Ndryshe nga çdo postim i mëparshëm i saj, Ronela Hajati ka zgjedhur që me anë të disa fotove ku shfaqet mjaft e qeshur të japë një mesazh motivues dhe pozitiv për ndjekësit në rrjetet sociale. “Ardhja në jetë është dhurata më e bukur që mund të jepet. Çdo njeri ka ciklin dhe qëllimin e tij. Çdo gjë është relative, kush është i keq me mua, është i mirë me dikë tjetër. Ta duam jetën dhe njerëzit më shumë. Kujdesuni. Më ka marrë shumë malli për ju”, ka shkruar këngëtarja krah postimit të fundit. Hajati ka treguar se i mungon shumë…
Author: tirana
Zyrtari i Tiranës Mario Nikolli ishte në një lidhje direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, ku ndër të tjera zbuloi se është kontaktuar klubi i Juventusit për një miqësore me rastin e festimeve të 100-vjetorit të bardhebluve. “Me Juventusin ka pasur kontakte, por nuk mund të them asgjë më shumë për momentin. Është disi situatë e vështirë, pas ndeshjet e kampionatit janë shtyrë të gjitha për në verë, por të shohim si do shkojnë punët”, deklaroi Nikolli.
Ulçera shfaqet në shtresën e brendshme të stomakut. Ajo ndodh kur acidi i stomakut irriton shtresën e lartpërmendur. Shkaktarët e ulçerës janë infeksioni bakterial por edhe përdorimi afatgjatë i medikamenteve si ibuprofeni apo aspirina. Ushqimet pikante nuk shkaktojnë ulçerë por e përkeqësojnë, atë sepse rrisin prodhimin e acidit. Probiotikët Probiotikët janë organizma të gjallë që rikthejnë ekuilibrat e baktereve në aparatin tretës. Ato ulin nivelin e baktereve të këqija që shkaktojnë ulçerë, përshpejtojnë shërimin dhe përmirësojnë disa prej simptomave. Probiotikët gjenden tek kosi, ushqimet e fermentuara dhe suplementët. Xhenxhefili Xhenxhefili përdoret gjërësisht kundër problemeve me tretjen siç është konstipacioni, fryrjet,…
Edhe pasi u masakruan nga mediat serbe, pas gjesteve në mbështetje të Kosovës, Missi serb Irina Jovanka nuk ndalet! Në postimin e radhës në rrjete sociale, Irina ka vendosur të risjellë në vëmendje vuajtjet e kosovarëve, dhe t’i japë një shembull njerëzve që mërziten që nuk mund të udhëtojnë dot në këto momente, që pandemia e koronavirusit ka gjunjëzuar botën. “Nëse keni problem se nuk mund të udhëtoni dot, atëherë pyesni njerëz nga Kosova. Shumica prej tyre nuk kanë mundur të udhëtojnë për 20 vite me radhë. Përpiquni të kuptoni njëri-tjetrin,”– shkruan Irina Jovanka në rrjete sociale.
Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë shtuar dhe 18 persona të infektuar me COVID-19, ndërsa dy persona kanë ndërruar jetë. Numri i të shëruarve ka arritur në 25, ndërsa të vdekur në total janë 29 persona. Shkupi mbetet qyteti me numrin më të lartë të të infektuarve, ku janë diagnostikuar gjithsej 261 raste, ndërsa pas tij vjen Kumanova, ku janë zbuluar 130 raste deri më tani. Në vetizolim janë 10 414 qytetarë. Që nga përhapja e pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë infektuar 617 persona. Arben Agolli, mjek në Dibër, është një prej personave që është infektuar me COVID-19, por për…
Kontrolli teknik i automjeteve vazhdon të jetë i mbyllur për shkak të pandemisë të koronavirusit. Por nëse data e kontrollit teknik të automjeteve ka qenë gjatë ditëve kur shërbimi i SGS-së ka qenë i mbyllur për shkak të emergjencave, qytetarët janë të detyruar të qarkullojnë pa bërë kolaudimin dhe nuk do të gjobiten. “Për kontrollin teknik të mjetit, qytetarët duhet të interesohen te subjekti SGS. Nëse data juaj e kontrollit teknik ka qenë gjatë ditëve kur shërbimi ka qenë i mbyllur (13 Mars e tutje), mund të vijoni me qarkullimin e mjetit derisa të rinisë plotësisht shërbimin SGS e ku…
Karantina po i rikujton edhe njëherë Cristiano Ronaldos e partneres së tij, Georgina Rodriguez, se sa shumë e duan dhe kujdesen për njëri-tjetrin. Pasi pamë në Instagramin e saj modelen 26 vjeçare duke qethur yllin e Juventusit, këtë herë çifti i famshëm e kanë treguar në një tjetër mënyrë afrimitetin e tyre. Futbollisti i famshëm dhe bukuroshja argjentinase janë stërvitur sot bashkë. Teksa Georgina bënte vrap, Cristiano mbante telefonin dhe e filmonte, dhe e anasjellta. “Partnerja ime e bukur e stërvitjes,” shkruan CR7 në videon e publikuar në Instagramin e tij.
