Author: tirana

Opozita në Zimbabve “kopjon” strategjinë e opozitës shqiptare dhe bën thirrje për djegien në masë të mandateve të deputetit. Në shtetin afrikan politika ka hyrë në krizë të thellë, e së fundmi një ish-ministër i partisë opozitare i ka bërë thirrje deputetëve të opozitës të heqin dorë nga mandati duke e lënë qeverinë “të dështojë e vetme”. Ish-ministri i Arsimit Godfrey Gandaëa tha: “Vazhdimi i pjesëmarrjes në parlamentin e korruptuar shërben vetëm për të legjitimuar një sistem shtypës”. “Ata tashmë kanë shumicën e pakundërshtueshme, dhe mund të miratojnë çdo ligj që dëshirojnë pa qenë nevoja për opozitën”. Mediat afrikane e…

Read More

Një lajm i rëndë ka tronditur sot Delvinën. 8-vjeçarja, Elsa, u nda këtë të dielë nga jeta pas një sëmundje të rëndë. Lajmin e ka dhënë drejtuesi i Fondacionit Ndryshe, Arbër Hajdari, i cili shkruan: “Elsa ndërroj jetë! Zoti të bëftë prej banorëve të parajsës! Buzëqeshja jote, do të ngelet gjithmonë në zemrën time o e bukra ime!”, shkruan Hajdari. Ja çfarë shkruate Arbri kur mësoi për sëmundjen e Elsës. Kur më 27 tetor 2015 nisa aktivitetin Fundjavë Ndryshe, nuk arrija ta mendoja se ky do të ishte aktiviteti i parë i një nisme që do të merrte frymë sa…

Read More

Nga Tracy Wen Liu Dr. Li, një specialist i sëmundjeve të zemrës në Spitalin Wuhan Nr. 4, e kaloi javën e tretë të muajit mars duke përgatitur rihapjen e klinikave të përgjithshme të spitalit, i cili u mbyll në 22 Janar, kur Nr.4 u bë struktura kryesore për trajtimin e pacientëve COVID-19. Pasi ka punuar për dy muaj në vijat e para të shpërthimit të koronavirusit, Li është mendërisht dhe psikologjikisht i paqartë, se çfarë duhet të bëjë më tej. Ai nuk mundet as të flejë, as të hajë, shpesh ndjehet i lodhur, dhe nganjëherë, shpërthen në lot në mënyrë…

Read More

Pyetja që po shtrojnë të gjithë italianët në këtë moment është një: kur do të përfundojë kjo fazë e kontrollit të epidemisë së koronavirusit të shënuar nga izolimi në shtëpi? Një pyetje që nuk ka përgjigje të saktë. Ka shumë dyshime. Jo vetëm në mesin e qytetarëve të zakonshëm, por edhe midis virologëve, epidemiologëve dhe anëtarëve të qeverisë. Koronavirusi është një armik i ri, i rrezikshëm dhe i poshtër. Situata kërkon vigjilencë maksimale. Kur mbaron makthi, askush nuk e di. Ajo që është e sigurt është se fundi do të vijë vetëm kur zbulohet një ilaç efektiv kundër koronavirusit. Do…

Read More

Me përmbylljen e javës së katërt që kur koronavirusi ka prekur Shqipërinë, mjeku Pëllumb Piperi shprehet se numërat e javës së fundit që pësuan një rritje ishin brenda parashikimeve. Madje ai shprehet se të njëjtat shifra pret edhe gjatë javës që vjen. Por Pipero thotë se këtë e quan shesh pushim dhe më pas do të fillojë rënia e kurbës. Por mjeku thotë se ka tre indikatorë që kanë ndikuar tek kjo kurë, masat e qeverisë, këshillat mjekësore, gjurmimi i rasteve dhe testimi por dhe qëndrimi i qytetarëve në shtëpi.Nëse një prej këtyre indikatorëve çalon atëhere Pipero thotë se kurba…

Read More

Nuk janë vetëm shqiptarët që e respektojnë “shtetrrethimin” e pandemisë. Edhe europianët duket se mbështesin kufizimet e vendosura pavarësisht se ato konsistojnë në heqje dorë nga disa liri. Sondazhe të ndryshme të kryera në disa vende tregojnë se qytetarët janë mirëkuptues për masat, madje mirëpresin edhe masa më shtrënguese. Në Itali, vendi që është prekur më shumë nga pandemia, një sondazh i fundit tregon se 63% e qytetarëve të pyetur miratojnë masat e marra dhe se ata do të mbështesnin kontrollin shtetëror të qytetarëve edhe pa konsensusin e tyre. 64% janë dakord për gjurmimin elektronik të personave të karantinë, 67%…

