Ka shkuar në 22 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë konfirmon se ka ndërruar jetë një 90-vjeçar. Lexo edhe: E rëndë/ Covid-19 i merr jetën një tjetër pacienti? Trupi i pajetë transportohet nga Spitali Infektiv drejt morgut Njoftimi i MSH: Një pacient 90-vjeçar ka humbur jetën në spitalin infektiv, si pasojë e tromboembolisë pulmonare. 90-vjeçari ishte i prekur edhe nga COVID19 dhe vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese (tromboemboli pulmonare, diabet mellitus, hipertension). Pacienti ndodhej i shtruar prej 5 ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas mjekëve që e kanë trajtuar gjatë gjithë kësaj…
Author: tirana
Gjermania është vendosur të krijojë një karantinë të rreptë dyjavore për qytetarët që kthehen nga jashtë, si pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar gjendjen e krijuar nga koronavirusi, pas një rekomandimi nga kabineti qeveritar i krizës. Masa do të zbatohej për shtetasit gjermanë dhe ata të BE, që kthehen në vend pas disa ditësh jashtë vendit. Kufizimet për të tjerët kanë ekzistuar që nga mesi i marsit, duke i pranuar ata vetëm nëse kanë një arsye të vlefshme për të udhëtuar. Burimet thonë se kabineti gjithashtu do të ndihmojë kompanitë që janë duke luftuar për shkak të epidemisë me garanci…
Një trup i pajetë sapo është transportuar nga spitali Infektiv drejt morgut. Personi që ka ndërruar jetë është një 90-vjear i prekur me koronavirus, ndërsa lajmi nuk është konfirmuar ende nga Ministria e Shëndetësisë, bën me dije gazetari Skëndaj për News 24. Mësohet se ka rreth 20 minuta që trupi i pajetë është transportuar drejt morgut. Deri më tani, në Shqipëri janë shënuar 21 viktima nga koronavirusi dhe 377 të infektuar.
Kryeministri Edi Rama ngre alarmin për Shkodrën e cila renditet e dyta pas Tiranës sa i përket numrit të të infektuarve me Covid-19. Në një lidhje live Rama i ka bërë apel të gjithë Shkodrës që të respektojnë masat ndërsa thekson më tej se shpërfillja e masave e ka kthyer Shkodrën në një bombë të kurdisur me sahat. “Më tutje dua tu bëj nja apel të gjithë Shkodrës. Ju lutem shumë bëni kujdes maksimal dhe respektoni rregullat në mënyrë që posaçme sepse shpërfillja e masave e ka kthyer Shkodrën në një bombë të kurdisur me sahat. Ne do të bëjmë…
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një inspektim në qytet rreth zbatimit të masave për parandalimin e COVID-19, së bashku me Prefektin e Qarkut dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. ‘Në Shkodër sot po inspektojmë masat e marra në zbatim të vendimeve për parandalimin ose frenimin e perhapjes së virusit corona. Shohim se masat e mara janë relativisht të mira, megjithatë ka hapësirë për ndërhyrje të forta sidomos në Shkodër në drejtim të forcimit të masave të ruajtjes së qytetarëve nga përhapja e coronavirusit. Pikat më të dobëta që konstatoj janë tregjet e hapura, tregjet ushqimore, të cilat…
Ipeshkvi i i Mirditës, Dom Gjergj Meta, jep një mesazh të fortë për situatën e krijuar nga koronavirusi, teksa thekson se kjo gjendje nuk është luftë. Për Dom Gjergj Metën ka vetëm një kusht që kjo situatë të quhet luftë: nëse ky virus është përdorur si armë biologjike nga ndonjë shtet. Ipeshkvi i njohur iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të mos e pranojnë më termin “luftë” të përdorur nga politikanët, duke u shprehur se “do të zgjohemi me rregulla lufte, gjuhë dhe trajta belike, nga të cilat do ta kemi vështirë ta marrim veten, me rrezikun e instalimit të…