Italia ka shënuar 542 viktima dhe vazhdon të mbajë numrin e ulët të infeksioneve në 1194 të rinjë ditën e sotme. 95,262 është numri aktual i të infektuarve, ndërkohë që numri i të shëruarve ka arritur 2099 persona me total 26491 të shëruar.
Kastro Zizo e shfrytëzoi kohën e izolimit dhe distancimin social për të krijuar dhe solli para pak ditësh një album me këngë, të quajtur pikërisht “Karantina”, detajet për të cilin mund t´i gjeni këtu. Në lidhje me këtë projekt të ri por edhe me periudhën që po qëndron mbyllur në shtëpi, Kastro ka folur sot në një intervistë në emisionin “You & Me”, në radio NRG. Ndër të tjera ai tregoi dhe për mënyrën se si kolegët dhe këngëtarët e tjerë e kanë pritur albumin e tij, që është ndryshe nga çdo gjë që ai si artist por dhe tregu…
Kryeministri i vendit Edi Rama me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar se në lidhje me masat e reja shtrënguese për sa i përket frenimit të përhapjes së CoVid-19 po përgatitet për t’i dërguar në parlament.Sipas Ramës do të bëhen ndryshime në kodin penal & rrugor në mënyrë që të mbrohen qytetarët nga njerëz të pabindur. Po kështu Rama njofton se do të ketë edhe disa masa lehtësuese në ditët në vazhdim, por do të ndërmerren në përputhje me sigurinë e shëndetit të çdo qytetari.Kryeministri njofton se brenda 15 prillit do të kemi paketën e zgjeruar financiare dhe…
Koronavirusi ka paralizuar të gjithë rrjedhën e jetës dhe si rrjedhojë ka detyruar qytetarët të izolohen në shtëpi. Në disa vende, përfshirë edhe Shqipërinë, ata lejohen që të dalin vetëm për të bërë pazar, për të blerë ilaçe apo për të hedhur plehrat. Mirëpo, duket se disa qytetarë e kanë shfrytëzuar këtë liri-dalje për të eksperimentuar me veshjet e tyre dhe një shembull të tillë e ka ndjekur një pakicë e vogël në Australi. Në foto-galerinë e mëposhtme shikohen disa nga momentet më të “çmendura” gjatë hedhjes së plehrave.
Kreu i Task Forcës në luftën kundër COVID-19 në Shqipëri, Arben Gjata në një intervistë për RTV Ora deklaroi se prioriteti në këto momente është mbrojtja e mjekëve ë janë në frontin e parë të luftës, dhe se janë marrë masat e nevojshme për të gjithë ata . Arben Gjata: Ne kemi patur një parim që nuk e kemi ndryshuar. Ne mbrojmë padyshim personelin mjekësor. I kemi marrë të gjithë masat për t’i ruajtur mjekët. Deri tani kemi vetëm 41 mjekë të prekur pra një 10 përqind. Ndërkohë që mesatarja në vende të tjera është 13 përqind. Fatmirësisht kemi shumë…