Author: tirana

Gazetari Sokol Balla teksa moderonte emisionin e tij ‘Real Story’ në ‘News24 është kollitur disa herë, ndërsa vetë e ka kaluar këtë situatë me humor. Teksa bisedonte përmes një lidhje skype me Dritan Pasku, kirurg i kolonës vertebrale në Nottingham të Anglisë, Balla tha duke qeshur se shpreson që kolla e tij mos të ketë lidhje me koronavirusin. “Kolla ime shpresoj që s’ka lidhje me koronavirusin”, tha gazetari Balla.

Read More

Personi që shihni në foton e mësipërme është Erion Prifti, një qytetar nga Saranda që është dhunuar barbarisht nga biznesmeni Nexhip Sulejmani, djali dhe nipi i tij. I gjithë konflikti ka nisur për një leje ndërtimi që Bashkia Sarandë i ka dhënë biznesmenit për ndërtimin e një objekti i cili nuk respekton distancën me objektet e tjera të zonës. Objekti që po ndërton Nexhip Sulejmani i zë dritaret dhe ballkonet e shtëpisë të dhunuarit, çka ka sjell konfliktin mes dy palëve derisa në datë 4 prill 2020 biznesmeni bashkë me djalin dhe nipin i kanë dalë para Erion Priftit dhe…

Read More

Një shtetas amerikan është gjetur i pajetë ditën e sotme në apartamentin që kishte marrë me qira në Sarandë. Bëhet fjalë për 70-vjeçarin Robert Hood, nga Alaska. Lajmi është bërë me dije nga gazetarja e Sarandës, Shpresa Dine. Mësohet se i moshuari jetonte prej tri vitesh i vetëm në një apartament me qira, në Lagjen nr.1 në Sarandë. Prej tri ditësh, 70-vjeçari nuk po u përgjigjej telefonatave të njërit prej miqve të tij. Ai është shqetësuar dhe ka njoftuar Policinë, që së bashku me zjarrfikësit hynë në apartament, dhe e kanë gjetur të pajetë në shtratin e tij 70-vjeçarin amerikan. Trupi i…

Read More

Sejfulla Myftari ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Vizioni i Pasdites”, për të treguar më tepër mbi ditët e tij në vëtizolim. Me humorin që e karakterizon, Cekja u “ankua” se konsumon përditë ashure dhe si në çdo familje debatet nuk mungojnë si pasojë e qëndrimit të tepërt në shtëpi. “Kjo e shkreta u merua, se jam edhe me çunin dhe secili nga ne ka preferencat e tij. Dua mish me fasule, dua gjë tjetër, e më the të thashë. Kjo e shkreta gatuan dhe vetëm gatuan. U çamë duke ngrënë hashure, darkë më darkë hashure. Edhe zihemi!…

Read More

Pas përgjegjëses së Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino foli në Open edhe doktori i njohur Pëllumb Pipero. Pipero tha në Open se tashmë ka kaluar gjysma e parë e së keqes. ‘Situata në Infektim paraqitet komplekse. Ka nga ato pacientë që kanë problematikat e qëndrueshme por besoj se tashmë ka kaluar gjysma e të keqes së parë’- tha Pipero. A duhen lehtësuar masat?- e pyeti Eni Vasili. Besoj se masat tani duhet lehtësuar pak. Por ky vendim i takon qeverisë. Por besoj se fundi i prillit, fillimi i majit do na gjejë me…

Read More

Malësia e Madhe është ndër të paktat zona në Veri të Shqipërisë që nuk është prekur nga COVID-19. E gjendur mes dy vatrave të kuqë të përhapjes se virusit, Shkodrës dhe Tuzit në Mal të Zi, ajo ka mundur t’i rezistojë përhapjes së COVID-19 duke mos regjistruar deri tani asnjë rast pozitiv. Epidemiologu i Malësisë së Madhe, Riza Curraj, thotë se në ketë situate ka ndikuar jo vetëm zbatimi i masave të marra si pjesë e situatës së fatkeqësisë natyrore, por edhe vetë veçoritë e zonës së Malësisë. Meqenëse Malësia e Madhe nuk ka një popullsi të dyndur që jeton…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas inspektimit nga afër të mbajtjes së distancës sociale në markete ka zbitur sërish në terren ku është takuar me policët. Kreu i opozitës, mbrëmjen e sotme ka është takuar me disa efketivë të cilët ishin në shërbim pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë. Me maskë e me doreza, Basha shihet teksa komunikon me disa policë, ku uk mungon disanca 1 metër nga njëri-tjeri.

Read More

Të zhveshura nga çdo kompleksitet disa vajza nuk ngurrojnë për të realizuar çmenduri nga më të ndryshmet. Këta persona gjithmonë transmetojnë pozitivitet dhe të bëjnë për të qeshur. Përpiqen të shijojnë jetën me të papriturat e saj dhe nuk influencohen nga paragjykimet e njerëzve. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

Read More

Lehtësimi i masave do të bëhet gradualisht. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në komunikimin e pasdites me qytetarët në Facebook. “Këtu nuk bëhet fjalë për mbarimin e një lufte që po presim gjermanin e fundit të largohet dhe do këndojmë himnin. Do fillojë gradualisht hapja e makinave private. Por nëse ti e përdor makinën tënde që shkon në punë, për të bërë edhe gjëra të tjera, apo për të marrë edhe dikë tjetër me vete, atëherë ty të hiqet leja e drejtimit dhe të merret makina. Nuk bëhet fjalë për muaj, por për vite. Do të bëhemi gati edhe…

Read More

Kryeminsitri Edi Rama ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me qytetarët, ku u është përgjigjur pyetjeve që kanë ardhur prej tyre. Rama gjatë deklaratës së tij u shpreh se situata në spitale është inkurajuese, pasi janë vetëm 63 pacientë. “Mbështetje për ekzistencë nga ata që janë në pikë të hallit deri tek ata që janë më pak në hall, do të ketë. Kjo është shtëpia jonë e madhe, shteti. E ndjen arka e shtetit, njësoj si arka e shtëpisë. Masat ekonomike nuk janë të tmerrshme, por janë të nevojshme për të ekzistuar dhe marr frymë. Kur të hapen baret, do jetë…

Read More

Amerikani, Jack Dorsey dhuron një miliardë dollarë për luftën ndaj koronavirus. Jack Dorsey, shefi ekzekutiv i Twitter, është zotuar të dhurojë 1 miliard dollarë (800 milionë paund) për të financuar studimin e koronavirusit, që do të ndihmojë në zhdukjen e kësaj pandemie. Dorsey, i cili themeloi Tëitter-in në 2006 tha të martën se po dhuronte 1 miliard dollarë aksione të Square në një fond bamirës, të quajtur Start Small, për të financuar lehtësimin global të Covid-19. Dorsey, tha se donacioni ishte ekuivalent me rreth 28% të pasurisë së tij. Ai ka një pasuri prej rreth 3.9 bilionë dollarë, sipas Indeksit…

Read More