Kreu i grupit të PS ka bërë me dije se Kuvendi pritet të mblidhet në seancë parlamentare javën e ardhshme, ku ndër të tjera do të kalojnë për miratim Aktet Normative të qeverisë që janë miratuar nga situata e pandemisë së COVID-19 si dhe disa marrëveshje për rindërtimin. Ndërkohë sa i takon masave që qeveria ka marrë, Balla e konsideroi paketën e ndihmës si përpjekje përtej mundësive. “Ky shtet po paguan më shumë se ç’ka këllqet e veta dhe sot jemi në ditët kur kemi filluar pagesat e luftës. Jemi i vetmi vend që po paguajmë përveç njërit prej familjarëve…
Author: tirana
I ftuar në programin “Rudina”, në Tv Klan këtë pasdite ishte gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion” Blendi Fevziu. Në këto ditë të vështira për vendin tonë, por edhe për gjithë botën, Fevziu ka qenë mbrëmjeve në transmetime direkte, duke informuar publikun në lidhje me situatën. Në lidhje me përjetimin e tij personal, ai u shpreh se nuk asnjë lloj shqetësimi për veten, por vetëm merak për babain dhe vajzën. Gjithashtu Fevziu tregoi se e kishte idenë që Shqipëria do bëhej pjesë e kësaj harte që në momentin e parë që ndodhi në Kinë sepse jetojmë në një botë të…
Në Shtetet e Bashkuara, ku numri i të infektuarve ka arritur në mbi 337 mijë dhe viktimat e regjistruara në mbi 9650 Shtëpia e Bardhë paralajmëron për javë të vështira në të ardhmen e afërt, por shton se kanë filluar të shihen tashmë përfitimet e distancimit shoqëror dhe të masave të tjera të marra për të ulur ritmet e infeksionit. Shtimi i numrit të të diagnostikuarve me koronavirus pritet të vërë para një sprove të vështirë sistemet spitalore në disa shtete amerikane brenda dy javëve të ardhshme: Presidenti Trump paralajmëroi për një javë të vështirë përpara, për rritje dramatike të…
Në një komunikim live në Dritare.net gazetarja dhe blogerja e seksit, Zhaklin Lekatari ka folur në lidhje me marrëdhëniet në çifte dhe jetën seksuale gjatë kohës së karantinës. Lekatari ka thënë se ende nuk ka studime që koronavirus mund të transmetohet përmes lëngjeve biologjike. “Nuk ka ende studime përsa i përket infektimit, përmes lëngjeve bilologjike, sekrecioneve të ndryshme, ose spermës. Por ka informacion përsa i përket marrjes së virusit përmes fekaleve. Kjo do të thotë se duhet të kemi shumë kujdes, që të ruajmë veten dhe partnerit” Zhaklin Lekatari: Përdorni lodrat e seksit, dhe teknologjinë për A duhet të kemi…
Insituti i Shëndetësisë në Itali ka paralajmëruar njerëzit për masat e marra kundër përhapjes së epidemisë Covid-19. Duke qenë se të gjithë po përpiqen të mbrohen sa më shumë, po “krijojnë” edhe mënyra të reja për të pastruar, duke përzirë ndonjëherë edhe detergjentët pastrues me klor. Mirëpo, sipas autoriteteve italiane kjo është një mënyrë tërësisht e gabuar. Përzierja e detergjentëve të pastrimit me klor nuk është aspak e rekomanduar, madje do ta përkeqësonte situatën. Këto përzierje janë shumë të rrezikshme për shëndetin, pasi mund të krijojnë substanca toksike me pasoja fatale. Për të parandaluar përhapjen e Covid-19, këshillohet që sipërfaqet…
Lei Kraja është një nga moderatoret e sportit më simpatike. Përveç pasionit për sportin, Lei bie në sy edhe për tiparet e theksuara brune. Por a ka ajo ndërhyrje në fytyrë? Lei i është përgjigjur së fundmi një ndjekësi që e pyet për buzët. “Deri më tani asgjë s’kam bërë! Dhe për momentin s’kam ndërmend. Nuk jam kundër. Kam plot defekte, po jam 100% bio”, shkruan moderatorja dhe postimin e shoqëron me një foto nga fëmijëria për të treguar buzët e plota.
