Author: tirana

Besoj e keni vënë re të gjithë kiminë që kanë dy aktorët e “Portokalli”, Arjola Demiri dhe Irgen Çela në interpretimin e tyre tek “Çifti i lumtur”. Edhe pse prej pak kohësh në spektaklin e humorit, Arjola është përshtatur më së miri me kolegët e në mënyrë të veçantë me atë që ndan skenën, Irgenin. Gjatë kësaj kohe në karantinë ajo ka zgjedhur tju kthejë disa përgjigje ndjekësve në Instagram përsa i përket pëlqimeve. Mësuam që është 1.85 metra e gjatë, mund të martohet me basketbollistin e saj të preferuar, pëlqen filmin dhe teatrin, aktoren Charlize Theron por përgjigja ku…

Read More

Dy emigrantë shqiptarë janë gjobitur nga pala greke në doganën e Kakavijës teksa po ktheheshin për në atdhe, pavarësisht marrëveshjes mes vendeve që shkeljet e afateve mos merren në konsideratë në këtë periudhë koronavirusi. Dy shqiptarët, janë shprehur se janë gjobitur me nga 1900 euro nga pala greke për tejkalim të afatit 90 ditor të qëndrimit në zonën shengen, raporton Report tv. Vula dhe gjoba e vendosur mban datën e sotme në pasaporta 9 Prill 2020. Ndërkohë që 21 shqiptarë të tjerë janë gjobitur me nga 150 euro për shkak të thyerjes së rregullave të karantinës të vendosura nga qeveria greke,…

Read More

E teksa ishin të izoluar dy studentët në Kretë kanë menduar që t’i vijnë në ndihmë pacientëve të prekur me Covid-19. Kalaitzakis dhe Patou, kanë krijuar një respirator plotësisht funksional në formën 3D që për t’u prodhuar kushton 80 euro. Respiratorët janë një armë për t’u mbrojtur nga kjo luftë pasi nëpërmjet tyre njerëzit marrin oksigjenin që ju mungon. Ata aktualisht kushtojnë shumë shtrenjtë dhe mesa duket respiratori 3D do t’u vij në ndihmë të gjithë njerëzve pasi kushton lirë dhe është funksional. Të dy studentët po bashkëpunojnë me një shkollë infermierie, në mënyrë që të bëjnë testet e nevojshme…

Read More

Mark Frroku u është futur punëve me themel në shtëpinë e tij, gjatë kësaj kohe izolimi si pasojë e koronavirusit. Këtë na e ka treguar aktorja dhe moderatorja e njohur, Rudina Dembacaj, e cila ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale gjatë këtyre ditëve të izolimit. Ajo ka publikuar një video ku tregon sesi po e kalon kohën partneri i saj, ish-deputeti Mark Frroku. Fillimisht publikoi video teksa ai gatuante, ndërsa pak orë më parë ka ndarë disa imazhe të tjera, ku Frroku shfaqet teksa lyen hekurat e gardhit të shtëpisë. “Po zgjati edhe pak karantina, ky ka me ly…

Read More

Kanë filluar t’i rikthehen jetës së mëparshme banorët e Wuhanit, në provincën kineze Hubei, ku është shfaqur rasti i parë me Covid-19. Çiftet, që e kanë mbajtur të fortë lidhjen gjatë pandemisë, po planifikojnë tanimë dasmat, duke marrë parasysh, se autoritet kanë lejuar rihapjen, raporton CNN. Sipas të dhënave zyrtare, kërkesat për martesa janë rritur në 300%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar; dëshmi kjo, se të rinjtë kinezë duan të kurorëzojnë dashurinë, pas shumë ditëve në izolim dhe vetmi. Autoritetet në Wuhan, gjatë javës së kaluar kanë rihapur komunën, duke rikthyer në punë edhe stafin, duke…

Read More

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli në këto ditë ku pandemia Covid-19 është kthyer në kërcënim duke bllokuar dhe aktivitetet normale ka bërë një postim misterioz në rrjete sociale. Ndërsa ka hedhur një foto të saj në “Instagram” Topalli ka shkruar një shprehje të një prej dramaturgëve më të mëdhenj të kohërave Luigi Pirandello, që thotë se në udhëtimin e gjatë të jetës do të hasni shumë maska dhe pak fytyra. Një mesazh ndoshta i koduar dhe pa adresë ky i Topallit që ka marrë edhe pëlqimin e koleges së saj ish-deputetes Majlinda Bregu, të dyja të përjashtuara listat e zgjedhjeve nga kreu…

