Author: tirana

Një incident ka ndodhur në orët e mëngjesit në Spitalin Infektiv ditën e sotme. Ajo është filmuar LIVE në kamera teksa ekipi i urgjencës po nxirte me barrelë nga autoambulanca një paciente të moshuar të dyshuar me COVID-19. Por teksa po e nxirrnin, një nga këmbët e pajisjes është mbyllur duke shkaktuar rënien e pacientes dhe rrëzimin e një prej pjesëtarëve të personelit. Gjendjen e pacientes e ndoqi me vëmendje edhe infeksionisti Tritan Kalo. Fatmirësisht e moshuara e shtruar tani në Spitalin Infektiv, nuk ka pësuar dëmtime.

Read More

Teksa Kuvendi i Shqipërisë pritet të vendosë për të liruar nga burgu një sërë të dënuarish apo të paraburgosurish për vepra të ndryshme penale, me qëllim uljen e numrit të tyre në vendet e vuajtjes së dënimit si masë për parandalimin e koronavirusit, deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho ka kërkuar zgjerimin e kategorive të të burgosurve, të cilët duhet të qëndrojnë në shtëpi për 90 ditë. Duke folur gjatë shqyrtimit të aktit normativ të qeverisë, për lirimin e përkohshëm të rreth 600 të burgosurve, Braho theksoi se duhet se duhet të liroheshin edhe paraburgosurit që akuzohen për vepra të…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një grafik të progresionit të sëmundjes pas rastit të 20 të konfirmuar dhe thotë se që sot nuk jemi me shumë viktima, është rezultat i mënyrës se si e kemi bërë luftën deri këtu. Ndaj kërkon që të vazhdohet kështu deri në fund, sepse rezultati varet vetëm nga ne të gjithë. TË GJITHA KANË RËNDËSINË E TYRE, PO MBI TË GJITHA SOT ËSHTË MBROJTJA E JETËS SË ÇDO SHQIPTARI DHE ECJA ÇDO DITË TË BASHKUAR, POPULL DHE SHTET, DREJT FITORES SË KËSAJ LUFTE QË NUK E ZGJODHËM, POR KEMI DETYRËN TA FITOJMË! *nëse sot jemi…

Read More

“Shtrimet kanë rënë, si në Spitalin Infektiv si në Spitalin tonë”. Kështu thotë mjeku pneumolog i spitalit “Shefqet Ndroqi” Arjan Mezini. Sipas tij, në spitalin COVID 2, kanë qenë 6 pacientë në terapi intensive, 4 janë në frymëmarrje të drejtuar dhe njëri është në intubim jo invaziv. Në një lidhje “Skype” për News24 ai shprehet pro rritjes së testimeve ndërsa shpjegon se pse janë të rëndësishme dhe analizat për imunitetin. “Praktika më e mirë do ishte testimi më i gjerë. E kam kërkuar testimin për imunitetit. Mjekët imunë mund të përdoreshin në vijën e parë. Analiza për imunitetin nuk është aq e…

Read More

Ndërsa kryeministri Rama pak më parë deklaroi se kryedemokratit Basha në gjithë situatën e krijuar me COVID 19 ka për t’i mbetur vetëm turpi dhe dështimi, ky i fundit injoron akuzat dhe kërkon zgjidhje për një tjetër problem. Kreu i PD-së përmes një statusi në Twitter i kujton kryeministrit se duhet të bëjë një detyrë kombëtare dhe kushtetuese: Të ndihmojë vëllezërit tanë në Luginën e Preshevës që po përballen me COVID 19. Lugina e Preshevës po përballet me pasojat e COVID 19. Për situatën e vecantë ku ndodhen, I bëj thirrje qeverisë të ofrojë asistencë shëndetësore përmes personelit mjekësor.. Ndihma…

Read More

Nga Margherita De Bac/ Të paktën një vit për ta gjetur vaksinën, atëherë fillon prodhimi: Evropa rrezikon të mbetet pas SHBA-së. Rezultatet e testeve të para italiane priten në mes të majit. Pse vaksina është kaq e rëndësishme? Është e vetmja zgjidhje e vërtetë afatgjatë kundër pandemisë Covid-19. Pasi të kemi kaluar fazën akute që po përjetojmë, do të na duhen “armë parandalimi të nevojshme për të formuar të ardhmen. Ne duhet të investojmë në këtë drejtim edhe nëse perspektiva për të pasur rezultate nuk është e menjëhershme “, thotë Gennaro Ciliberto, drejtor i shkencave të institutit të kancerit Regina…

