Kryeministri Edi Rama u ka vënë kapak zërave se po arrihet një periudhë paqeje mes tij dhe presidentit Ilir Meta. Ky i fundit është distancuar tërësisht nga sulmet dhe në shumë raste nuk kanë munguar elozhet ndaj qeverisë. Dje ishte shefi i qeverisë ai që tregoi qartë se marrëdhëniet mes tyre duket se po shkojnë drejt normalitetit. “Presidenti ka bërë detyrën e tij. Ka thënë gjërat e duhura për njerëzit. Ka ndihmuar me sa ka pasur mundësi dhe faktikisht, sa i takon kësaj lufte, nuk kam absolutisht asgjë që nuk jam në dakordësi me presidentin”, tha ai. Duke folur në…
Author: tirana
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj parashikon se në fund të muajit të majit mund të kemi hapje të të gjitha bizneseve, funksionim i të cilëve është paralizuar nga COVID-19. Denaj u shprehet se, fillimisht do të merren vendim për hapje të pjesshme për disa kategori për të arritur që në fund të majit, të gjitha bizneset të jenë aktive. Një deklaratë të tillë nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, u bë në një kohë kur tha ajo po diskutohet dhe një paketë e dytë ndihme financiare për bizneset, ku do të përfshihen dhe ato të mesme dhe të…
Këngëtari i muzikës popullore Bujar Qamili ka folur mbi atë që po përjeton Shkodra, e konsideruar si ‘vatra e nxehtë’ e koronavirusit. Në një lidhje me Skype, me emisionin “Vizioni i Pasdites”, me humor, Qamili tha se shkodranët e pësuan në minutën e fundit, si Vllaznia. “Ne shkodranët në fund e hëngrëm. Edhe ne si Vllaznia, në minutë të fundit. Është hera e parë në jetën time që kam qëndruar kaq shumë dhe kaq gjatë në shtëpi. Ne artistët i kemi të përjavshme udhëtimet jashtë shtetit udhëtime dhe na ka bërë mirë që të qëndrojmë afër familjes. Nuk duhet të…
Shkodra është qyteti i dytë me numrin më të lartë të të infektuarve në Shqipëri. Tirana është në krye me 181 raste, ndërkohë që ‘kryeqyteti i veriut’ ka 44. Situata atje paraqitet problematike, ndërkohë që ka reaguar dhe ish-kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli. Ajo ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram, ku duket e shqetësuar për situatën në qytetin e saj. “Me sytë nga Shkodra”, shkruan ajo krahas fotos.
Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo ka reaguar pas një foto-montazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, ku portretin Ismail Qemalit në kartëmonedhën 500 lekëshe e kanë zëvendësuar me portretin e tij.Mjeku Kalo shkruan se Babanë e Kombit nuk mund ta zëvendësojë dot kurrë portreti i tij. “Babanë e Kombit nuk do të mundet t’a zëvëndësoj kurrë portreti im në kartmonedhën 500 lekshe, kurrë…. NËSE në të ardhmen do vijoj të jem gjurmëlënës në kujtesën e POPULLIT tim për kontributin e derimëtashëm socio-profesional, një gjë e tillë do më bëj të ndihem i vlersuar dhe i lumtur… “Omen est nomen” (…
Në Greqi, Shoqata Kombëtare Farmaceutike shprehet kunder testimeve masive. Ajo thekson se në fazën që ndodhet virusi, farmacistët të mos bëjnë furnizime me teste diagnostikuese të COVID-19 , duke i njoftuar paralelisht komunikimet e Profesorit të sëmundjeve infektive, Sotiris Tsiodras. Njëlloj si në Shqipëri edhe në Greqi shoqata dhe mjekët janë kundër testimit masiv, pasi siç theksohet në komunikatë, ka shumë testë fallco pozitiv apo fallco negativë që mund të sjellin pasoja të rënda për përhapjen e virusit, ndaj edhe nuk sygjerohen testet masive por ato molekulare në laborator per ata qytetare qe kane simptoma. ‘Një rezultat pozitiv mund të…
Nga Ilir Beqaj Sot jemi në ditën e 31 të epidemisë së COVID në Shqipëri. Zakoneve të reja të përditshme, krejt të ndryshme nga të mëparshme, i është shtuar edhe ndjekja çdo moment e të dhënave të epidemisë së COVID 19. Për fat të mirë informacioni është i bollshëm dhe i lehtë përt t’u gjetur. Sa të vdekur, sa pozitivë të rinj, sa të shëruar, sa në reanimacion, sa janë personel shëndetëtsor, sa testime janë bërë, etj. E dhëna e parë që mësojmë të gjithë është sa janë rastet pozitive. Sot, në Shqipëri janë 383 raste. Por çfarë na thotë…
Këngëtarja e njohur nga Kosova, Filloreta Raçi ka treguar me anë të postime në rrjetet sociale se gëzon një raport të ngushtë me nënën e saj ndonëse disa herë i ka ndodhur dhe që të debatojë me të. Ndërsa së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit një foto në llogarinë e saj ku tregon se çfarë raporti gëzon me babain. “Heroina e babit”, shkruan babai i Fifit, mesazh ky që me siguri e ka emocionuar këngëtaren. Raçi ka treguar se është shumë e lidhur me familjarët e saj dhe se ata janë njerëzit më të rëndësishëm për të./revistaëho.com
Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka shpërndarë në profilin e tij një video nga një lagje në periferi të Parisit ku ai ka shkuar personalisht dhe duke ecur në këmbë përshëndet qytetarët që ndodhen në ballkonet e shtëpive të cilët e duartrokasin. “Faleminderit të gjithëve, këtu në Pantin si kudo në Francë, që shpëtoni jetë duke qëndruar në shtëpi”, shkruan Macron mbi video.
Duam apo s’duam ne, Instagram-i është kthyer në një ndër format më të përdorura ose të pëlqyera të marketingut për personazhet e njohur shqiptarë dhe jo vetëm. Ky rrjet social, i cili është më i përdoruri dhe më i preferuri nga të gjithë dhe këtë nuk e themi ne, por sondazhet e shumë të realizuara, tashmë nuk shërben vetëm për të postuar thënie të ndryshme, selfie apo për të treguar se çfarë po ha, por është shndërruar në një mjet të fuqishëm biznesi dhe reklamimi. Tashmë është bërë trend që numri i ndjekësve në këtë platformë është sukses më vete…
Në kohën kur shqipëria vazhdon të jetë e izoluar për shkak të koronavirusit, kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh motivues për qytetarët shqiptarë. Në facebook, Rama shkruan se Shqipërai do të fitojë këtë luftë. “Jeni super, ju dua shumë. Shqipëria do ta fitojë këtë luftë. Mos e harroni kurrë: zoti i shqiptarëve është i madh”.
Karantinimi në shtëpi si pjesë e masave parandaluese të pandemisë së COVID-19 ka edhe aspektet e saj pozitive dhe momente shumë gazmore. Duke qenë se shumica e shteteve kanë pezulluar aktivitete të ndryshme ku përfshihet dhe procesin mësimor, kjo e fundit është duke u zhvilluar në platformat online. Mësuesit lidhen me studentët përmes platfomave të ndryshme me video ku zhvillojnë dhe mësimin. Një mësues në Argjentinë, teksa shpjegonte leksionin, bashkëshortja e tij futet në dhomë e zhveshur pa e ditur se ajo do të dilte në kamera. Kjo ka shkaktuar shumë të qeshura nga studentët. Ndërkohë që videoja e profesorit…