Sa njerëz shërohen nga Covid-19? Është një pyetje për të cilën duam të gjithë përgjigje, megjithëse është e vështirë të përcaktohet saktësisht sa. Shumica e njerëzve me Covid-19 kanë simptoma të buta dhe janë në gjendje të shërohen shpejt pa qenë nevoja të qëndrojnë nën kujdesin mjekësor, referuar të dhënave të Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Edhe pse ka të dhëna rajonale, kombëtare dhe globale për rastet e vdekjeve, nga ana tjetër ka një mungesë të theksuar të të dhënave përsa i përket rasteve të shëruara. Johns Hopkins University – të dhënat e të cilit publikohen në…
Author: tirana
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico deklaroi sot se rritja e rasteve të prekur me koronavirus në Tiranë dhe në Shkodër ka ardhur si shkak i mos respektimit të rregullave të distancimit social. “Kjo rritje e numrit të rasteve në Shkodër dhe Tiranë tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë ne komunikimet publike. Aktualisht po kryhet hetimi epidemiologjik në terren edhe me një ekip të Institutit të Shëndetit Publik. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë…
Numri i personave të vdekur brenda një dite në Spanjë ka rënë për të tretën ditë me radhë, në 674. Numri total i të vdekurve në këtë shtet tani është 12,418, ndërkohë që ka arritur në 130,759 numri i të infektuarve. Pasi ka tejkaluar edhe Italinë me numrin e të infektuarve të shtunën, të dhënat e reja japin shpresë se ky shtet është duke kaluar pikun e shpërthimit. Numri i të vdekurve sot është më i vogli në 10 ditë, dhe është hera e parë prej 26 marsit që më pak se 700 persona kanë vdekur brenda 24 orëve. Megjithatë,…
Politikanët britanikë druhen se pandemia e koronavirusit mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje në një laborator kinez. Kështu shkruan “Daily Mail”, duke shtuar se burimet qeveritare thanë se nuk përjashtohet mundësia që virusi të ketë dalë nga një laborator në një qytet kinez. Një anëtar i Kobrës, komitetit të emergjencave qeveritare në Britani, tha se nuk diskutohet që virusi është zoonotik, me origjinë nga kafshët, por nuk e përjashtoi që virusi të jetë shpërndarë te njerëzit pasi ka dalë nga një laborator në Wuhan. “Nuk është koincidencë që laboratori është në Wuhan”, tha ai. Në Wuhan është Instituti i…
Dje tirananews.al publikoi foto se si disa nacionalistë ngriën një kryq dhe valvitën flamurin vorio-epiriot në Himarë. Sot janë thirrur në Polici për të deponuar punëtorë dhe banorët të zonës së Himarës, që dje vendosën një kryq gjigand dhe ngritën flamuarin e Vorio-Epirit tek Manastiri. Ndërsa sot 10 prej tyre që morën pjesë në vendosjen e Kryqit janë paraqitur në Polici, ku kanë mbërritur edhe hetues nga qyteti i Vlorës. Lexo edhe: Fotot / Shqipëria në karantinë, qarqet nacionaliste ngrejnë kryqin dhe flamurin vorio-epiriot në Himarë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u ka bërë thirrje vendeve të BE të investojnë miliarda në buxhetin e bllokut për të shmangur pasojat katastrofike ekonomike nga kriza aktuale e koronavirusit. Në një artikull për gazetën “Ëelt am Sonntag”, ajo sqaroi se me “Plan Marshall për Evropën” i referohet programit të rimëkëmbjes të vendosur nga SHBA në periudhën 1948-1952 për të ndihmuar ekonomitë e Evropës Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore. Presidentja e Komisionit Evropian tha se buxheti i BE u pranua nga të gjitha shtetet anëtare si një mjet për të nivelizuar pabarazitë në një frymë solidariteti…
Edhe Durrësi ashtu si pjesa tjetër e Shqipërisë është prej javësh në karantinë. Por duket se banorët e kësaj lagjeje kanë vendosur ta shijojnë edhe këto momente, teksa kanë qenë publik i një koncerti live që është bërë nga një violinist.
Shqipëria zgjohet me 361 raste të konfirmuara me COVID-19 dhe me 20 viktima. Sot mbyllet java ku vendi ynë me shumë gjasë duhet të arrinte pikun, por kjo nuk do të thotë aspak që rreziku ka kaluar apo është drejt ikjes. Të gjithë duam që gjërat të kthehen në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur. Të gjithë jemi lodhur nga kjo situatë, nga nevoja për tu mbyllur në shtëpi, nga përjetimi i ankthit të vazhdueshëm mbi të gjitha pasojat që mund të sjellë me vete kjo sëmundje, si ato shëndetësore, ashtu edhe ato ekonomike. Ajo që shumë prej…
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico deklaroi se rritja e numrit të rasteve me koronavirus në Shkodër dhe Tiranë tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë ne komunikimet publike.Në një deklaratë për median ajo cila u bëri apel qytetarëve që të zbatojnë rekomandimet edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19 “Kjo rritje e numrit të rasteve në Shkodër dhe Tiranë tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe…
Kengëtarja Enca Haxhia, në një intervistë ka treguar shumë prej gjërave që nuk i kemi ditur më parë. Këngëtarja nuk ka ngurruar të deklarojë se në karantinë ajo ka flirtuar përmes Instagramit, madje ka bërë edhe një kërkesë publike për mashkullin që është në kërkim. “Do të doja të flirtoja por problem është që nuk po gjej asnjë që të më pëlqejë për momentin, jam pak kështu me qime dhe ja ku po e them publikisht që Hey tani po datoj virtualisht kush është i interesuar,, mbi 1.90 cm, me shpirt artistik , me sens humori, që di 5 gjuhë…
Nina Schwalbe/ Instituti Ndërkombëtar për Shëndetin Publik, Universiteti i Kombeve të Bashkuara Epidemiologjia e shëndetit publik është shkenca e numërimit, për të parandaluar sëmundjet dhe promovuar shëndetin. Ne numërojmë numrin e rasteve të reja të një sëmundjeje të veçantë; kjo është incidenca. Më pas llogarisim se sa është përhapur një sëmundje në një popullatë; kjo është prevalenca. Kur bëhet fjalë për COVID-19, numërimi është një sfidë. Përkundër të gjitha artikujve dhe raportimeve në lajme, ne dimë shumë pak për incidencën ose përhapjen e kësaj sëmundje të re. Dhe siç ndodh gjithmonë: injoranca ngjall frikë. Në qytetin tim të lindjes, në…
Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho përmes një postimi në Facebook, e cilëson antikushtetues, antiligjor aktin normative të qeverisë për të pezulluar qiratë për dy muaj. Sipas saj, janë disa arsyet pse ky akt nuk mund të vihet në zbatim, pra është nul. “Ky akt është nul dhe nuk merret fare për bazë pasi nuk mundet që me aktin normativ qeveria të ndërhy në dispozitat e Kodit civil të cilat janë në fuqi dhe padyshim ky akt smund të ketë fuqi prapavepruese pasi këto kontrata janë në fuqi dhe janë të rregulluara tashmë me Kodin Civil”,- sqaron ajo. STATUSI I PLOTE…