Dyndjet e njerëzve në tregun e Kombinatit një dite më parë, që u bënë shkak për të radikalizuar masat e distancimit social kanë sjellë ndryshimin në tregun e Kombinatit. Duke nisur nga dita e nesërme tregu do të funksionojë me rregulla të reja. Do të ketë një perimetër me kangjella hekuri, që u vendos sot dhe do të krijojë një kordon sanitar lëvizje, që konkretisht ka të bëjnë me sinjalistikë me vetëm një kalim vendosur në formën e barrierave. Tregu do të ketë vetëm një hyrje dhe një dalje, pa pasur mundësi kthimi pas. Përpos dezinfektimit dhe ruajtjes së distancës,…
Author: tirana
Në moshën 104 vjeç, pasi ka kaluar dy luftërat botërore, Ada Zanusso ia hedh edhe koronavirusit. Gjyshja me origjinë nga Venetto, Itali, është ndër të mbijetuarat më të moshuara të pandemisë. E lindur në vitin 1916, ajo jeton prej disa vitesh në një azil në Lessona, në zonën e Biella-s, ku ditët e fundit kanë ndërruar jetë 20 prej të moshuarve që jetonin në të njëjtën rezidencë. Me origjinë nga Veneto, në 1947 ajo u zhvendos në provincën e Biella me burrin e saj dhe dy të parët nga katër fëmijët. Dhe, pavarësisht se ka qenë gjithmonë në gjendje të…
Ministria e Turizmit dhe Antikiteteve të Egjiptit ka nisur një seri videosh virtuale të muzeve dhe vendeve arkeologjike. Masa vjen pasi përhapja e koronavirusit ka mbyllur qytete dhe ka detyruar vizitorët dhe turistët të qëndrojnë në shtëpi. Udhëtimet janë të disponueshme në faqen zyrtare të Ministrisë dhe platformat e medieve sociale si Facebook, Instagram ose Twitter nën moton “Përjetoni Egjiptin nga shtëpia. Qëndroni në shtëpi. Qëndroni të sigurt”. Ministria u shpreh në një deklaratë se të shtunën në orën 17:00 do të postojë turneun e dytë virtual.
5 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid 19 në Shkodër.4 anëtarë të tjerë të familjes në Kiras dhe 1 anëtar në familjen e Dobracit. Ndërkohë gjatë mbrëmjes së kaluar erdhën përgjigjet edhe për dy persona të tjerë, dy gra ku rezultuan pozitive. Në total në Shkodër janë 31 të infektuar.
Në një kohë që Shqipëria ka shtuar prezencën e saj në misionet ndërkombëtare, qeveria shqiptare ka shprehur dëshirën për të shtuar armatimin e saj. Aktualisht Shqipëria ka marrë disa automjete amerikane për transportim trupash që po përdoren në zonat e luftës ku vendi ynë është me misione. Por sipas dokumentit të siguruar nga tirananews.al, në 2017 Dhoma e përfaqësuesve në Itali ka diskutuar edhe në lidhje me mundësinë e një kontrate shitjesh armatimi me vendin tonë. Bëhet fjalë për mjete Iveco të blinduara të lehtë dhe të mesëm. “Në mënyrë të veçantë, në vitin 2014: Beretta u dha një kontratë…
Bilanci negativ nga koronavirusi vijon që të rëndohet në të gjithë botën. 1.203.188 ka shkuar deri tani numri i të infektuarve, 64747 kanë ndërruar jetë, ndërsa 246760 janë shëruar duke fituar luftën me koronavirusin. Vendin e parë për numrin e të infektuarve e mban SHBA-ja me 311.637, ndërsa Italia për viktimat, që ka arritur në 15362. Përhapja shënon çdo ditë shifra të frikshme edhe në Spanjë që renditet poshtë Amerikës.
