Inflacioni për muajin mars u rrit në 2.1%, nga 1.2% që u llogarit për muajin shkurt. Instituti i Statistikave publikoi raportin mbi indeksin e çmimeve të konsumit, sipas të cilit rritja vjetore e çmimeve në muajin mars është ndikuar kryesisht nga grupi “ushqime dhe pije joalkoolike” me 1.72%, pasuar nga grupi “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.34%. “Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin mars 2020 është 2.1%. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1.1%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin mars 2020, krahasuar me shkurt 2020, është 0.6%”, thuhet…
Author: tirana
Është shtyrë Samiti i Zagrebit mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, i planifikuar të mbahej më 7 maj për shkak të pandemisë. Kryesia kroate e Këshillit të Bashkimit Europian njoftoi dje se po shtyn të gjitha takimet joformale të Presidencës kroate të planifikuara të zhvillohen në Kroaci deri më 15 maj. Për Samitin e Zagrebit do të vendoset një datë e re në qershor në marrëveshje me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, nëse situata me Covid-19 e lejon. Në njoftim thuhet se nëse nuk mundet as në data e mëtutjeshme atëherë do të sugjerohet zhvillimi i takimit me video-lidhje…
“Novavax Inc” njoftoi sot se ka identifikuar një kandidat të ri për vaksinën koronavirus dhe do të fillojë testet te njerëzit në mes të majit. Kompania e bioteknologjisë me qendër në Maryland tha se substanca e saj që rrit imunitetin e trupit, “Matrix-M”, do të përdoret me kandidatin për vaksina, “NVX-CoV2373”, për të përmirësuar përgjigjet imune, sipas “Reuters”. Këto substanca nxitëse imuniteti përdoren kryesisht për të bërë të mundur që një vaksinë të shkaktojë një reagim të fortë imunitar, duke përfshirë një prodhim më të madh të antitrupave dhe mbrojtje më të gjatë ndaj infeksioneve virale dhe bakteriale. Sipas “Novavax”,…
Pyetja që ka tani e gjithë bota është: Kur do të marrë fund e gjitha kjo? Përgjigjja në fakt varet nga paqartësi që kemi ende lidhur sëmundjen që shkakton koronavirusi, përfshirë edhe dilemën nëse mund ta infektohemi më shumë se një herë dhe sa kohë do t’u duhet shkencëtarëve që të dalin me vaksinën. Kostoja dhe përfitimet e një izolimi të zgjatur dhe se çfarë mund të përballojnë vendet e ndryshme, si nga pikëpamja ekonomike ashtu edhe politike, janë gjithashtu faktorë. Pra, si do të përfundon e gjitha kjo? Ekziston një konsensus se pandemia do të përfundojë vetëm me vendosjen…
Në Wuhan, një qytet kinez me 11 milionë banorë, në mes të dhjetorit 2019 u verifikuan një seri rastesh që atëherë përcaktohet si një “polmonit nga shkaqe të panjohura”. U deshën javë për të izoluar agjentit përgjegjës të këtij polmoniti që në fillim të 2020 do të njihej si një formë virale e koronavirusit. Koronavirusi është një familje virale me një rëndësi kilinke të zvogëluar për popullatën e përgjithshme, pasi deri tani ishte e lidhur me sëmundje Jo të rënda (si ftohja) Dhe pak të përhapura nga pikëpamja e ngushtë epidemologjike (SARS dhe MERS, respektivisht në 2004 dhe 2012). Përhapja…
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në një lidhje të drejtpërdrejtë për rubrikën Opinion në ”News24” i është përgjigjur opozitës lidhur me rritjen e testimeve. Spiropali shprehet se opozita ka qenë në gjumë gjatë kësaj kohe të koronavirusit dhe propozimet e saj bien ndesh me vendimete Komitetit Teknik të ekspertëve. Po ashtu ajo thotë se opozita ka qëllime politike dhe dezinformon qytetarër, duke e cilësuar Berishën si udhëheqës të strategjisë së tyre. ”Opozita këmbëngul për testime masive dhe kaq nuk mjafton? Nuk kemi ndërmend të dëgjojmë sugjerime nga divani që në këtë periudhë ka qenë në gjumë.…
