Zaimina Vasjari ka këshilluar femrat në Instagramin e saj këtë të martë, për ditët e qëndrimit në shtëpi! Me një foto nga karantina, ajo ka treguar sesi duhet të duket një femër tani që po qëndron më shumë kohë se kurrë me burrin në karantinë. Zaimina shprehet se pas punëve dhe kujdesit për fëmijët, e rëndësishme është që të kujdesesh edhe për veten dhe veçanërisht për pamjen. “Pra, ti lan, shpëlan, gatuan, merr pluhurat, hekuros, ke dhe një fëmijë që do shumë përkujdesje dhe dashuri poor kurrë mos harro të duash dhe veten dhe të kujdesesh për të. Mos u…
Author: tirana
Një banesë është përfshirë nga flakët këtë të martë në një fshat të Laçit. Ngjarja ka ndodhur në mëngjes në Sanxhak, ndërsa lajmi është mësuar nga qytetarët të cilët kanë dërguar në rubrikën “Kallëzo” në Tvklan.al video nga ngjarja. Siç duket nga pamjet, banesa e përfshirë nga zjarri është ngjitur banesave të tjera. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar zjarrfikësja e cila ka bërë të mundur fikjen e flakëve. Sipas qytetarëve, edhe pse zjarrfikësja ndodhet shumë pranë vendit të ngjarjes është vonuar rreth 30 minuta. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka asnjë person të lënduar pasi pronari i shtëpisë nuk…
Ditën e sotme, në një lidhje ‘skype’ për emisionin “Rreze Dielli” ishte këngëtari Kastro Zizo. Kastro do të bëhet sërish baba dhe teksa fliste për albumin e ri “Karantinë”, foli pak edhe për emrin e bebes. I pyetur nga gazetarja Suada Daci nëse do të jetë një emër i përafërt me Koronavirus apo Covid-19, ashtu si shumë njerëz të gjithë botën po e bëjnë trend vendosjen e emrit të fëmijës së tyre, Kastro me shaka shprehet se është diçka e përafërt. Mos më thuaj që bebin do ta quash Covid? “Më vjen keq që ma zbulove surprizën, por me pak…
Një shqiptarë i prekur nga Covid-19 në Itali ka regjistruar një video ku tregon simptomat që po kalon nga virusi vdekjeprurës. Ai shpjegon se edhe pse ka një fizik të fortë dhe është marrë shumë me palestër kjo nuk e ka frenuar që koronavirusi ta lodhë aq shumë saqë ai e krahason sikur të kishte marrë dy plumba. Ndër të tjera emigranti shqiptarë flet edhe për masat e marra nga kryeministri Edi Rama në Shqipëri duke thënë se ato janë të duhura dhe se duhen respektuar. Sipas tij askush nuk duhet të bëjë trimin me këtë virus pasi ai nuk…
Ndërkohë që koronavirusi vazhdon të përhapet në të gjithë globin, duke shkaktuar izolim dhe frikë, shkencëtarët po bëjnë të pamundurën për të përcaktuar se nga ka ardhur koronavirusi SARS-CoV-2. Edhe pse deri më tani ekspertët nuk i kanë të gjitha përgjigjet, ata kanë hedhur poshtë teoritë që pretendojnë se virusi është një sëmundje e bërë nga laboratori. Një studim i ekspertëve ndërkombëtarë ngre një mundësi të re në lidhje me origjinën e koronavirusit të ri, duke sugjeruar se ai mund të ketë qarkulluar në mënyrë të padëmshme mes njerëzve për shumë kohë para se të shkaktonte një pandemi të këtyre…
Në emisionin “Shqipëria Live”, me anë të një lidhjeje në “Skype” kryebashkiaku Adriatik Zotkaj, konfirmoi se në Njësinë Administrative Poliçan është konfirmuar një person me COVID-19 dhe si pasojë është detyruar që të marrë masa drastike. Duke qenë se Poliçani është qytet i vogël, thotë ai, jemi detyruar që të mbyllim të gjithë dyqanet për të ndaluar zinxhirin e përhapjes. Frika e Zotkaj qëndron në faktin se në të gjithë Poliçanin ka rreth 800 familje me anëtarë të sëmurë kronikë dhe nëse ata infektohen pasojat mund të jenë edhe fatale. Ndërkohë, nga krahu tjetër, Zotkaj konfirmon se me ndihmën e…
