Ish-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur sot për situatën e Koronavirus në Kosovë. Në një lidhje direkte me emisionin “Vizioni i Pasdites”, Haradinaj është ndalur edhe tek marrëdhënia që ka me Kryeministrin Edi Rama. I pyetur nëse ka komunikuar me të dhe si i ka parë zhvillimet në Shqipëri, Haradinaj u shpreh se prej kohësh nuk flet me të. “Me thënë të drejtën kam një ndërprerje në komunikim, ka një kohë të gjatë, prej rrethanave të tjera. Nuk kam arritur me e rikthy. Jam interesuar për gjendjen përmes plot kanaleve, në raste të caktuara komunikoj me presidentin Meta por…
Author: tirana
Një model mashkull që arratisej nga dretësia britanike, është kapur së fundmi rreth 6,000 mijle larg në Kamboxhia, pasi tallej me policinë duke postuar foto të stilit të jetesës prej ‘playboy’. 31 vjeçari Terrence Murrell ishte arratisur fillimisht nga Britania drejt Bali në Indonezi, para se të dilte në gjyq për trafik ilegal steroidësh. Por në vend që të fshihej gjatë arratisë, Murrell provokonte policinë duke postuar vazhdimisht foto të aventurave të tij në rrjetet sociale. Në një prej fotove të tij ai komentonte: Jam më i keqi këtu në Bali”. Ai postonte gjithashtu foto nga pishina, duke u stërvitur…
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tani rekomandojnë që të gjithë amerikanët të venë maska të bëra në shtëpi kur dalin në publik, për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Por Trevor Logan, një profesor i ekonomisë në Universitetin Shtetëror të Ohio-s, nuk do ta ndjekë këtë udhëzim. “Ne kemi shumë shembuj të kriminalitetit që supozohet të jenë vepra të burrave me ngjyrë në përgjithësi”, tha Logan, i cili është vetë me ngjyrë, për CNN. “Dhe pastaj ne kemi këshillën për të dalë në publik me diçka që … sigurisht që mund të shihet si kriminale ose e padrejtë, veçanërisht…
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me pyje në malin e Krujës. Zjarri është në afërsi të fshatit Rranxë dhe sipërfaqja që po digjet është me dhjetra hektarë, ndërsa tymi ka mbuluar të gjithë zonën. Ndërhyrja e zjarrfikëses është e pamundur për shkak të mungesës së rrugës. Dyshohet se zjarret janë të qëllimshme për të hapur kullota ose parcela për qëllime të jashtëligjshme. Kërkohet ndërhyrje nga ajri për shuarjen e flakëve.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka deklaruar në emisionin ‘Ilva Now’, se është duke u diskutuar për një paketë të dytë ndihme nga qeveria për bizneset. “Është shumë herët pasi është duke u diskutuar, por besoj se brenda këtij muaji do të dalim në përfundime”, deklaroi znj. Denaj. Për punonjësit e bizneseve të vegjël, ministrja e Financave tha se u është alokuar paga minimale. brenda gjysmës së parë të muajit prill do të përfundojmë të gjitha pagesat për muajin mars.
Në këto ditë karantine, i vetmi vend ku mund të kalojmë kohë, është shtëpia jonë. Ja disa nga aktivitetet më të mira për t’u kryer në shtëpi në bazë të shenjës zodiakale. Dashi Sigurisht që aktiviteti më i mirë që mund të kryesh në shtëpi është pastrimi, pasi të pëlqen të shohësh gjithçka në rregull dhe shtëpia jote të shkëlqejë, pastaj të hapësh një shishe vere. Demi Mënyra më e mirë për t’u relaksuar brenda shtëpisë është të kujdesesh për lulet e tua, pasi me siguri i ke disa në shtëpi. Shenja jote është shumë delikate dhe ka nevojë për…
Ish banorja e Big Brother Françeska Jaçe është vënë sërish në qendër të vëmendjes. Këtë herë ajo ka pozuar në natyrë vetëm me një palë reçipeta në ngjyrë të kuqe, ndërsa shpatullave ka hedhur një xhaketë xhins. Françeska duket shumë në formë, ndërsa pozon në natyrë dhe krahas fotos shkruan: “Liri e kufizuar” Atë e shohim shpesh të pozojë në rrjetet sociale ku shpesh herë ka postuar foto mjaft provokuese, duke u shfaqur gjithnjë e më e guximshme. Krahas fotos të shumta kanë qenë komentet e miqve dhe ndjekësve të saj, të cilët e kanë komplimentuar.