Read More

Paketa ekonomike që Amerika ka vënë në dispozicion të krizës së krijuar nga koronavirusi është 2 trilion dollarë. Gazetarja e “Zërit të Amerikës”, Menada Zaimi thotë se nga kjo paketë do të përfitojnë ata individë që kanë të ardhura më pak se 99 mijë dollarë. Shuma që është vënë në dispozicion për çdo individ është 1200 dollarë.Pagesat për qytetarët amerikanë do të bëhën në formë çeqesh, duke filluar nga 9 prilli. ‘Momenti më i rëndësishëm tashmë është se kur amerikanët do të marrin këto para. Sipas përllogaritjeve bëhet fjalë që dërgesat e para të çeqeve dhe këtu bëhet fjalë për…

Read More

Nëse pandemia e Koronavirusit do të vazhdojë, brenda fundit të këtij viti mund të realizohet vaksina që e lufton atë. Lajmin e mirë e jep profesor Andrea Gambotto në krye të ekipit kërkimor të Universitetit të mjekësisë së Pittsburg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët për herë të parë kanë krijuar një vaksinë kundër koronavirusit që rezultoi efikase te minjtë dhe që brenda dy muajsh mund të eksperimentohet te njeriu. Gambotto flet për herë të parë në Shqipëri dhe në një intervistë ekskluzive për ReportTV dhënë gazetarit Carlo Bollino, shpjegon sesi arriti në zbulimin e tij që mund t’i…

Read More

Italia regjistron nga 21 shkurti deri më 4 prill 2020, 15.362 të vdekur pas infektimit nga koronavirusi, por edhe vitin e kaluar, vetëm në muajin mars, janë regjistruar mbi 15 mijë të vdekur nga probleme në rrugët e frymëmarrjes. Këtë e pohoi Presidenti i Institutit Kombëtar Italian të Statistikave (ISTAT), Gian Carlo Blangiardo, raporton noa.al duke cituar intervistën e tij sot tek gazeta italiane “Avenire”. Blangiardo tha se 2.200 punonjës të ISTAT janë duke punuar intensivisht për të analizuar të gjitha shifrat e kësaj situate dhe përballjen e tyre me situata dhe vite pararendëse dhe shtoi: “Nga 21 shkurti deri…

Read More

Ka ndërruar jetë për shkak të komplikacioneve nga sëmundja e Covid-19, ish-boksieri Skënder Kurti.Lajmi konfirmohet nga ish deputeti Edi Paloka. 61-vjeçari kaloi vdekje klinike në 23 mars, dhe u raportua si viktima e pestë e koronavirusit në Shqipëri. Por Kurti nuk ka mundur ta fitojë betejën me virusin vdekjeprurrës. Numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri shkon në 21. Skënder Kurti, ish-sportist i dalluar që në rini ka punuar si trajner boksi për rreth 30 vite. Kurti është trajneri i parë i kombëtares dhe ekipit kampion të Tiranës.

Read More

Futbolli në Shqipëri është pezulluar prej afro 1 muajsh, per shkak të situatës së jashtëzakonshme nga Koroanvirusi. Qeveria konfirmoi se nuk do të ketë ndihma për lojtarët dhe trajnerët dhe kjo është tema më e disktuar kohët e fundit. Lidhur deklaratat e Ramës apo edhe çështjen e pagave ka folur edhe presidenti i Kukësit, Safet Gjici, i cili në një lidhje direkt në  “Skype” për “E diell”ndryshe nga kryeministri, ai mendon se futbolli duhet ndihmuar. Situata aktuale dhe deklarata e kryeministrit – Kushte shumë të vështira. Masa shtrënguese për të luftuar Koronavirusin. Edhe futbolli shqiptar duhet të ndihmohet, si çdo fushë…

Read More

Në studion e emisionit “E Diell”, ishte i ftuar me anë të një lidhje “Skype”, këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu. Edhe pse vitet janë shoqëruar me shumë kilogramë  për Ermalin, ai shprehet se gjatë këtyre ditëve të karantinës, si pasojë e koronavirusit, ka mbajtur një regjim të mirë dietor. Këngëtari tha se i mungon puna, publiku, por gjithsesi ndihet i kënaqur që ka shpenzuar kohë të vyer pranë familjes. I pyetur nga Edi Manushi, se çfarë ka lënë pas dore gjatë kohës së karantinës. Ermali u shpreh që ndihet mirë që ka hequr dorë nga alkooli gjatë kësaj periudhe dhe…

Read More