Author: tirana

Ministria e Shëndetësisë: Ndërron jetë pacientja 84-vjeçare në spitalin Infektiv. Ajo është një paciente 84-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID19. Njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë: Në spitalin infektiv ka ndërruar jetë nga infarkti kardiak një paciente 84-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID19. Pacientja me inicialet S.D, e shtruar prej 4 ditësh në spitalin infektiv kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese: artrit reumatoid, fibrillation arterial dhe hipertension. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv për ta asistuar në kohë, pacientja nuk ia ka dalë të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i…

Read More

Disa gjethe e lule të freskëta kanë çelur në degën e gjëmbaçit në këmbët e Krishtit të kryqëzuar në kishën Santi Silverio e Domitilla, në ishullin italian Ponza, në detin Tiren. Kurora ishte thurrur nga detarët e ishullit dhe u vendos për devotshmëri në këmbët e Krishtit. Disa gjethe të vogla kishin nisur të dilnin prej saj dhe në periudhën e Krishtlindejve në fund të vitit të shkuar, por fenomeni u përsërit këto ditë madje dhe me disa lule të vogla, çka ka mrekulluar priftin e kishës së portit të Ponza: «Kjo ngjarje më bën të mendoj, se prej vuajtjes…

Read More

Ky është momenti shokues kur një burrë që kërcënonte me dy shpata samurai dhe me përhapje të koronavirusit, kapet në mes dy makinave të policisë, duke u neutralizuar. I dyshuari i shëndoshë refuzonte të dorëzohej edhe pasi mbeti i bllokuar mes dy makinave dhe godiste xhamin dhe kofanon e mjeteve me shpatat e tij. Në pamjet dramatike të xhiruara ai thërriste: “Do t’ju vras, bij bast**dësh.” Më në fund ai neutralizohet nga oficerët pasi refuzoi urdhrat për uljen e armëve të tij. Ngjarja dramatike në Madrid, nisi pasi mjekët njoftuan policinë se i sëmuri me koronavirus ishte larguar me forcë…

Read More

Ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim është shprehur se prej 11 vitesh Shqipëria është pjesë e NATO-s. Në një postim në Twitter, ajo ka deklaruar se shumë shpejt NATO do të ketë një bazë ushtarake në Kuçovë. “U bënë 11 vite që Shqipëria është pjesë e NATO-s. Aleatët, forcat amerikane dhe shqiptare kanë derdhur gjak, djersë dhe lot së bashku në Afganistan, Irak,Bih Kosovë dhe Letoni. Së shpejti do të ketë një bazë të NATO-s në Kuçovë. SHBA është krenare që ka aleate Shqipërinë #krahperkrah #ne jemi NATO”, shprehet ajo në një postim në Facebook. Për më shumë…

Read More

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama për premtimin e tij për të dhënë pagën e luftës për të gjithë ata që kanë ndërprerë punën për shkak të përhapjes së koronavirusit. Në një reagim në rrjetet sociale, ish-deputeti Gazmend Bardhi akuzon Ramën për mashtrim, duke risjellë një video të datës 17 mars, kur i pari i qeverisë ka deklaruar se ‘nuk do të vijë fundi i muajit pa pagën e gjithkujt ndër ju që qëndron në shtëpi si pasojë e mbylljes së biznesit ku punon’. REAGIMI I PD Më 17 mars Edi Rama u premtoi shqiptarëve se “NUK DO TË VIJË…

Read More

Këngëtarja e famshme, Pink, ka rezultuar pozitive me Koronavirus 2 javë më parë. Ajo ka treguar se po ndjente shenja të virusit bashkë me djalin e saj, megjithatë kur janë bërë testet vetëm këngëtarja ka rezultuar pozitive. Pink ka qenë në izolim për më shumë se dy javë dhe së fundmi ka bërë testin sërish, duke dalë negative. Ajo është shprehur mirënjohëse për të gjithë mesazhet dhe ka vendosur të dhurojë 1 milionë dollarë për luftën kundër Koronavirusit.

