmundjeje në territorin e Republikës së Shqipërisë deri në datën 17 prill 2020. Vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare parashikon në nenin 2 edhe kthimin e detyrimit të masës administrative me gjobë. “Kthimi i shumës së detyrimit të falur, por të paguar, për masat administrative me gjobë, merret nga…
Author: tirana
Janë 9900 aktivitete në total që nga nesër hapin dyert dhe rifillojnë punën e tyre. Ajo që bie në sy janë dyqanet e veshjeve, tregjet me veshje, dhe dyqanet e bizhuterive, luleve, kozmetikës apo kompjuterëve që do të hapen. Këto biznesese kanë një fashë orari që përkon me lëvizjen e qytetarëve të cilët duhet të marrin leje për të dalë nga portali e-albania, nga ku lëshohet edhe autorizimi, nga ora 05:00 deri në orën 17:30, apo me turne.
Ngjallja e Krishtit u festua mbrëmë në një mënyrë krejt të pazakontë në Shqipëri, ashtu si në gjithë botën e kycur nga pandemia e koronavirusit. Besimtarët ortodoksë nuk mundën në mesnatë të shkojnë pranë kishave të tyre për të kryer ritualet e festës më të madhe të ortodoksisë, sic është ringjallja e Krishtit. Në katedralen ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë ashtu si në të gjitha kishat e vendit, meshat u kryen pa besimtarë. Ndërsa këta të fundit e ndiqnin live në televizion “Liturgjinë Hyjnore”, duke qëndruar të izoluar në shtëpitë e tyre. Kryepeshkopi Anastas mbajti meshën e madhe në…
Arrestimi i shtetasve me iniciale A. L., 42 vjeç dhe A. Gj., 39 vjeç, të dy banues në fshatin Baz, Mat, e çon në pesë numrin e personave të arrestuar si autorë të kultivimit të bimëve narkotike. “Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, dyshohet se janë autorë të disa rasteve të tentativës për të kultivuar bimë narkotike në zonat malore të Njësive Administrative Ulëz dhe Baz, të cilat janë asgjësuar më parë nga Policia gjatë kontrolleve të territorit”, sqaron policia lokale. Njoftimi: Vijon operacioni policor antikanabis i koduar “Ulëza”. Operacioni, nga Komisariati i Policisë Mat, në bashkëpunim me…
Numri i të infektuarve nga koronavirusi në të gjithë botën ka shkuar mbi 2.3 milionë persona. Saktësisht, në të gjithë globin, janë infektuar me virus 2 306 588 njerëz.Ndërsa, të vdekur për shkak të Covid-19, deri tani janë regjistruar 158 705 persona. Të shëruarit nga koronavirusi deri në këto momente janë 590 367 vetë.Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon të kryesojë listën e personave të infektuar me koronavirus me 726 856 persona. Pas SHBA-ve, për nga numri i të infektuarve me virus vjen Spanja, Italia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Kina etj.
Ndërsa në SHBA numri i të vdekurve nga koronavirusi ka vazhduar të rritet, shtrimet në spital dhe tregues të tjerë janë duke u ulur, një shenjë që tregon se kufizimet drastike të distancimit fizik të vendosura në 42 nga 50 shtetet amerikane po funksionojnë. Një model i ri parashikimesh i Universitetit të Uashingtonit që citohet shpesh nga zyrtarët e shëndetit publik dhe nga Shtëpia e Bardhë, tregon se virusi në SHBA do të shkaktojë 60,308 vdekje deri më 4 gusht, ose 12 përqind më pak se një parashikim i bërë në fillim të javës së shkuar. “Po shohim se shifrat…
Jeta ka ndryshuar shumë muajve të fundit, në varësi të vendit ku jetoni. Përpjekjet për të luftuar koronavirusin ka të ngjarë të zgjasin edhe më shumë, dhe si pasojë e kësaj mbylla e njerëzve në shtëpi ka krijuar një monotoni e cila ka ndikuar dukshëm në mënyrën se si i shohim miqtë tanë nga ekrani… Gjithçka është anuluar, ekonomia po dobësohet dhe njerëzit ndjehen të shqetësuar dhe të frikësuar për atë se çfarë do të sjell e ardhmja. Ne thjesht duam që kjo të përfundojë, dhe ne e kuptojmë se është vetëm çështje kohe. Ne po mendojmë plane për atë…
Prej më shumë së një muaji po luftohet kundërCovid-19, dhe pjesa më e madhe e popullsisë janë në karantinë, ndërkohë kryeministri Rama ka zgjedhur të urojë në një mënyrë të veçantë pashkët ortodokse. “Një lajm i mirë”,- kryeministri Edi Rama publikon informacionin e rëndësishëm pak minuta pas mesnate. “Mirëmëngjes me një dhuratë të bukur nga Opera Kombëtare e Parisit për të gjithë ju dhe me një urim për besimtarët ortodoksë në këtë të dielë paqeje dhe reflektimi”, shkruan Rama krahas videos. https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1113537145685865/?v=1113537145685865
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka hedhur akuza ndaj qeverisë se po manipulon të vërtet e vdekjeve me COVID. Spahia, duke iu drejtuar rasteve të vdekjes të pacientëve me COVID-19 po që kanë pësuar hemorragji cerebrale, ka thënë se ky është manipulim me shifrat dhe kjo bëhet pikërisht me rastet e Shkodrës. Ai ka akuzuar se shifrat zyrtare janë po aq të vërteta as ato të Kinës, e cila është akuzuar shpesh se po fsheh shifrat reale të viktimave. “Sot përsëri u kapën në flagrancë, duke manipuluar faktet. Pacientin e vdekur nga Covid-19, e deklarojnë të vdekur nga…
“Devollët” u treguan më intelegjentë. Ata patën hetuar tek Albin Kurti atë që nuk e patën hetuar as militantët e tij dhe as të tjerët që besonin se Albini e kishte vërtet betejën me oligarkët. Ata patën hetuar që Albini e ka pas me një prej bizneseve të tyre në medie, që ishte “Klan Kosova”. Dhe ja dhanë sinjalin e parë. Hoqën themeluesin e televizionit, ndërruan ekipin drejtues, dhe luajaliteti funksionoi. Njeriu i dytë më i rëndësishëm pas Albinit, Glauk Konjufca, ishte mysafir i parë në “Klan Kosova”. Akujt u shkrinë. Intuita e “oligarkëve” duket se ishte më e mprehtë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Likovë të Kumanovës, në Kosvë. Rreth orës 18:30, gjatë një sherri mes J.S dhe një personi tjetër, ka mbetur i vdekur shtetasi J.S, pasi është qëlluar me thikë. Plagët e shkaktuara nga goditjet me thikë kanë qenë fatale, duke i marrë jetën të ndjerit. Nuk bëhen me dije identiteti i viktimës apo mosha e tij. Ende nuk ka informacion për autorin e vrasjes, por policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj. Pritet njoftimi i policisë lokale.
Publikohet video udhëzimi për të gjithë personat që nga e hëna e javës që vjen duan të marrin leje për automjetet e tyre për të shkuar në punë. Në videon më poshtë, mund të shihni se si të aplikoni në e albania për të marrë lejen një javore dhe të udhëtoni për në punë vetëm me një koleg në makinë, i cili të ruajë gjithashtu distancën brenda mjetit.