Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar lajmin se mjeku i njohur Roland Xhaxho është shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Në një deklaratë shpërndarë mediave, thuhet se Dr. Xhaxho është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe po trajtohet në shërbimin infektiv në QSUT. “Shtrohet në spitalin Infektiv dr. Roland Xhaxho, mjeku i njohur që u bë pjesë e ekipit të organizimit të shërbimit reanimator për situatën Covid19. Dr. Xhaxho është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe po trajtohet në shërbimin infektiv në QSUT. Ministria e Shëndetësisë i uron shërim të shpejtë mjekut reanimator që po…
Author: tirana
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e cilëson një lajm të gëzueshëm për të gjithë shërimin e doktor Dhimitër Kraja. Basha shkruan në “Facebook” se “Transparenca është garanci dhe siguri si për stafet mjekësore ashtu dhe për të gjithë qytetarët. Testimi është mënyra më e suksesshme që po aplikohet sot për të identifikuar të prekurit nga COVID-19 dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit”. Mesazhi i Bashës: Është një lajm i gëzuar për mua personalisht dhe për çdo bashkëqytetar shërimi i Prof. Dhimitër Krajës. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për të gjithë personelin mjekësor që po përballet sot me COVID-19.…
Lajmet që mbërritën nga Shkodra mbi përhapjen e koronavirusit në 24 orët e fundit janë mësimi më i mirë që na jepet mbi rëndësinë e distancimit social. Rreth dhjetë ditë më parë Shkodra nuk ishte e përfshirë në hartën e qyteteve me raste të konfirmuara me koronavirus. Më 23 mars u konfirmua pacienti i parë nga ky qytet dhe deri para 24 orësh rritja ishte “normale”. Ato që ndryshuan panoramën dhe vendosën Shkodrën në vendin e katërt, direkt pas Tiranës, Durrësit dhe Fierit ishin 24 orët e fundit, ku numri i rasteve të konfirmuara me Covid-19 u rrit me më…
Kryeministri Edi Rama paralajmëron masa të reja ndëshkimore për të gjithë ata qytetarë që shkelin masat kundër koronavirusit. Duke publikuar në “Facebook” disa fotografi, ku shihen qytetarë të shumtë, që kanë mbushur tregjet, kreu i qeverisë urdhëron ushtrinë dhe policitë bashkiake të krijojnë urgjentisht kordonët sanitarë të tregjeve. Mesazhi i Ramës: 🔴 NËSE KY ËSHTË NIVELI I KUPTIMIT TË DETYRËS QYTETARE NË FRONTIN E KËSAJ LUFTE PËR JETË A VDEKJE DHE MEQË MESA DUKET ECURINË POZITIVE TË LUFTËS DERI TANI, SHUMËKUSH PO E KUPTON GABIMISHT SI ARSYE PËR T’U LËSHUAR ME IDENË SE S’NA GJEN GJË, ATËHERË PËRGJIGJA E SHTETIT…
Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, shkruan në “Facebook” se është infektuar nga koronavirusi një tjetër mjek. SIpas Shehut, bëhet fjalë për profesor Roland Xhaxho, i cili është shtruar sot në Repartin Infektiv. Mesazhi i Shehut: I dashur Landi te urojme sherim te shpejte! Kolegu, miku i ngushte, reanimatori i talentuar, novator i vecante e pedagogu njerezor Prof. Roland Xhaxho, eshte shtruar sot ne repartin infektiv i prekur nga ky virus. Mbasi ka qene gjate gjithe kesaj periudhe person kryesor ne pershtatjen e sherbimeve te reanimacionit per perballjen me kete epidemi, sic duket do t’i duhet te “pushoje” disa dite, tashme…
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, i ftuar “Java në RTSH”, u shpreh se turizmi do të jetë një nga shtyllat e forta që do të rimëkëmbë ekonominë e vendit pas këtyre ditëve të vështira. “Turizmi nuk do të jetë “Pacienti 0” i ekonomisë shqiptare. Turizmi do të jetë “Pëllumb Pipero”, që do qetësojë dhe do rimëkëmbë dhe sektorët e tjerë të ekonomisē shqiptare. Bazuar në dy karakteristika të tij: në 85 % lëvizja turistike është nga toka dhe 35 % e volumit turistik është turizmi i shqiptarëve të trevave. Jemi optimistë për rimëkëmbjen e shpejt.”, tha ai Pandemia…
Një lajm të mirë e ka konsideruar kryeministri Edi Rama shërimin nga COVID-19 të profesorit Dhimitër Kraja. Lajm i mirë nga spitali infektiv: Sapo ka dalë i shëruar prof. dhimitër kraja, i cili si pensionist iu përgjigj i pari apelit për t’u angazhuar në vijën e zjarrit, ku u plagos nga armiku…Jetë të gjatë profesor
Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 67-vjeçar nga Tirana i shtruar prej 13 ditësh në spitalin Infektiv, prej 6 ditësh i intubuar, duke e çuar në 18 numrin e viktimave me koronavirus në Shqipëri. Ndërkohë 29 raste të reja me COVID-19 janë identifikuar në 24 orët e fundit në Shqipëri. Në total 333 të prekur. Ndërsa janë shëruar 10 vetën në 24 orët e fundit.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se janë shëruar 3 infermierë të prekur nga COVID-19, pas testit konfirmues.mjeket Në total deri tani janë shëruar 18 personel shëndetësor. Postimi i Ministres Manastirliu: 🔴#COVID-19 Lajm i mirë🙏🏼 Edhe 3 infermierë janë shëruar🙏🏼 Shkon në 18 numri i personelit mjekësor të #shëruar në Tiranë, Durrës, Lezhë ✅ Deri tani janë 99 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me 🤜#COVID-19🤛 #FORCA
Lajm i mirë. Profesori Dhimitër Kraja lë spitalin e Infektivit. Mjeku që pas 48 viteve punë iu rikthye bluzave të bardha për t’i ndihmuar në betejën kundër COVID-19, u prek nga koronavirusi, ndërsa sot ai lë spitalin, ndërsa me kryerjen e testit të dytë ai ka dalë negativ. Profesor Dhimitër Kraja në datë 20 mars iu përgjigj vullnetarisht i pari thirrjes për t’u rikthyer në shërbim, për të ndihmuar kolegët në kurimin e pacientëve të infektuar, por u prek nga COVID-19.
Sakaq, bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar. Ndërkohë ende nuk dihet shkaku i kësaj ngjarje, ndërsa policia ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të sa
Në kuadër të masave të marra ndaj përhapjes së Covid-19 dhe zbatimit të aktit normativ për aminstinë e të burgosurve, ka nisur këtë të shtunë nxjerrja e tyre nga qelitë. Mësohet se 21 të burgosur në burgun e sigurisë së lartë në qytetin e Burrelit janë dërguar në banesë këtë të shtunë. Të burgosurit që përfitojnë nga kjo amnisti do të qëndrojnë 3 muaj në banesë si vetëkarantinim. Ata do të monitorohen nga strukturat policore në mënyrë të vazhdueshme nëse e thyejnë karantinën apo jo. Të burgosurit u pritën nga një familjarë, të cilët do të jetë edhe kontakti kryesor…