Amerikanët duhet të përgatiten që të jetojnë në një nga javët më të vështira dhe më të trishtuara të jetës së tyre, thanë dje në mbrëmje vonë zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku koronavirusi i ri vazhdon të shkaktojë shumë vdekje, veçanërisht në Nju Jork. “Java e ardhshme do të jetë një moment si Pearl Harbour ose si 11 Shtatori 2001, por e palokalizuar pasi do të shtrihet në të gjithë vendin”, paralajmëroi administratori federal i shëndetit publik, Jerome Adams në televizionin NBC. “Do të jetë një javë e keqe me një përshkallëzim makabër të bilanceve”, shtoi…
Author: tirana
Distancimi social, përdorimi i maskave, higjiena personale dhe mjedisore: tani dihen rregullat për të luftuar përhapjen e koronavirusit. Të gjitha janë masa të rekomanduara nga ekspertët për të zvogëluar dozën e viruseve me të cilët jemi në kontakt. Por sa është sasia e Covid-19, ndaj të cilës i ekspozohemi çdo ditë? “Si me çdo helm tjetër, viruset zakonisht janë më të rrezikshëm në sasi të mëdha. Ekspozimet e vogla fillestare kanë tendencë të çojnë në infeksione të buta ose asimptomatike, ndërsa dozat e mëdha mund të jenë vdekjeprurëse”, thonë profesori Joshua Rabinowitz dhe studiuesja Caroline Bartman për gazetën New York…
Kur të gjithë rrinë në shtëpi për shkak të COVID-19, furnizimi cilësor dhe pa ndërprerje me energji elektrike është jetik. Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), njofton se, në Shqipëri, me gjithë vështirësitë e shkaktuara nga pandemia, po vazhdon të punojë me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) për ta përmirësuar këtë shërbim. “Mirënjohje për punonjësit e vijës së parë të OSHEE-s, të cilët kujdesen që energjia të mos mungojë në shtëpitë tona”, thuhet në njoftimin e USAID. USAID po mbështet Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) për zhvendosjen, instalimin dhe mirëmbajtjen e pikave të…
Tregu i Kombinatit i cilësuar më problematiku javën e kaluar për mosrespektimin e rregullave për luftën ndaj koronavirusit, sot është nën masa rigoroze dhe në mbikqyrje nga Policia dhe Ushtria. Gazetari Osman Stafa raporton për Balkanëeb se hyrja dhe dalja nga Tregu i fruta- perimeve të Kombinatit bëhet vetëm nëpërmjet tunelit të dezinfektimit ndërsa kush hyn brenda nuk lejohet pa maska. Po ashtu Policia dhe Ushtria është prezente jashtë Tregut për të mbikqyrur dhe garantuar respektimin e të gjitha masave, nga maskat, tek dezinfektimi në tunel dhe distancën 1-2 metër.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish në lidhje me situatën e krijuar në Kapshticë, ku disa emigrantë prej 4 ditësh nuk lejohen të futen në Shqipëri. Basha në një reagim e quan çnjerëzore lënien e tyre në mëshirë të fatit dhe një braktisje mizore që përbën një krim të rnëdë. Më tej kreu i PD i bën thirrje qeverisë që të lejojë kalimin e emigrantëve dhe të merren masa për për transportimin dhe strehimin e tyre. Është e pafalshme dhe çnjerëzore që prej 4 ditësh dhjetëra nga bashkëqytetarët tanë janë lënë në mëshirë të fatit, në tokë…
Në rubrikën “Shihemi në gjyq” në Tv Klan, Edlira nga Korça paraqiti problematikën e saj në lidhje me tokën. Ajo u shpreh se prej 5 vitesh janë në proces gjyqësor për tokën, që ajo pretendon që ju takon. Kunati i saj në një telefonatë në studio u shpreh se gjithçka është e qartë dhe e zgjidhur, por kunata e tij nuk di çfarë kërkon. Ai refuzoi kategorikisht që të përballej me të dhe gjatë bisedës refuzonte që ajo të fliste. Eni Çobani: Ju jeni në një pjestim pasurie dhe këtu pretendohet që në zonën tuaj ka kaluar dhe TAP, si është problematika…
Zv. Kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, është një admirues i futbollit dhe këtë gjë, nuk ngurron ta shprehë në rrjetet sociale. Madje, sot ka dhënë një mesazh për popullin shqiptar, duke publikuar dhe një video të yllit argjentinas, Lionel Messi. Braçe iu ka kërkuar shqiptarëve që të ruajnë distancimin social, si dhe zgjodhi videon e Messit, ku shihet duke dribluar disa kundërshtarë, si video ilustruese. “Janë ditët kyç për secilin: DISTANCIMI FIZIK ESHTE JETIK! RUAN VETEN, FAMILJEN SHOKUN! Çfarë është distancimi fizik? TI IKESH TJETRIT, TI RRISH LARG, SIC MESSI KETU! E bën dot?!”, shkroi Braçe në Instagram.
