Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 150 qytetarë. “Gjatë 24 orëve të fundit, 150 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”-shkruan Manastirliu. Pas pak pritet edhe publikimi i raportit ditor sa i përket rasteve të reja që janë regjistruar 24 orët e fundit.
Author: tirana
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, jep një mesazh falënderues për të gjitha stafet mjekësore në Shqipëri, e mbarë botën, të cilët po përballen me lu ftën kundër koronavirusit. Në Ditën Botërore të Shëndetësisë, ambasadorja Kim shkruan në “Twitter” se sot më shumë se kurrë ju jemi mirënjohës atyre që na mbajnë të shëndetshëm. “Në Ditën Botërore të Shëndetësisë ne jemi më mirënjohës se kurrë për ata që na mbajnë të shëndetëshëm. Faleminderit për çdo mjek, infermier, Teknik laboratori dhe të gjithë heronjtë e shëndetit në Shqipëri dhe në mbarë botën, që udhëheqin luftën kundër COVID-19. Ne…
Kryeministri Edi Rama, me anë të një statusi në “Twitter” i është përgjigjur opozitës së bashkuar, në lidhje me kërkesën e kësaj të fundit, për të bërë sa më shumë teste. Rama shprehet se PD ia fut kot dhe se për testet nuk vendos qeveria, por Komiteti Teknik i Ekspertëve. Postimi i Edi Ramës: A mundet dikush t’ia thotë PD se qeveria nuk vendos sa teste bëhen a nuk bëhen?! Aq më pak qeveria mund të marrë mendjen e PD-së për këtë punë! Strategjinë e testeve e bën Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe PIKË! Qeveria zbaton ato që vendos Komiteti…
Anemia është një sëmundje që shkaktohet nga mungesa e hekurit ose si shenjë shoqëruese e një problemi tjetër shëndetësor. Simptomat e anemisë përfshijnë lodhjen, rënien e flokëve, takikardinë e të tjera. Ilaçet dhe kurat farmaceutike janë të shumta. Por duhet të keni kujdes nga suplementët e hekurit. Kujdesi nis duke mësuar më shumë për efektet anësore të këtyre suplementëve.Hekuri shkakton oksidim në organizëm që sjell probleme në tretje. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, për të parandaluar një problem të tillë duhet të rrisni konsumin e ushqimeve të pasura me hekur siç janë barishtet, bishtajoret, panxhari, majdanozi e të tjerë. Nëse…
Gjendja shëndetësore e Boris Johnson, kryeministrit britanik i cili prej 12 ditësh është i infektuar me COVID-19 është stabilizuar. Mediat britanke raportojnë se Johnson është në oksigjenim dhe në gjendje të stabilizuar në terapi intensive. Burime pranë qeverisë thonë për mediat britanike se Johnson nuk ka pneumoni. Zakonisht personat që kanë pneumoni nuk e kalojnë testin e jetës me koronavirusin. Johnson tani është zëvendësuar në krye të qeverisë nga Dominic Raab. Por nëse ky i fundit i cili është edhe Sekretar i Parë i Shtetit si dhe me marrëdhëniet me jashtë sëmuret me koronavirus, atëhere vendin do e marrë Kancelari…
Përmes një video të publikuar në facebook, sekretari I Përgjithshëm I PD-së Gazmend Bardhi, ka denoncuar sërish sot situatën në kufi me Shqipërinë. “Situata e bashkëqytetarëve në kufirin tokësor midis Shqipërisë dhe Greqisë i ka kaluar limitet e trajtimit çnjerëzor. Pjesa dërrmuese e tyre janë punonjës sezonalë në shtetin grek, pa asnjë mundësi për të jetuar atje pa punë. Një vend anëtar i NATO-s dhe Këshillit të Europës, kandidat për anëtar në Bashkimin Europian, nuk mund të sillet kurrë me standardet e Koresë së Veriut ndaj qytetarëve të tij. Qytetarë të lënë në mes të rrugës, për ditë të tëra,…