Vendet që kanë praktikuar ndërvite vaksinën e tuberkulozit janë 6 herë më pak të rrezikuara nga koronavirusi. Ky është përfundimi që ka nxjerrë një studim. Vaksina Bacillus Calmette-Guérin (BCG) u shpik një shekull më parë dhe i jep mundësi imunitet trupit të luftojë infeksionet bakteriale dhe tuberulozin. Por kjo vaksinë ka edhe përfitime të tjera. Studimet e mëparshme kanë zbuluar se njerëzit që kanë marrë këtë vaksinë, që kushton më pak se 30 paund, kanë sistem më të përmirësuar të imunitetit dhe të jenë të mbrojtur nga infeksionet. Për shembull studimet tregojnë se njerëzit të cilët kanë marrë vaksinën BCG…
Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia tha sot se numri i ulët i testimeve fsheh realitetin e përhapjes së virusit. Në një deklaratë për mediet, Spahia tha sot po bëhet një muaj që kur në Shqipëri u zbulua rasti i parë me COVID-19. “Ky muaj i vështirë ka provuar në mënyrë të përsëritur se qeveria ishte e papërgatitur për të përballuar krizën e krijuar nga koronavirusi. Shqipëria kishte pak kite për të testuar sa më shumë të dyshuar, sepse qeveria veproi me shumë vonesë për t’i siguruar, pavarësisht thirrjeve tona të hershme. Në përpjekje për të mbuluar dështimin në furnizimin e…
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj ka inspektuar nga afër punimet që po bëhen për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmeti në Thumanë. Kryeministri premton se sapo të fitojmë luftën me koronavirusin të gjithë ata që janë në çadra apo në shtëpi me qera do të kthehen në shtëpi të reja. “ THUMANË – NISIM RINDËRTIMIN *të gjithë ata që janë në çadra a në shtëpi me qera, do t’i kthejmë në shtëpia të reja, më të mira, më të forta e më të bukura dhe pasi të fitojmë luftën që na ka zënë…
Ardhja e pranverës mund të na shkaktojë dyshime që një teshtimë mund të jetë shenjë e alergjisë apo koronavirusit. Ajo që e bën edhe më të vështirë është se disa njerëz mund të jenë asimptomatikë, që do të thotë se ata akoma mund të përhapin Covid-19 pa e ditur atë. Ekzistojnë gjithashtu raporte për simptoma të tjera, të cilat mund të tregojnë se keni koronavirus. A është teshtima një simptomë e koronavirusit? Koronavirusi mund të përhapet përmes pikave që vijnë nga kollitja ose teshtitja. Teshtitja në vetvete nuk është një simptomë e koronavirusit. Por duhet të dini se megjithëse nuk…
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, jep një tjetër lajm të mirë, lidhur me të infektuarit me koronavirus. Manastirliu shkruan në “Facebook” se janë shëruar nga ky virus i rrezikshëm edhe 5 mjekë e infermierë të tjerë, duke e çuar në 27 numrin e punonjësve shëndetësorë, që kanë mposhtur COVID-19. Mesazhi: Lajm i mirë 🙏 Mes 5️⃣ personel shëndetësor janë shëruar ✅ Gjatë 24 orëve të fundit një mjeke dhe katër infermierë janë shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në #IShP ✅Shkon në 2️⃣7️⃣ numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruar nga 🤜#COVID19🤛 Deri tani 1️⃣5️⃣4️⃣ qytetarë dhe staf…
Instituti gjerman për Virologjinë Robert Koch po kërkon vullnetarë që përdorin smartwatch dhe janë të gatshëm t’i vënë në dispozicion të dhënat e tyre për të ndihmuar në mospërhapjen e virusit. Sigrun Späte nga Dortmund e mban pothuajse gjithmonë me vete orën e saj Smartwatch. Por tani të dhënat që mat dhe regjistron ora si pulsi, rrahjet e zemrës, hapat apo fazat e gjumit Sigrun Späte nuk i mban më vetëm për vete por ia vë në dispozicion Institutit gjerman për Virologjinë Robert Koch (RKI). “Unë dua t’u ndihmoj shkencëtarëve që të mbledhin sa më shumë të dhëna që të…