Karantina e ka bërë aktorin Paul Danan të rrëfejë ndoshta më shumë seç duhet gjatë një podcast-i për “Dapper Laughs”. 41 vjeçari pranoi se ka qenë në një lidhje 6 mujore me modelen e famshme Kelly Brooke, kur ndiqnin shkollën e aktrimit. Madje ish-ylli i “Hollyoaks” zbuloi se kishte qenë vet ai që i dha fund lidhjes pasi kishin interesa e drejtime të ndryshme në jetë, pavarësisht se për të Kelly ishte si një Cindy Crawford e të gjithë e donin. Por nuk kanë qenë këto deklaratat më të papritura të aktorit. Paul tha se pasi mbaronin shkollën ai e…
Duhanpirësit kanë dy herë më tepër të ngjarë të përfundojnë në terapi intensive ose ventilim mekanik nëse preken nga koronavirusi. Me fjalë të tjera, ekspertët ngrenë alarmin se duhanpirësit rrezikohen më tepër për shkak të vesit. Istituto Superiore di Sanità në Itali, duke cituar studimet e fundit epidemiologjike të kryera në Kinë, tha se duhanpirësit kanë dy herë e gjysmë më shumë të ngjarë që të përfundojnë në ventilim. “Nuk jemi të befasuar nga të dhënat e fundit të studimit në Kinë se sëmundja paraqet një rrezik më të lartë të duhanpirësit”, tha ISS. “Një e treta e duhanpirësve pozitiv…
Policia e Sienas ka ndaluar një 35 vjeçar shqiptar që kishte shkelur karantinën. 35 vjeçari ishte duke ecur në rrugët e Sienës, kur policia iu afrua dhe e pyeti pse kishte dalë në orar të ndaluar. “Po shkoj të ushqej pulat”, ka qenë përgjigja e shqiptarit, që nuk i ka bindur shumë karabinierët italianë. Ata i kanë kërkuar një mjet identifikimi, dhe pasi kanë bërë kërkimin e emrit në sistem, u ka rezultuar se 35 vjeçari ishte i infektuar me koronavirus, dhe nuk i lejohej që të lëvizte nga shtëpia për asnjë motiv. Policët e dërguan në shtëpi, ndërsa tani…
Mjeku i njohur Tritan Kalo kritikon ekranet televizive, por edhe ata që kërkojnë të marrin rolin e ekspertit për të folur rreth situatës ngta koronavirusi.Kalo shprehet se në televizione mbizotëron energjia e lajmeve të trishta nga vdekjet që ka shkaktuar koronavirusi në Shqipëri dhe botë. Por ai i këshillon shqiptarët që qëndrojnë të mbyllur në banesë të gjejnë aktivitete të tjera për të kaluar kohën si leximi, gatimi, muzika etjera. Shkrimi i plotë i mjekut Triran Kalo: Ku është VETNDËRGJEGJËSIMI…..”Kukamçefti’ është loja që NE po bëjmë me Covid-19. Dyndemi rrugëve për 8 orë midis orëve 05:00 – 13:00, dhe më…
Molly Lixey, një ish-infermiere në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka treguar me anë të një videoje të postuar në Facebook se si njerëzit e përhapin virusin, pavarësisht se kanë veshur doreza. Ajo vendosi që të bënte videon pasi shkoi në supermarket dhe pa shumë njerëz me doreza që bënin veprime të gabuara. “Dua të tregoj me anë të bojës se si përhapet virusi. Tmerrohem kur mendoj se njerëzit ndihen të sigurtë sepse kanë veshur një palë doreza dhe nuk i shkon në mendje se edhe me doreza mund të dëmtojnë veten apo të tjerët”, thotë Lixey, e cila më…