Read More

Prezantohet paketa e zgjeruar e ndihmës financiare për bizneset. Kryeministri Edi Rama ka bërë publikë një serë biznesesh të vogla që nuk kanë qenë pjesë e listës së parë, që do të përfitojnë nga paketa financiare e qeverisë. Këto biznese nuk janë të mbyllura me vendim qeverie, por aktiviteti i tyre ekonomik është reduktuar ndjeshëm si pasojë e masave të ndërmarra. “Biznese të tjera të vogla të regjistruara si taksi, servise makinash, lavazhe, rrobaqepësi, mobileri, bojaxhi, hidraulik, elektriçist, fizioterapi, agjenci udhëtimi, etj., do të përfshihen në paketën e zgjeruar. Paketa e Zgjeruar do të adresojë me një bonus lufte edhe…

Read More

Nga Alexei Bayer Koronavirusi i ri, është veçanërisht i rrezikshëm për njerëzit që vuajnë nga sëmundje të mëhershme kronike. Por ai godet gjithashtu më shumë, vendet që kanë tashmë qeveri të këqija. Virusi, kudo që ai shfaqet, ka një aftësi mbresëlënëse për të nscjerrë në pah çdo të metë në shoqërinë dhe ekonominë e një vendi. Fillesa e kësaj pandemie mund të ketë qenë një lloj “mjellmë e zezë”, pra një ngjarje që nuk mund të ishte parashikuar dot. Por nga ana tjetër, nuk kishte asgjë të paparashikueshme në mënyrën se si u përhap ajo me shpejtësi. Kina Pandemia nisi…

Read More

sh deputetja e PD Jorida Tabaku në një lidhje të drejtpërdrejtë me Skype në “News 24” deklaroi se ajo që po bën kjo qeveri me popullin e saj në këtë kohë të virusit Covid-19, është për t’u pasur zili edhe nga Enver Hoxha. Tabaku u shpreh se skema e qirave është kontradiktore dhe antikushtetuese, duke mos u respektuar e drejta e pronës. “Garancia sovrane ka mbetur e vetmja mënyrë. Këta rrisin gjithmonë pagat si propagandë. Fondi i garancisë u prropagandua 100 milionë euro dhe në fakt është 90 milionë euro. Biznesi sot ka nevojë për cash e për likuiditet e…

Read More

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar shtyrjen e afatit të pagesave të qirave për familjet që jetojnë në banesa sociale si dhe shtyrjen tarifave vendore për biznesin e vogël. Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme online është shtyrë pagesa për muajin prill dhe maj, teksa pagesa e tyre do të bëhet në përfundim të kësaj situate në mënyrë proporcionale për periudhën e mbetur të vitit 2020. Ndërkohë, është shtyrë për tre muaj, prill- qershor edhe tarifa vendore për biznesin e vogël që është mbyllur me vendim qeveria për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.

Read More

Të martën, një panel prestigjioz shkencëtarësh i është drejtuar Shtëpisë së Bardhë duke u shprehur se koronavirusi nuk do të largohet pasi të ngrohet moti. Kjo deklaratë vjen si kundërshti e asaj të Presidentit Donald Trump i cili ditë më parë u shpreh se “kur koha të ngrohet, koronavirusi mrekullisht do largohet”. Por këtë e ka mohuar paneli në fjalë i shkencëtarëve, ku në një letër drejtuar Shtëpisë së Bardhë thuhet se koronavirusi nuk do largohet edhe pasi koha të ngrohet. Në letrën e tyre, anëtarët e një komiteti të Akademisë Kombëtare të Shkencave kanë thanë se ekzistojnë disa prova…

Read More

Partia Demokratike ka vënë në dispozicion sot të dhëna përmes të cilave tregon refuzimet për pagën e luftës. Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku deklaron se janë mijëra refuzime për pagën e luftës dhe se rezultati sot është tragjik, pasi mijëra shqiptarë, kryefamiljarë dhe prindër fëmijësh, janë të papunë, pa rrogë, pa të ardhura ndërsa qeveria vazhdon të furnizojë PPP-të me milionat e zakonshëm sikur asgjë mos të ketë ndodhur. Sipas saj, qeveria duhet urgjentisht t’i japë fund diskriminimit të familjeve dhe shqiptarëve në nevojë për të mbrojtur favoret dhe paratë e oligarkëve. DEKLARATE E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU Prej disa…

Read More