Dashi Nuk do jeni aspak ne humorin e duhur gjate kësaj dite dhe do përballeni me debate te forta me atë qe keni ne krah. Asgjë nuk do shkoje si e kishit menduar. Beqaret do hezitojnë paksa te takohen me dike, por ne fund do ju mbushet mendja plotësisht. Sektori i financave do iu nënshtrohet ndryshimeve rrënjësore. Gjendja do jete shume e mire se disa dite me pare. Demi Dite romantike kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do dashuroheni ashtu si ta ndjeni me partnerin tuaj. Për beqaret nuk do ketë asnjë surprize, kështu…
Muhamet Sallahi, 25-vjeç, është dënuar nga gjykata e Tiranës me 16 vite burgim për akuzën e “Vrasjes me dashje” ndaj 30-vjeçarit Holdi Hajdari. Sallahi është dënuar nga një trupë gjykuese e përbërë nga Ahmet Metaliaj, Bedri Qori dhe Vjollca Spahiu, të cilët në fund të gjykimit të dosjes penale vendosën të deklarojnë fajtor dhe dënuar me 24 vjet burgim Sallahin për akuzën e “Vrasjes me dashje” dhe “Plagosjes së rëndë me dashje”. Si pasojë e gjykimit të shkurtuar dënimi me 24 vite burgim është ulur nga gjykata në një dënim përfundimtar me 16 vjet burgim. Kjo ka sjellë që trupi…
Kina duket se ka fituar plotësisht betejën ndaj koronavirusit, COVID-19, pasi në 24 orët e fundit nuk ka asnjë viktima por vetëm 32 raste të importuara me koronavirus. Në total numri i të infektuarve është 81.740, i viktimave 3 331, ndërsa 983 janë rastet e importuara në total. Pikërisht sot Wuhan, qyteti prej nga nisi pandemia, ka hequr masat e fundit kufizuese. Duke nisur nga mesnata me orën vendase, ose ora 18.00 me orën tonë, do të rinisin fluturimet, do mund të dilet me makinë, me kushtin e vetëm që njerëzit të gëzojnë shëndet dhe të mos kenë pasur kontakte…
Avokati i njohur Spartak Ngjela në një postim në rrjetin social ‘Facebook’ ka dhënë mendimin e tij lidhur me çështjen e mbylljes së kufijve shqiptarë nga koronavirusi. “Kryeministri shqiptar duhet t’i qëndrojë me stoicizëm mbylljes së kufirit. Kush kërkon hapjen e kufirit shqiptar, po kërkon vdekjen masive të shqiptarëve”, shkruan ndër të tjera në reagimin e tij Ngjela. Postimi i Spartak Ngjelës Hyrjedaljet e kufirit shqiptar janë sot portat kastriotiane të Krujës së viteve 1444 – 1468. Nuk duhet të lejohet të hyjë askush. Shqipëria kërcënohen nga vdekja e hordhive të një virusi vdekjeprurës. Kryeministri shqiptar duhet t’i qëndrojë me…
Megjithëse nuk ka asnjë kërkim shkencor që tregon efektivitetin e tij, Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara kanë blerë pothuajse 30 milion doza hidroksilklorinë për trajtimin e pacientëve me COVID-19. Gjithashtu shumë vende të tjera në dëshpërim e sipër nga situate epidemike po zgjerojnë mundësinë e qasjes tek hidroksiklorina. “Kemi blerë një sasi masive prej 29 milion dozash. Ato po vijnë nga të gjithë laboratorët, tani po e prodhojmë këtu, pasi në rast se funksionon, ne duam ta kemi”, tha presidenti amerikan. Hidroksiklorokina, e njohur me emrin kikina, përdoret për të trajtuar malarien, lupusin dhe artritin. Megjithë përfitimet e…
Numri i viktimave në Britani deri më tani raportohet se është 5413. Edhe atje lufta me vdekjen ka marrë ritme të frikshme. Mediat britanike kanë publikuar disa pamje shokuese ku shihen pacientët teksa humbin betejën me jetën, ndërkohë që mjekët luftojnë për t’i shpëtuar. Imazhet e shkrepura në një spital në Londër tregojnë dhimbjen e madhe dhe luftën e madhe që bëhet nga stafi mjekësor. Mjekët e përshkruajnë situatën si të paimagjinueshme, duke theksuar se nuk do ta përballonin dot më ngarkesën, nëse do të kishte shtim të rasteve.