Edhe pse të gjithë jemi të vetëdijshëm që gjatë pandemisë së koronavirusit është çështje kyç të mbahet higjiena e drejtë dhe rregullisht të dezinfektohet shtëpia. Kompania e specializuar “Laundryheap” rekomandon pastrimin e pjesëve më të rrezikshme të shtëpisë, shkruan Daily Star. Njohësit dhe ekspertë kanë dhënë këshilla profesionale për pastrim, ndërkaq pastaj kanë zbuluar që objekte të caktuara mbajnë më së shumti mikrobe dhe që është e nevojshme t’i pastroni më shumë se zakonisht. Fjala është për këto objekte: Leckat e kuzhinës Edhe pse duken goxha të padëmshme, leckat e kuzhinës në të vërtetë janë vend i përshtatshëm për zhvillim…
Nga: Aurenc Bebja “Paris-soir” ka botuar, të enjten e 6 prillit 1939, në ballinë, një shkrim në lidhje me lindjen e Leka Zogut I, trashëgimtarit të drejpërdrejtë të fronit mbretëror shqiptar, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : “Shqipëria tani ka një trashëgimtar të drejtpërdrejtë. Mbreti Zog I është baba. Mbretëresha më e re në botë sapo ka lindur një djalë. Është një djalë brun, i cili ka lindur këtë natë në kështjellën e Tiranës, kryeqytetin e Shqipërisë. Populli është i lumtur, rrugët janë të zbukuruara me flamuj dhe…
Binjakët- Mund të merrni disa bonuse dhe avantazhe të papritura, të cilat gjithsesi do ju lejojnë që të përmirësoni rezultatet në punë. Ky është momenti më i mirë për të mbajtur impulsivitetin nën kontroll në sferën e dashurisë. Ujori- Më në fund do mund të korrni frytet e punës tuaj dhe kjo gjë do ju lejojë që të arrini një pozicion të ri të rëndësishëm. Parashikohet të jetë një e dielë shumë intr iguese dhe e pasur me të reja të rëndësishme lidhur me një histori në të cilën jeni përfshirë prej pak kohësh.
Ndërron jetë në spitalin e Shkodrës një 80-vjeçare nga COVID-19. 80-vjeçarja shënon viktimën e parë nga koronavirusi në Shkodër dhe të 20-ën në Shqipëri. 80-vjeçarja që ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese të zemrës, tensionit dhe diabetit. E moshuara u shtrua sot në Spitalin e Shkodrës. Ajo mbahej gjatë gjithë kohës me oksigjen dhe për shkak të gjendjes së rënduar nuk u transportua dot për në Tiranë. E infektuar me COVID-19 është edhe motra e të moshuarës, një 57-vjeçare që përkujdesej për të, ndërsa nuk dihet se si është gjendja e saj shëndetësore. Kjo…
Koronavirusi po përhapet frikshëm, Shifrat në të gjithë botën janë në rritje. Në total ka 1.202.546 të prekur dhe 64.732 të vdekur në botë. Vetëm në SHBA numërohen sot 311.635 të prekur dhe 8.454 të vdekur. Rekord të zi ka arritur edhe Spanja me 126.168 të prekur, 11.947 të vdekur nga koronavirusi. As Italia nuk gjen paqe. Atje flitet deri më tani për 124.632 të prekur dhe 15.362 të vdekur. Në Gjermani situate është pak më e zbutur, ka 96.092 të prekur, dhe 1444 të vdekur nga koronavirusi. Shifrat po rriten edhe për Francën ku numërohen 89.953 të prekur dhe…
“Besoj jemi brenda pritshmërisë por është akoma shpejt për të pretenduar fitoren”, kështu ka deklaruar koordinatori i Task Forcës për koronavirusin dhe rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, teksa ka folur për situatën aktuale. Në një lidhje direkte me gazetarin Llazi Saro në RTSH Korça, Gjata tha se jemi në një periudhë tranzitore dhe se java e ardhshme do na tregojë kurbën e virusit. “Besoj se java që vjen do të jetë mjaft e rëndësishme pasi do të na tregojë se deri ku ka arritur kurba e sëmundjes dhe gjithashtu edhe pse po bëjmë gati katër javë karantinë, qytetarët…