Edhe nëse jemi në gjendje ta luftojmë pandeminë e koronavirusit, efektet e saj ka të ngjarë të nxisin një rikonceptim të mënyrës sesi bota bën biznes. Tronditjet që po pësojnë zinxhirët e furnizimit global ka të ngjarë të reagojnë për t’u mbrojtur. Konflikti tregtar SHBA-Kinë nuk është zgjidhur dhe mund të rikthehet në çdo moment. Kompanitë nuk mund ta marrin më si të mirëqenë se angazhimet tarifore të parashikuara nga Organizata Botërore e Tregtisë do të parandalojnë rritje të papritur të proteksionizmit. Mekanizmi i mosmarrëveshjeve të OBT-së nuk punon më! Në të njëjtën kohë, Covid-19 ka ekspozuar atë që shumëkush…
Ka nisur evakuuimi i shqiptarëve që ndodhen prej së premtes mes kufirit shqiptaro grek në Kapshticë. Mësohet se në një nga hotelet e qytetit të Korçës do të akomodohen 27 persona për 14 ditë. Sakaq, bëhet me dije se shpenzimet për 27 shqiptarët do të mbulohen nga Këshilli Koordinues i Diasporës. Kujtojmë që dje kryeministri Edi Rama theksoi dje se ata që nuk janë rezidentë në Greqi do të futen në vendin tonë dhe hotelin do ta paguajnë vetë. Kurse ata që janë rezident në shtetin fqinj nuk do të lejohet të kalojnë. Ndërsa theksojmë që emigrantët shqiptarë, nuk janë lejuar…
Hithra është e pasur me vitamina dhe minerale, ndër të cilat veçojmë hekurin. Foto: Flickr Anemia është një sëmundje që shkaktohet nga mungesa e hekurit ose si shenjë shoqëruese e një problemi tjetër shëndetësor. Simptomat e anemisë përfshijnë lodhjen, rënien e flokëve, takikardinë e të tjera. Ilaçet dhe kurat farmaceutike janë të shumta. Por duhet të keni kujdes nga suplementët e hekurit. Kujdesi nis duke mësuar më shumë për efektet anësore të këtyre suplementëve. Hekuri shkakton oksidim në organizëm që sjell probleme në tretje. Sipas të dhënave të AgroËeb.org, për të parandaluar një problem të tillë duhet të rrisni konsumin…
Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karçanaj, zv.drejtori Daniel Shima si dhe 13 punonjës të tjerë të këtij institucioni, dhuruan sot gjak për fëmijët talasemikë. Ky gjest human vjen pas raportimeve për mungesën e rezervave të gjakut në këto ditë të vështira karantinimi kur vendi ynë po përballet me coronavirusin. “Në luftën kundër COVID 19, kurrsesi nuk duhen harruar ata që e kanë luftë çdo ditë të jetës dhe kanë nevojë të vazhdueshme për gjak. Për ne është thjesht një gjest solidar, ndërsa për ata fëmijë është vetë jeta”, tha Karçanaj. Pandemia e Koronavirusit ka vështirësuar…
Profesori dhe mjeku Pëllumb Pipero ka bërë me dije se historia e koronavirusit mund të mbyllet ne muajin qershor. Në një lidhje me “News 24” Pipero theksoi se duhet të vazhdojmë të tregohemi të kujdesshëm dhe ka shtuar se ky është fillimi i fundit. “Duhet që të vazhdojmë që të kemi shumë kujdes. Unë e kam thënë se me uljen e personave të prekur, masat do të ngadalësohen. Ky është fillimi i fundit. Kjo histori mund të mbyllet nga fundi i qershorit. Duhet modeomos që gjithë rajoni të jetë i qetë që edhe Shqipëria të jetë e qetë. Shkenca po…