Kryeministri Edi Rama deklaroi se të gjitha gratë që janë me leje lindje, do të marrin bonusin që i takon, si pjesë e paketës ekonomike nga buxheti i luftës. Teksa i është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve, Rama tha se do ‘tu përgjigjet të gjithave. Mes të tjerash Rama iu përgjigj dhe pyetjes në lidhje me pagat për bizneset, ai tha se po vijon puna nga Drejtoria e Tatimeve. Po ashtu Rama u ndal dhe tek një problem tjetër që shqetëson qytetarët, që është falsifikimi i pasaportave dhe mjeteve të identifikimit. “Mirëmbrëma, siç ju thashë do ishte mirë të bënim një…
Author: tirana
Andriada Meta, mjeke reanimatore, do të ishte ndër të parat vullnetare që do t’i bashkohej stafit mjekësor të nisur nga Shqipëria në Itali për të dhënë ndihmën e tyre në shtetin fqinj, të goditur rëndë nga koronavirusi. Edhe pse e vetëdijshme për rrezikun me të cilin përballet çdo ditë në punën e saj, në një intervistë për “tirananews.al”, Dr. Meta thotë se misioni i mjekut reanimator është puna për shpëtimin e një jete, pavarësisht vendit apo kombësisë Ajo tregon luftën e saj dhe të koleges tjetër shqiptare në reanimacionin e spitalit të Breshias, aty ku ka më shumë mungesë mjekësh…
Numri i lartë i të infektuarve në Tiranë, për eksperten e Task-Forcës për COVID-19 Eugena Tomini, lidhet me numrin e lartë të frekuentimit të qytetarëve në tregje. Në nje lidhje të drejtpërdrejtë për Tv Klan, Tomini tha se në Tiranë janë disa vatra COVID-19. Por a e ka kaluar vendi ynë pikun? Tomini thotë se duhet të presim ende. Sipas ekspertëve të Shëndetit Publik, ulja e numrit të të hospitalizuarve lidhet me ecurinë dhe ndjekjen e rasteve edhe nga mjekët e familjes. 90 % e të prekurve po e kalojnë infeksionin në kushte shtëpie dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
Ish-kryeministri Sali Berisha është një prej banorëve më të famshëm të ‘bllokut politik’ në Gjirin e Lalzit. Vila ku pushon Berisha është pikë reference e fshatit turistik të pasanikëve të politikës shqiptare, për rrjedhojë herë pas herë objekt i raportimeve të ndryshme mediatke. Berisha ka deklaruar se vila nuk është tij, por e familjes Malltezi, pra e së bijës Argita dhe e bashkëshortit të saj, Jamarbri. Megjithatë, kjo pasuri është rrethuar me një mjegull misteri, paradoksesh dhe pikëpyetjesh. Sali Berisha ortikon çdo ditë, përmes fabrikës së tij dixhitale, me dhjetëra akuza ndaj kundërshtarëve të tij politik, por nuk ka sqaruar…
Këngëtarja e njohur e publikut shqiptar, Eranda Libohova tregoi pak ditë më parë se tashmë ka nisur t’i shtohen zantet pasi shumë punë në ambientet e shtëpisë siç është kositja e barit, ka nisur ta bëjë vetë. Ndërsa disa orë më parë Libohova publikoi një foto ku shfaqej e shtrirë në shezllon duke shijuar pijet në ambientet e shtëpisë. Këngëtarja ka vendosur kështu që t’i marrë rrezet e diellit ndryshe nga se si mund të vepronte më parë. “Po përpiqem t’i marr më të mirën kësaj periudhe. Unë rri në shtëpi, jini të sigurt dhe pozitiv”, ka shkruar Eranda krah…
Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi ishte shpallur në kërkim për trafik prostitucion dhe drogë. Mediat italiane bëjnë me dije se 29-vjeçari Klodian Mazari ishte në kërkim që nga shtatori i 2019-ës, për krime të kryera në provincat e Napolit dhe Caserta mes 2016 dhe 2017. Burri, i gjetur në posedim të një thike, i tregoi policisë një pasaportë me detaje të rreme.Mësohet se shqiptari teksa ishte në makinë, për pak sa nuk u përplas me patrullën e policisë bashkiake në Cardito të Italisë, skenë e cila u pa dhe nga dy patrulla të…
Moderatorja e Super Sport, Lei Kraja ka vendosur që ta zhvendosë vëmendjen e të gjithë shqiptarëve nga koronavirusi tek…gjoksi i saj. Në puntatën e radhës të emisionit, Kraja ka nxjerrë më shumë seç duhet në studio, duke zbërthyer të gjithë dekoltenë. Bluza e zezë në material lëkure, ka bërë që për një moment Covid-19 të kalojë në lan të dytë për ndjekësit e Krajës. Lei Kraja njihet për mënyrën e saj të të veshurit, si dhe për deklaratat që ka bërë në lidhje me Robert Berishën. Moderatorja ka pranuar hapur simpatinë ndaj këngëtarit.
