Mjeku Shqiptar Mario Ademaj, i cili është në vijën e parë të luftës ndaj COVID-19 në Chicago, ka bërë të ditur gjatë një interviste televizive se në zonën ku ai punon janë zhvilluar 10% e testeve që nevojiten. Sipas tij, tek personat me simptoma të vogla nuk po realizohet testi, por janë duke u ndjekur në shtëpi sikur të kishin COVID-19. “Unë jam në Chicago. Kam ardhur me familjen kur isha 7-vjeç. Me origjinë jam nga Pogradeci. U trajnova në Kaliforni, tani jam në një nga qendrat më të prekura nga COVID 19”,- tha Ademaj. “SHBA, edhe pse një vend…
Author: tirana
DASHI- Gjatë kësaj dite kënaqësitë që do përjetoni do jenë edhe më të mëdha nga sa i keni menduar edhe vete. Nëse jeni në një lidhje atmosfera do jetë elektrizuese dhe pasionante. Sot mund të merrni edhe vendime të rëndësishme sepse do jeni shumë te kthjellët. Ju beqarët nga ana tjetër do keni takime të cilat pas pak kohësh do marrin një kthesë më serioze. Ka shumë gjasa që të krijohen edhe lidhje afatgjata. Në punë Marsi do ju ndihmojë ta përmirësoni situatën me kusht që ju të lini pas krahëve ankthin dhe stresin. Në planin financiar do iu ndihmojnë…
Nga të dhënat e MSH-së bëhet me dije se në dy spitalet COVID në Tiranë aktualisht po marrin shërbim 74 pacientë. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 67 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 3 pacientë janë të intubuar. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Elbasan dhe Korçë.
Një boshllëk dijesh mbi origjinën e koronavirusit të ri që po shkatërron botën, ka siguruar terren për të gjitha llojet e teorive – nga fantastikja, tek e dyshimta deri tek e besueshmja. “Ishte një bio armë e prodhuar nga kinezët. Ushtria amerikane solli virusin në Wuhan. Rrjedh – si një xhind nga një shishe – nga një laborator në një aksident. Ai zuri rrënjë në një treg të kafshëve të egra në Wuhan”, janë këto disa nga teoritë. Shkencëtarët janë bashkuar përtej kufijve ndërkombëtarë për këto teori të dyshimta. E megjithatë, ata janë të ndarë në atë që dikur u…
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka pezulluar tenderin ndërkombëtar për dhënien me koncesion për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës. Nuk dihet ende nëse ndërtimi i këtij aeroporti do të fillojë brenda këtij viti. Shkak për këtë është bërë vendimi i APP-së për të anuluar të gjithë tenderat, përveç tenderave të lidhura me mbulimin e nevojave të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit. Në vendim përcaktohet se të gjitha institucionet shtetërore të pezullojnë çdo tender në proces ose të ri, përfshirë edhe procedurat e prokurimit me vlerë të vogël. Në situatën në të cilët ndodhet vendi ynë shumë projekte në buxhet janë…
Janë 6494 të vdekur në spitalet franceze që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit, me një rritje rekord prej 605 të vdekur vetëm në 24 orët e fundit. Këtij numri i shtohet edhe 2417 të tjerë që kanë humbur jetën në ambjentet hoteliere, për një total prej 8911 të vdekur. Lajmin e bën me dije minustri i Shëndetit Olivier Veran. Vazhdon trendi pozitiv për rastet e rënda, me një rritje të vogël të të shtruarve në reaminacion për të pestën ditë radhazi. Pacientët në reaminacion janë 7072, me një rritje prej 94 njësi më shumë se dje, ‘një indikator i…
Shpeshherë kemi dëgjuar se është kapur dhe arrestuar një keqbërës, fare mirë atë hetuesit mund ta kenë ngarkuar edhe me krime të tjera që nuk i kanë zbuluar ende. Kështu e paraqesin lehtësisht tek gazetarët si një kriminel të rrezikshëm nga i cili shpëtoi shoqëria. Por ky nuk është rasti i Ledjanit, 35-vjeçarit të lindur në Vlorë dhe të birësuar nga prindërit biologjik në një familje tjetër. Ai u arrestua në vitin 2014 si i dyshuar për ngritje skeme piramidale dhe mashtrimin e 900 personave. Por numri i “viktimave” është më i madh, gjë e cila pranohet lehtësisht nga ai…
Bashkia e Librazhdit ka bërë një reagim alarmant mbrëmjen e sotme duke publikuar disa pamje në njësitë e shërbimit në qytet ku njerëzit janë grumbulluar masivisht dhe pa ruajtur distancat me njëri-tjetrin. Bashkia shkruan në faqen e saj zyrtare se kjo është një çmenduri ndërsa pohon se nuk mund të arrestojë këdo që shkel rregullat por që do të mbyllë njësitë e shërbimit që nuk zbaton rregullat. Reagimi i plotë: Kjo është një çmenduri !!!Ne nuk mund të lejojmë që disa persona të papërgjegjshëm të na marrin në qafë të gjithëve për shkak të papërgjegjësisë tyre. Policia Bashkiake e cila…
Doktor Pëllumb Pipero në një lidhje me skype në emisionin ‘Open’ ka treguar të rejat më të fundit nga spitali infektiv. Pipero tha se gjendja në spitalin infektiv paraqitet komplekse. “Situata në spitalin infektiv është komplekse. Kemi 66 pacientë të shtruar në spital. Kemi nga ato që presin për të dalë nga spitali të shëruar.Kemi pacientë në gjendje të mesme dhe kemi pacientë në gjendje të rëndë. Kjo është një pandemi shumë e panjohur. Është një sëmundje tinzare pasi ta merr pacientin atëherë kur nuk e mendon. Me këtë virus nuk ka trimëri. Trimi është ai që qëndron në shtëpi”-…
Një tjetër rast i ri është konfirmuar këtë të hënë në Elbasan duke e çuar në 11 numrin e personave të infektuar me Covid 19. Personi i prekur është pronari i një restoranti në afërsi të Gjykatës së Elbasanit, raporton ABC. Në këtë restorant konfirmohet se kanë qenë të pranishëm dhe janë infektuar një pjesë e madhe e rasteve të konfirmuara pozitivë në Elbasan.
Kryeministri i Britanisë Boris Johnson, i infektuar me koronavirus, ka pësuar një përkeqësim të gjendjes shëndetësore duke bërë që mjekët ta shtrojnë menjëherë në terapi intensive. Pas zbulimit se ishte pozitiv me COVID-19, Johnson ishte i karantinuar në shtëpinë e tij, por mbrëmjen e djeshme u shtrua në spital pasi kishte nevojë për oksigjen. Ditën e sotme simptomat e tij janë përkeqësuar duke bërë që të shtrohet menjëherë në terapi intensive.
Në një kohë ku tubime, festa, grumbullime njerëzish, varrimet dhe dasma janë të ndaluara si pjesë e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, në veri të Kosovës, vetëm dy ditë pasi u konfirmuar rasti i parë me COVID-19, nuk kanë nguruar të zhvillojnë një dasmë. Një dasmë që në fakt ka rezultuar një “minë me sahat”, pasi prej saj deri tani kanë ndalë 24 raste pozitive, ndërsa pritet që numri të shtohet në ditët në vijim. Analisti Nexhmedin Spahiu në një lidhje live për Report TV, tha se kjo ka ndodhur në Zveçan të Kosovës, ku jeton komuniteti serb.…