I gjithë planeti ësht nga prekja dhe përhapja me shpejtësi e virusit të rrezikshëm dhe vdekjeprurës. Shifrat vazhdojnë të rriten, duke lënë mijëra të vdekur dhe milion të prekur, ku nuk dihet kur dhe si do të përfundojë. Charls Lieber, profesor i Harvardit dyshohet se është i përfshirë në prodhimin e koronavirusit në Kinë. Është ky informacioni më i fundit i publikuar agjencia AS në Spanjë, e cila shkruan se sipas teorive konspirative Lieber ka pasur kontakt me disa studentë kinezë dhe Universitetin e Teknologjisë në Wuhan, vend nga ku shpërtheu pandemia e Covid-19. Kujtojmë se profesori Charles Lieber i…
Ekspertët po këshillojnë rregullisht që të mos harrojmë domethënien e aktivitetit fizik. Ecja është aktiviteti fizik më i vjetër i njeriut dhe është jashtëzakonisht i dobishëm për trupin tonë, raporton “Natural Solutions Magazine”. Shkencëtarët konfirmojnë se është një nga ushtrimet më të mira për të parandaluar shtimin e peshës, dhe të ndjeheni më të rinj, më të shëndetshëm dhe më të lumtur. Ajo ka ndihmuar njerëzit të kontrollojnë peshën e trupit dhe të rrisin jetëgjatësinë e tyre që nga fillimi i kohës. Këtu janë gjashtë përfitimet shëndetësore të ecjes: Mund të luftojë sëmundjet kronike siç janë sëmundjet e zemrës, artriti…
Spanja ka shënuar një rënie në numrin e viktimave teksa në 24 orët e fundit janë regjistruar 637 të vdekur. Po ashtu kjo është një shifër pozitive pasi është më e ulëta prej 24 marsit dhe rënia e 4-ët që kur Spanja është mbërthyer nga COVID-19. 13 mijë e 55 viktima shënon në total nga COVID-19 dhe mbi 135 mijë të infektuar. Sa i përket viktimave Spanja mban vendin e dytë në botë pas Italisë kurse për të infektuar po vendin e dytë por kësaj radhe pas SHBA-së. Sa i përket Europës Spanja mban rekord për të shëruar me 40…
Një shkencëtar turk ka arritur të izolojë me sukses koronavirusin e ri (COVID-19), në përpjekje për të prodhuar një vaksinë kundër kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse, e cila në mbarë globin ka vrarë pothuajse 68 mijë persona, shkruan Anadolu Agency. “Drejtori i Institutit të Bioteknologjisë të universitetit tonë, Prof. Dr. Aykut Özkul, arriti me sukses të izolojë virusin SARS-COV-2, gjë që është hapi i parë i prodhimit të serumit, vaksinës dhe ilaçeve kundër koronavirusit”, shkroi në një postim në twitter Universiteti i Ankarasë. Ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, gjatë javës së kaluar njoftoi publikun se gjithsej 24 universitete dhe…
Justyna Gradek njihet për lidhjen e saj me multi-milionerin Philipp Plein, të cilit i zhvati 30 mijë Euro në aeroport vigjilien e Krishtlindjes në 2018-ën vetëm për të bërë shopping, veprim për të cilin dizenjuesi gjerman më vonë e paditi. Megjithatë, tanimë modelja polake e martuar me një boksier, vazhdon të shijojë jetën e saj e madje edhe famën në Instagram. Gjatë këtyre ditëve të vështira izolimi nga pandemia e Covid-19, Justyna i ka bërë të gjithë ndjekësit në rrjetin social t’a harrojnë koronavirusin me postimet e saj të nxehta. Pak orë më parë, “bomba” 27 vjeçare ka publikuar një…
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili përmes një statusi në Facebook komenton situatën e krijuar në kufi, ku dhjetra qytetarë shqiptarë kanë mbetur të bllokuar prej mbylljes së kufirit me Greqinë për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Ndërsa e quan kriminale sjelljen e kryeministrit Rama që sic thotë, nuk po i lë të hyjnë në shtëpinë e tyre shqiptarët, Vasili thumbon edhe Pandeli Majkon, ministrin për Diasporën. STATUSI I PLOTE Rama dhe Majko flene shtepi,ndersa emigrantet jashte! Eshte kriminale sjellja e Rames me shqiptaret e bllokuar ne kufi te cilet qeveria nuk i le te hyjne ne ardheun e tyre. Po…