Jeta e Ronaldinhos ka pasur ulje dhe ngritje që prej largimit nga bota e futbollit, por fundin ai e preku muajin e kaluar. Braziliani u arrestua në Paraguaj me pasaportë false së bashku me vëllain e tij. Sidoqoftë, lojtari pagoi një shumë të konsiderueshme dhe tani do të qëndrojë në arrest shtëpie, kohë të cilën do ta kalojë në Hotelin Palmaroge në një suitë presidenciale. Që prej kur i vari këpucët, ish-futbollisti ka pasur probleme të mëdha financiare, mirëpo, website i Palmarogas tregon se vendi ku ai do të qëndrojë në arrest shtëpie është suitë presidenciale, dhe shumë i rehatshëm…
Ndërsa koronavirusi i ri po përhapet në të gjithë botën, ka parashikime nga ekspertët se virusi do të pësojë mutacion, duke u bërë një kërcënim akoma më i madh për njerëzimin. “Mutacioni do të thotë ndryshime të papritura dhe të çuditshme”, shkruajnë studiuesit në një raport të botuar në revistën “Nature”. Por mutacionet nuk janë domosdoshmërisht një gjë e keqe. Virusi ndryshon dhe kjo gjë është pjesë e ciklit jetësor të virusit. Këto shndërrime dhe ndryshime nuk janë gjithmonë të rrezikshme dhe, në disa raste, mutacionet mund ta bëjnë një virus edhe më të dobët. Zakonisht, shndërrimet janë aq të…
Orinda Huta është një nga vajzat më të dashura të ekranit shqiptar. E kemi njohur si këngëtare, por prej shumë vitesh ajo i është përkushtuar moderimit duke lënë pas dore muzikën. Tashmë ajo prezanton emisionin “Jo vetëm modë” dhe jemi mësuar që ta shohim shpesh në ekran. Së fundmi, moderatorja ka rënë pre e komenteve negative në rrjetet sociale dhe të shumtë janë ata që e akuzojnë për ndërhyrje estetike. Një ndjekës i thote se nuk e ka bërë mirë botox-in dhe Orinda nuk e ka lënë pa përgjigje. Huta i është kthyer duke i thënë se nuk ka asnjë…
Bashkimi Evropian do të zgjasë kufizimet e udhëtimit deri në mesin e muajit të ardhshëm, njoftoi sot Komisioni Evropian për masat emergjente që synojnë të frenojnë përhapjen e koronavirusit. Në mes të muajit marsit, BE vendosi të mbyllë kufijtë e jashtëm për të gjitha udhëtimet që nuk janë të nevojshme për një muaj, kryesisht në përpjekje për të parandaluar që 27 shtetet anëtare të mbyllnin kufijtë brenda zonës së udhëtimeve evropiane për të frenuar përhapjen e COVID-19, transmeton Reuters.
Artisti i njohur kosovar, Sabri Fejzullahu ka qenë pasditen e sotme në një lidhje direkte në ‘Ftesë në 5’ me Bieta Sulon. Këngëtari ka treguar se si kanë shkuar këto ditë për të mes nipërve e mbesave. Sabriu pohoi se karantina e ndau nga njeriu i tij më i dashur, bashkëshortja Nera Fejzullahu e cila momentalisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këngëtari u shpreh se kjo gjë e ka mërzitur jashtë mase shumë dhe se mezi po pret që të bashkohet me më të shtrenjtën e tij, siç e quan ai. Fejzullahu i tha publikisht Nerës se ajo…