Qyteza e Krumës në Bashkinë Has ka rekordin e të infektuarve në raport me popullsinë në vend, ndërsa për përhapjen fajësohet mosrespektimi i karantinës dhe pjesëmarrja masive në një varrim. Ndërkohë rastet e Tropojës duket se u izoluan më shpejt dhe në Kukës nuk ka pasur asnjë rast. Nga Bashkim Shala Një qytetar i Hasit humbi jetën për shkak të infektimit me SARS-COV-2, ndërsa 11 të tjerë raportohen të infektuar deri të hënën. Qyteza me një popullsi të rregjistruar prej 17 mijë banorësh, por me më pak rezidentë është kthyer në një prej vatrave me problematike në vend në raport…
Në emisionin e mëngjesit, ‘Ora shtatë’ në ekranin e ‘Klan Kosova’, këngëtari Robert Berisha ka treguar se si e ka kaluar kohën në qendrën e studentëve në Prishtinë, e cila është shndërruar në karantinë. Ai ka treguar se qëndrimi prej 14 ditësh në karantinë i ka bërë mirë sepse ka pushuar dhe ka ngrënë me orar. “Më ka bërë mirë sepse kam ngrënë ushqim me rregull. Të them të drejtën ende nuk jam mësuar me maska dhe me doreza, ende nuk po e di se si po shkon puna, po mendoj se çdo gjë është në rregull. Nuk e di…
Një tërmet është regjistruar sot në vendin tonë, ku lëkundjet janë ndjerë në Tiranë. Mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 2.8. Nga të dhënat e IGJEUM, bëhet e ditur se epiqendra e tërmetit ka qenë 6 km larg Bulqizës.
Nga Astrit Patozi Karantina të privon nga shumë të drejta, por jo nga fantazia. Fjala vjen, ti mund ta mendosh veten suedez e të pretendosh që jeta të vijojë normalisht, me restorante, dyqane e kinema të hapura, sepse COVID 19 është thjesht një grip si gjithë të tjerët. Nëse je edhe më trim se kaq, mund të kthehesh në australian e të mësysh plazhet, se koha nisi të ngrohë dhe detin nuk e kemi shumë larg. Kjo mund të shërbejë pastaj që të rebelohesh dhe të kërkosh tenxheret nëpër shtëpi që t’i përplasësh me sa ke fuqi në ballkon. Dhe…
Eugena Tomini, shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik thotë se, Shqipëria është në nivelin e mesatares së Evropës sa i takon përqindjes së numrit të të vdekjeve nga të prekurit nga COVID-19. Znj. Tomini duke folur për ‘Ilva Now’ theksoi se pritet që në javën e 5-të kurba e të infektuarve të nisë rënien. Shumë shpejt dhe Shqipëria do të nisë testimet përmes një analize të gjakut për të parë antikorpet tek individët me imunitet të fortë dhe që mund të rikthehen në jetë normale pasi nuk janë të rrezikuar. Komiteti Teknik sapo ka miratuar paktin që dhe…
Kreu Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri Raul Gonzales në një intervistë me gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu thotë se qeveria duhet të llogarisë me precizionin më të madh të gjitha lehtësimet e masave të deritanishme të cilat i vlerëson si efektive dhe kanë prodhuar një numër të ulët rastesh pozitive me Covid 19 në vendin tonë. 1-A duhet që qeveria shqiptare të lehtësojë masat parandaluese që janë në fuqi deri më tani? Ky është një vendim shumë delikat. Ajo që mund të themi është se masat e mbylljes së njerke në shtëpi është efikase dhe ka prodhuar një…