Read More

Temperaturat e larta dhe koha me diell kanë bërë që shumë njerëz të “shpërngulen” në shtëpitë e pushimit për të kaluar këto ditë në karantinë. Kështu ka ndodhur edhe me moderatoren e njohur, Arbana Osmani, e cila ka vendosur të largohet nga Tirana këto ditë. Ajo ka publikuar një foto në rërë, por ky moment nuk ka kaluar pa replikë me ndjekësit. Një prej tyre e pyet se me çfarë lloj leje doli në plazh apo me atë të gazetarit dhe Arbana nuk ka hezituar të përgjigjet menjëherë. “Kam shtëpinë këtu”, i kthehet ajo duke sqaruar një herë e mirë…

Read More

Agron Gjekmarkaj ka bërë një shkrim ku thotë se nuk pranon rregullat e vendosura nga qeveria. Ai thotë se kryeministri Edi Rama ja “ka sjellë zorrët te hunda”. Analisti shprehet se do ta thyejë karantinën, duke sfiduar shefin e qeverisë. Ndër të tjera shkruan: U bë mbi një muaj që Kryeministri i ka dëbuar të gjithë nga hapësira publike dhe në vendin e lënë bosh është ulur këmbëkryq si ia do zemra. Ai flet, llafoset, kërcënon, hungëron, mallkon, lutet, merr urime të tipit t’u “bëftë dita diell”! Të zënë me hallet tona, të mbyllur brenda si e vetmja mundësi për…

Read More

Këngëtarja e njohur, Afërdita Dreshaj ka zbuluar me anë të postimeve të ndryshme në rrjetet sociale se stërvitet rregullisht gjatë rutinës së saj. Dreshaj ka ndarë video të shumta duke vrapuar së bashku me partnerin, Jakub Kindl. Ndërsa së fundmi ajo ka publikuar disa pamje në ‘Instastory’ ku duket se po bën ‘squats’ me mamanë e saj në natyrë. Më pas ajo ka ndarë një tjetër video duke treguar se po shëtit me dy njerëzit e saj më të dashur, mamanë dhe motrën. Dreshaj ka treguar se ka një lidhje shumë të ngushtë me to dhe me siguri kjo periudhë…

Read More

Mes viktimave të shumta në SHBA ka ndërruar jetë edhe një mësues shqiptar. Mësuesi 86-vjeçar Jani Depo me origjinë nga Sinica e Korcës, prej 20 vitesh jetonte në Çikago bashkë me familjen. Miq e familjarë kanë ngushëlluar përmes postimeve në Facebook për vdekjen e tij. Ai ndodhej prej 12 ditësh në spital dhe për shkak të komplikacioneve nuk mundi dot të fitonte betejën ndaj COVID-19. Një ndër mesazhet më të ndjera ishte ajo e vajzës së tij, e cila u bën të gjithëve thirrje se duhet të mos lejojmë që ky virus i mallkuar të futet në familjet tona e…

Read More

Ditën e sotme moderatorja e njohur, Bieta Sulo, feston 35-vjetorin e lindjes. Ajo është zgjuar plot dashuri nga bashkëshorti dhe vogëlushi i saj, Kroi Art. Bieta ka ndarë foto duke luajtur me Kroin pranë tortës dhe ëmbëlsirave dhe duket mjaft e lumtur. “Dhe na gjeti kështu kjo ditë e vitit të 35-të..”, shkruan Bieta në postimin e saj në ‘Instagram’. Edhe pse ditët në karantinë vazhdojnë dhe ditëlindjet janë ndryshe nga çdo vit, Bieta shfaqet mjaft e emocionuar pranë vogëlushit të saj, i cili e bën kêtë ditë edhe më të bukur për moderatoren.

Read More

Dashi Edhe pse keni arsye për te qene te stresuar, nuk do te ishte mire qe ta tregonit atë ne publik. Te nxitur edhe nga prezenca e Hënës ne shenjen e Bricjapit, sot do te keni tendencën qe ta teproni me reagimet tuaja emotive Demi Mundësi te reja për te lindurit e kësaj shenje do te bëhen te mundura edhe nga prezenca harmonike e Neptunit ne shenjen e Peshqve. Mos u fiksoni pas një historie zhgënjyese e cila nuk po ju lejon te bëheni me ne fund te gëzuar. Mendoni atë me te bukuren qe jeta mund t’iu ofroje Binjaket…

Read More