Sot, më 9 prill, kanë kaluar saktësisht 100 ditë pasi, më 31 dhjetor 2019, autoritetet kineze të shëndetësisë njoftuan se kishin identifikuar një shpërthim të një pneumonie misterioze në qytetin e Wuhanit. Por, kanë kaluar më pak se 100 ditë që kur OBSH u informua për koronavirusin e ri. “Që atëherë, hulumtimi është përshpejtuar në një shkallë të jashtëzakonshme duke lejuar zhvillimin e testeve dhe fillimin e hulumtimit të vaksinave”, thotë OBSH. Njëqind ditë që kanë ndryshuar fytyrën e Italisë dhe botës, të përmbledhura në 11 faza kryesore. Më 31 dhjetor, zyra kineze e OBSH-së informohet për një shpërthim të…
Author: tirana
Edhe një tjetër infermiere është shëruar nga COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Përmes një postimi në FB, ministrja pohon se në total numri i personelit mjekësor të shëruar është 28. MESAZHI I MANASTIRLIUT Çdo personel i sistemit shëndetësor që e fiton betejën e tij me 🤜#COVID19🤛 është një lajm që më gëzon pa masë! Edhe 1️⃣ infermiere në Tiranë është shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP🙏🏼 Shkon në 2️⃣8️⃣ numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19 ✅ Deri tani janë 1️⃣6️⃣5️⃣ pacientë dhe staf mjekësor që e kanë…
Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri, duket se është habitur nga sondazhi i publikuar nga Report TV, sipas të cilit, nëse sot bëhen zgjedhjet, PS fiton e vetme me 51% të votave. “Baba Karlo nuk mund të heqë dorë nga Pinoku!!! Janë pazgjidhshmërisht të lidhur që në gjenezë prej delenxhillikut, madje deri në legjendë, pavarësisht se njëri është terrone Italie e tjetri gore Shqipërie!!! Të dy kanë gjetur këtu vendin e çudirave, HAMERRIK-ën e ëndrrave mbushur me karuzele, balena të pangijshme, kunadhe të palara e me… kërriça!!! Vetëm se nuk është më përrallë! Është realiteti aspak artistik i një shfaqeje makabre,…
Ka shkuar në 165 numri i të shëruarve nga koronavirusi në Shqipëri, ndërsa 11 persona të tjerë kanë rezultuar negativ pas testeve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka dhënë lajmin pozitiv, ndërsa shprehet “Lajm i mirë, 11 të shëruar sot”. Kujtojmë se, 5 mjekë dhe infermierë janë shëruar gjatë ditës së sotme, duke çuar në 27 numri i personelit shëndetësor që fitoi betejën me COVID-19. Kjo çon në rreth 41.25% numrin e rasteve të rikuperuara pas infektimit me koronavirus në vendin tonë. Ndërkaq, 17 raste të reja të të infektuarve janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit,…
Një ditë pasi doli në terren për të inspektuar punën e policisë, kryetari i opozitës Lulzim Basha, i bën thirrje qeverisë të japë shpërblime edhe për uniformat blu. Kjo pasi sipas Bashës, edhe policët ashtu si mjekët, janë në vijën e parë të luftës me pandeminë e koronavirusit. Sakaq është raportuar për të prekur me COVID-19 në mesin e policisë, ndërsa Basha e nis duke mbështetur kërkesën e Sindikatës së Policisë: “Mbështes plotësisht kërkesën e drejtë të Sindikatës së Policisë për shpërblim suplementar për punonjësit e policisë. Ashtu si çdo qytetar i këtij vendi jam dëshmitar për kushtet e vështira…
Vajza që pranoi e para publikisht se ishte infektuar me COVID-19 e ka fituar betejën e saj me sëmundjen. Ajo thotë se ka rezultuar negative në testet që i janë kryer, ndërsa momentalisht po pret të kalojë 14 ditëshi që duhet sërish të qëndrojë e karantinuar në shtëpi. Më 28 mars u shërua nga COVID-19, edhe nëna e saj, e cila ndryshe nga vajza, u desh që të shtrohej në spitalin Infektiv. Në video-mesazhin publik më 21 mars ajo thoshte se do duhet të qëndrojë në shtëpi, pasi nuk ishte në gjendje të rëndë me simptoma klinike të COVID-19, përveç…