Read More

Një infermiere në Itali e prekur nga koronavirusi është kapur mat duke dalë shëtitje me bashkëshortin dhe dy fëmijët. 36-vjecarja nga zona Fano-s në rajonin Marche duhej të ishte në vetëizolim së bashku më familjen e saj pasi pak ditë më parë kishte rezultuar pozitive ndaj testit të COVID-19 por ajo ka thyer rregullat. Kur është ndaluar nga policia ajo ka thënë se ishte duke hedhur plehrat por në të vërtetë ajo ishte shumë larg shtëpisë së saj. Për infermieren dhe bashkëshortin e saj 34-vjecar do të merret masë adiministative për thyerje të rregullave të karantinës. Pak ditë më parë…

Read More

Presidenti Ilir Meta iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë me përpikmëri të gjitha udhëzimet dhe kufizimet e bëra publike për shkak të pandemisë globale COVID-19. Gjithashtu, Kreu i Shtetit i përcjell një mesazh dhe kryeministrit Edi Rama, teksa thekson se “Masat kufizuese duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe të ligjeve në fuqi”. Mesazhi i Metës: I ftoj të gjithë qytetarët të respektojnë me përpikmëri të gjitha udhëzimet dhe kufizimet e bëra publike për shkak të pandemisë globale COVID-19, pasi kjo është në interesin tonë të përbashkët. Në këtë mënyrë jo vetëm mbrojmë…

Read More

Një grup shkencëtarësh australianë deklaruan të shtunën pas një testi laboratorik se një ilaç i përdorur kundër parazitëve mund të ndalojë riprodhimin e COVID-19 brenda 48 orëve. Shkencëtarët e Universitetit Monash, që udhëhoqën studimin në bashkëpunim me Laboratorin e Sëmundjeve Infektive në Melbourne, testuan ilaçin Ivermektin. Doktoresha Kajli Uegstaf deklaroi se ai përdoret prej të paktën 30 vjetësh për të trajtuar parazitë si morrat, krimbat dhe zgjeben. “Ne zbuluam se një dozë e vetme ilaçi mund të parandalonte që virusi të riprodhohej brenda 48 orëve. Ne konstatuam një tkurrje të virusit edhe në 24 orë, por pas 48 orësh ai…

Read More

Moderatorja Alketa Vejsiu, është tepër active në median sociale, megjithatë shumë pak dihet për jetën e saj private. Ajo ka zgjedhur të jetë e rezervuar, dhe zgjedh të flasë shumë pak për familjarët e saj. Megjithatë, në një intervistë për një gazetë italiane, moderatorja ka vendosur të rrëfejë disa detaje, që nuk i njihnim më parë. Vejsiu ka treguar se bashkëshortin e ka njohur kur donte të binte një shtëpi për prindërit. Ai ishte një ndërtues pallati, dhe pas disa takimesh, kishin rënë në dashuri. “E kam njohur kur kisha vendosur të bleja një shtëpi për prindërit. Isha 20 vjeçe…

Read More

Kryeministri britanik Boris Johnson ka ftuar përfaqësuesit e opozitës dhe ekspertët e vendit në një takim për të vlerësuar se si e ka menaxhuar qeveria situatën e krijuar nga koronavirusi. Në letrën drejtuar opozitës dhe ekspertëve, Johnson shprehet se qeveria po punon për të marrë masat e duhura në kohën e duhur. Johnson kërkon që të dëgjojë mendimet e ekspertëve në lidhje me paketat ekonomike dhe futjen e testimit masiv. “Qeveria do të punojë në interes të popullit dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë me të gjitha partitë politike për të mposhtur këtë pandemi”, thuhet ndër të tjera në letër.…

Read More

Policia e Shtetit ben bilancin e kontrollit gjate 24 oreve te fundit, me masat ndeshkimore per te gjithe ata persona qe kane sfiduar rregullat e shtetrrethimit. policia “Është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë, 1 shtetas, në Tiranë, pasi ka shkelur rregullat e vetëkarantinimit”- njofton sot policia, duke shtuar se “gjatë 24 orëve të fundit, nga strukturat e Policisë janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 223 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë”. NJOFTIMI Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese…

Read More