Edhe në këto kohë të vështira Cristian Panucci nuk e harron aventurën me kombëtaren shqiptare që në fund rezultoi një zhgënjim i vërtetë. Tekniku italian ka dhënë një intervistë për “Corriere Dello Sport”, ku mes të tjerash ka folur edhe për eksperiencën kuqezi. Ndryshe nga opinioni i përgjithshëm i krijuar në Shqipëri dhe rezultateve gjithashtu, italiani I thur elozhe vetes dhe sulmon ashpër Federatën Shqiptare të Futbollit. “Jam i kënaqur. Mora skuadrën që ishte në vendin e katërt në grupin kualikues dhe doli e treta. Kam bërë një punë skautimi të pabesueshme. Me Rejan tani dolën të katërtit në grup,…
Ndërkohë që koronavirusi vazhdon të përhapet në të gjithë globin, duke shkaktuar izolim dhe frikë, shkencëtarët po bëjnë të pamundurën për të përcaktuar se nga ka ardhur koronavirusi SARS-CoV-2. Edhe pse deri më tani ekspertët nuk i kanë të gjitha përgjigjet, ata kanë hedhur poshtë teoritë që pretendojnë se virusi është një sëmundje e bërë nga laboratori. Një studim i ekspertëve ndërkombëtarë ngre një mundësi të re në lidhje me origjinën e koronavirusit të ri, duke sugjeruar se ai mund të ketë qarkulluar në mënyrë të padëmshme mes njerëzve për shumë kohë para se të shkaktonte një pandemi të këtyre…
Kreu i shtetit Ilir Meta thotë se zgjidhja për të frenuar përhapjen në komunitet të infektimit me COVID-19 dhe të izolimit të tij, është gjurmueshmëria e rasteve të dyshuara, dhe më tej testimi i kontakteve të dyshuara që vjen si pasojë e hetimit epidemiologjik. Në një deklaratë për mediat nga qyteti i Shkodrës ku pati një takim me kryetaren e Bashkisë në detyrë, Voltana Ademi dhe strukturat e pushtetit vendos e shëndetësor, Presidenti Ilir Meta qartazi lë të kuptohet se është kundër kërkesës së liderit opozitar Lulzim Basha që kërkon kryerjen e testeve masive tek të gjithë qytetarët. “Unë besoj…
Policia e Beratit arreston një person dhe procedon në gjendje të lirë një tjetër. Në pranga ka rënë shtetasi Dorian Ruçi dhe u procedua Arben Peshtanaku.Të dy këta shtetas u konstatuan nga policia në lagjen ‘’Çlirim’’, në vendin e quajtur ‘’Posta e Vjetër’’, pa autorizimin përkatës për të dalë nga shtëpia. Ata po ashtu kanë kundërshtuar punonjësit e policisë kur këta i kanë kërkuar të dhënat.
“Nga data 29 mars, kur nisi zbatimi i shërbimit elektronik “Leje për dalje” në total janë lëshuar 707 167 autorizime, ndërkohë që shifrat çdo ditë e në rritje tregojnë se qytetarët besuan në portalin e-Albania dhe në procedurën e thjeshtë të përdorimit të këtij shërbimi”, deklaroi sot në një intervistë për ATSH-në, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj. Karçanaj sqaroi se duke nisur nga java e ardhshme, qytetarët do të kenë në dispozicion plot 90 minuta për të bërë pazar apo për shërbesa të tjera. Por, ajo theksoi se “e pandryshueshme do të…
Tani është zyrtare. Thomas Muller ka rinovuar kontratën me Bayern Munich, duke firmosur zgjatjen e bashkëpunimit deri në vitin 2023. Mediat gjermane e kishin paralajmëruar më parë marrëveshjen, teksa paraditen e së martës sulmuesi gjerman ka vendosur firmën në kontratën e re. Me uljën në pankinë të Hansi Flick, që vetëm pak ditë më parë u ikonfirmua nga klubi bavarez, futbollisti 30-vjeçar kishte fituar hapësira në formacion, duke u kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm. Me këtë rinovim, Muller pritet të mbyllë karrierën me Bayern Munich, skuadra ku u formua që fëmijë dhe që nuk e “tradhëtoi” asnjëherë.