Ministrja e Arsimit Besa Shahini përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale ka bërë edhe njëherë me dije se vijon mësimi on-line për nxënësit me qëllim që ata të mos mbeten mbrapa për shkak të krizës shëndetësore nga koronavirusi. Shahini ka ritheksuar se mësimi vijon në dy mënyra, përmes transmetimeve në RTSH, por edhe komunikimit on-line apo në rrjete sociale përmes mësuesve dhe nxënësve. Pavarësisht se kjo nuk është metoda ideale e mësimdhënies dhe mësimnxënies, Ministrja e Arsimit është shprehur se këto metoda janë të aksesueshme nga thuajse të gjithë mësuesit e nxënësit me qëllim që këta të fundit të mos…
Shifra e viktimave dhe të infektuarve me koronavirus në të gjithë botën sa vjen dhe rritet, por kurba tashmë paraqitet më e stabilizuar. Deri tani, në mbarë globin, regjistrohen si të infektuar me Covid-19, 1 518 783 persona. Po ashtu, deri në këto momente, nga virusi kanë ndërruar jetë 88 505 njerëz. Ndërsa, janë shëruar tashmë nga Covid-19, 330 590 vetë. Shtetet e Bashkuara mbajnë rekord të personave të infektuar me koronavirus, me 435 128 të tillë dhe ka 14 795 viktima si pasojë e virusit. Më pas për nga numri i të infektuarve me Covid-19, vjen Spanja (148 220…
Një polic në Drejtorinë e Tiranës është konfirmuar pozitiv me COVID-19.Burime bëjnë me dije se polici është vetëizoluar në shtëpi. Për shkak të kontakteve që ka pasur, 5 kolegë të tij janë izoluar gjithashtu në banesë. Për këtë arsye janë dezinfektuar ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe asaj të Përgjithshme.
Grupi i njohur irlandez U2 dhuron 10 milionë euro për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit në Irlandë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat irlandeze të cilat shkruajnë se paratë e dhuruara nga grupi i njohur do të përdoren për punonjësit e kujdesit shëndetësor të cilët janë në vijën e parë më rrezikun dhe për blerjen pajisjeve personale mbrojtëse. Disa nga pajisjet mjekësore të financuara nga grupi i drejtuar nga Bono kanë mbërritur në aeroportin e Dublinit ka bërë më dije televizioni irlandez Rte. Sipas të dhënave zyrtare nga ministria e Shëndetësisë deri mbrëmjen e së mërkurës në Irlandë janë…
Bashkia e Beratit ka bërë një gjest sa solidarizues aq edhe të bukur për vendin tonë fqinj Italinë, për ditët e vështira që po kalon si pasojë e COVID-19. Në qendër të qyteti të Beratit pranë lagjes ‘Mangalem’ është vendosur një zemër e cila është veshur me ngjyrat e flamurit italian.
Një burrë testoi pozitiv me koronavirus, pasi shkoi në spital me dhimbje testikulare, zbuluan mjekët. Mjeku i tij e nxiti të kërkonte ndihmë urgjente për shkak të dhimbjes në testikujt, stomak, gjoks dhe shpinë që kishin zgjatur një javë, raporton “Daily Mail” Por ai u diagnostikua me pneumoni menjëherë pas kur një skanim CT tregoi dëme në mushkëri të tij që rrezet X nuk i kishte treguar. Mjekët në shkollën mjekësore të Harvardit nuk thanë se dhimbja e testikullit ishte një simptomë, por paralajmëruan për ‘paraqitjen atipike’ të Covid-19. Virusi lidhet me qelizat të cilat gjenden në bollëk në testikuj,…