Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 67-vjeçar nga Tirana i shtruar prej 13 ditësh në spitalin Infektiv, prej 6 ditësh i intubuar, duke e çuar në 18 numrin e viktimave me koronavirus në Shqipëri.
Ndërkohë 29 raste të reja me COVID-19 janë identifikuar në 24 orët e fundit në Shqipëri. Në total 333 të prekur. Ndërsa janë shëruar 10 vetën në 24 orët e fundit.
