Author: tirana

Rreth 2 000 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në SHBA, 24 orët e fundit, sipas të dhënave me orën lokale 20:30 nga Universiteti Johns Hopkins. Bëhet fjalë për bilancin ditor më të rendë që prej fillimit të pandemisë. Kjo rritje rekord prej 1 939 e çon numrin total të të vdekurve në 12 722. Fuqia e parë botërore po i afrohet gjithashtu dy vendeve më të prekura nga COVID-19 deri tani, Italisë me 17 127 të vdekur dhe Spanjës me 13 798). Vetëm SHBA-ja numëron më shumë se një të katërtën e rasteve të deklaruara zyrtarisht në mbarë botën,…

Read More

Albumi i gjashtë në studio i Lady Gaga është gati, por për shkak të koronavirusit është i destinuar të mbetet ende në sirtar, edhe për pak kohë. Në pritje për të ditur datën e publikimit (dalja ishte parashikuar në 10 prill), ylli i pop-it ka zbuluar në rrjetet sociale kopertinën e ‘Chromatica’. Diskut i ka paraprirë kënga ‘Stupid Love’, shoqëruar me një video të xhiruar e gjitha me një iPhone dhe e drejtuar nga Daniel Askill. Kopertina kishte përfundur në Rrjet disa ditë më parë dhe kështu Miss Germanotta, e përshpejtoi kohën dhe vendosi ta publikojë. Disa ditë më parë…

Read More

DASHI Sot do i shprehni me shume ndjenjat juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia me partnerin ka për te qene me e ngrohte se me pare. Mundet te bëni edhe disa premtime për te ardhmen. Beqaret do duan te njihen me sa me shume persona, po nuk do mundin dot te fiksohen pas dikujt. Shpenzimet edhe te doni t’i ndalni nuk do mundeni dot për shkak te ushqimeve, makinës apo detyrimeve te tjera. DEMI Dite e stuhishme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni impulsive dhe nuk do i mendoni gjerat…

Read More

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, në një intervistë për emisionin “Në Fokus”, ka dhënë detaje të paketës me të cilën qeveria synon të mbështesë bizneset e mesme dhe të mëdha që janë prekur nga kriza e koronavirusit. Spiropali tha se qeveria do e mbështesë biznesin e mesëm dhe atë të madh, nëpërmjet kredive lehtësuese. Ministrja tha se zbatimi i kësaj pakete do të nisë shumë shpejt, por shtoi se biznesi i madh duhet t’i dalë për zot punonjësve dhe të mos i heqë nga puna, pasi ka para të akumuluara. “Në paketë parashikohet fondit për garancinë sovrane në…

Read More

Rreth orës katër të mëngjesit të sotëm (me orën tonë lokale) Europa u ndriçua nga pamja e Hënës Rozë, e cila nuk ka ndonjë ndryshim me Hënën e plotë. Emri i saj vjen nga amerikanët vendas, të cilët i kanë vendosur ngjyrën për shkak të periudhës ku çelin lulet e egra. Hëna e plotë e këtij muaji është Hëna më e madhe e vitit.

Read More

Pavarësisht aromës dhe lotëve që shkakton, qepa është një nga ushqimet më të vlerësuara në botë. Qepa është aq e mirë dhe e shëndetshme për njeriun sa ndoshta do të ishte me vend të thuhej “një qepë në ditë i thua mjekut ik.” Qepët janë të dobishme kundër sëmundjeve dhe baktereve, madje e mbrojnë organizmin nga dëmtimet e qelizave. Kurat e mëposhtme me bazë qepe mund të duken të çuditshme por funksionojnë me të vërtetë. Kur ftohesh, var një qepë- Zgjidhni një qese rrjetë, futeni qepën në të dhe vareni sa më pranë shtratit. Aroma e qepës do të mbushë…

Read More

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero këtë të martë nga “Provokacija”, është shprehur se gjatë përballjes me koronavirusin patjetër që ka frikë, por mbi të gjitha ajo që e tremb më shumë është fakti që mund ta dërgojë  në familje. Pipero në një bisedë me Mustafa Nanon është shprehur se  fatmirësisht dhe pse një numër  i lartë i personelit shëndetësor u infektua, ia kanë dalë që të mposhtin këtë betejë. “Unë jam në merak, por më shumë jam për familjen. Brenda infektivit ne mjekët jemi shumë të ekspozuar deri më tani janë infektuar janë infektuar së paku 41 bluza të bardha, deri…

Read More

Ganni De Biasi është një nga trajnerët më të sukseshëm të Kombëtares shqiptare. Italiani dërgoi Shqipërinë në Europian për herë të parë në histori, ndërsa aktualisht është pa skuadër. Në një lidhje me “Fan Zone”, De Biasi u shpreh: “Në Itali jemi të gjithë në shtëpi e këto 2-3 ditë është ulur numri i të prekurve nga coronavirusi. Shpresoj që të vazhdoj kështu e jemi prej 4 javësh në shtëpi”. Ardhja e mjekëve në Itali? “Jam shumë i kënaqur dhe kam folur me Edi Ramën. Për mua ka bërë një gjest të madh që shumë shtete të tjera nuk e…

Read More

Një 29-vjeçar ka goditur me shkelm në bark një grua rreth të 50-ve. I riu po i largohej policisë me motor në momentin kur goditin gruan. 29-vjeçari ishte thirrur nga policia nëse kishte rast emergjence që kishte thyer rregullin e karantinimit të koronavirusit që po lëvizte në një ambient publik, por i riu ka tentuar të largohet me motor dhe në një moment ka sulmuar edhe një grua rreth të 50-ve. Videoja e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin shokues kur autori godet gruan në stomak dhe largohet me shpejtësi.

Read More

Virologu italian Giulio Tarro në një intervistë për emisionin “Tempora” u shpreh optimist se pas tre muajsh do të jemi në det. Pjesë nga intervista Sonila Meco: Kryeministri Conte ka deklaruar se duhet të përgatitemi për një fazë të re, atë të bashkëjetesës me virusin, çfarë do të thotë kjo? Giulio Tarro: Unë mendoj se nëse i referohemi asaj që ndodhi në Mbretërinë e Bashkuar, ajo që ka të bëjë me imunitetin e tufës gjë që thuhet dhe në Izrael, përsa ka të bëjë me kërkimet e tyre, rezultati i së cilës është të izolosh të moshuarit dhe të lësh…

Read More

Për kryeministrin Edi Rama, ndihmën kryesore në luftën kundër Covid 19 e ka dhënë vetëdija e njerëzve që e kuptojnë rrezikun dhe jo masat ndëshkuese apo prezenca e ushtrisë në rrugë. Në një intervistë për gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë në RTSH1, kreu i qeverisë shtoi se lufta ndaj virusit korona nuk ka parti, e as vota. Lutfi Dervishi: Ekspertët llogarisin efektet ndërsa politikanët llogarisin votat dhe kalojnë në populizëm Edi Rama: Sinqerisht as nuk më kujtohet dhe as e kujtoj që jam këtu si rezultat i votave apo që do me duhen vota nesër. E vetmja gjë që më kujtohet…

Read More