Author: tirana

Mbaroni punë, apo pazare që ju duhen deri në orën 13:00 të mesditës së sotme, sepse nuk do të keni mundësi të dilni deri në hënën në mëngjes.tregtaret-cmimet-koronavirusi (3) Duke nisur nga ora 13:00 e kësaj të shtune, në gjithë vendi hyn në fuqi edhe njëherë izolimi total. Asnjë lëvizje nuk do të lejohet gjatë ditës së dielë. Gjithë dyqanet do të jenë të mbyllura, ndërkohë që cdo lëvizje në këtë ditë do të ndëshkohet, sikundër ka ndodhur edhe në fundjavat e shkuara. Rinisja e lëvizjes do të jetë sërisht mëngjesin e herët të së hënës, për t’u kthyer prapë…

Read More

Dr. Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, tha se pandemia e Covid-19 në SHBA do të “përkeqësohet, shumë më keq, para se të bëhet më mirë”, por që distancimi shoqëror po punon për të zbutur përhapjen e virusit. “Nuk ka dyshim në mendjen time ose në të cilitdo që di diçka rreth kësaj, që aktivitetet lehtësuese, ndarja fizike që ne po bëjmë qartë ka një ndikim pozitiv”, ka thënë Fauci. “Ju nuk e shihni akoma në mënyrë dramatike, sepse ekziston dinamika, me virusin që bën atë që dëshiron të bëjë, dhe ne po…

Read More

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije së dita e sotme parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash, kryesisht në jug të vendit. PARASHIKIMI SIPAS SHMU Reshjet e shiut, parashikohen të vazhdueshme në jug e juglindje me intensitet të ulët e mesatar. Në pjesën tjetër të vendit, reshje shiu të dobëta e të përkohëshme. Pjesa veriore nuk do të përfshihet nga reshjet. Në lartësitë mbi 700 metër në juglindje, hera herës reshjet e shiut do të përzien me dëborë. Reshjet e izoluara në juglindje parashikohet të vijojnë deri mëngjesin e së dielës. Ditën e diel përgjithësisht moti parashikohet me alternime kthjellimesh e…

Read More

Një jurist i burgut të Rrogozhinës është infektuar me koronavirus. Pas këtij njoftimi janë vetëkarantinuar drejtori i burgut, për shkak se udhëtonte në makinë me juristin dhe po ashtu janë izoluar edhe dy policë, për shkak të kontakteve të shumta që kanë patur me juristin. Sakaq të burgosurit në këtë IEPV janë shprehur të shqetësuar pasi juristi ka patur kontakte të shumta me ta.

Read More

. Të gjithëve mund t’ju kenë bërë përshtypje dy skulpturat pas kryeministrit Rama, të cilat janë gjithmonë aty sa herë kryeministri shfaqet në komunikime apo lidhje direkte me mediat dhe qytetarët, nga shtëpia e tij në Surrel. Madje, keni menduar dhe se çfarë përfaqësojnë. Shpjegimin e nevojshëm për to e ka dhënë vetë kryeministri Rama, mbrëmjen e sotme, në një lidhje direkte me “Zonë e Lirë” të Arian Çanit. I pyetur nga Çani se çfarë domethënie kishin dy skulpturat, Rama tha se një prej tyre, vazon, e kishte bërë vetë ai dhe ja kishte dhuruar bashkëshortes, kurse tjetrën e kishte…

Read More

Kryeministri Edi Rama se po studiohet mundësia që përdorimi i hashashit me leje, siç e kanë disa vende të ndryshme të botës. Në një lidhje skype për emisionin ‘Zonë e Lirë’, kreu i qeverisë tha se “Jemi të avancuar, por akoma nuk jemi ne kapitullin e fundit”. Mes të tjerash ai sqaroi edhe faktin se ligjërimi i prodhimit të hashashit në Shqipëri do të bëhet për arsye shëndetësore.

Read More

Kreu i Mbrojtjes Civile Italiane Angelo Borrelli ka deklaruar dje se qytetarët do të jenë “në shtëpi për shumë javë të tjera”. Për të parandaluar që zinxhiri i infeksioneve të mos zgjerohet, është e nevojshme të mbahet “ashpërsia maksimale” të paktën deri më 1 maj. Borrelli në një intervistë për Radio Capital është shprehur se “situata aktuale ka pak më shumë frymëmarrje në ambientet shëndetësore dhe kujdesit intensiv të cilat po lehtësohen nga një ngarkesë ditore pune jashtëzakonisht e lartë. Kjo është një situatë që na lejon të menaxhojmë emergjencën me më pak probleme”. Por, ai ka shtuar se, “kjo…

Read More

Urdhri i Stomatologëve shqiptarë ka paralajmëruar çdo stomatolog që mendon se mund të hapë klinikën detare gjatë periudhës së luftës së vendin me koronavirusin. Kushto që thyen urdhrin Ministrisë së Shëndetësisë për të qëndruar të mbyllura, stomatologëve do i hiqet licenca për 6 muaj. “Stomatologët që shkelin Urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë për mbylljen e klinikave dhe kabineteve dentare për shkaqet e pandemisë Covid-19, do të procedohet nga komisionet e disiplinës profesionale të U.S.SH. me heqje të licencës për një afat 6 mujor”, shkruhet në Urdhrin e Stomatologëve Shqiptarë.

Read More

Areti Beruka, kryeinspektore për shëndetin në Tiranë, në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Ditari” në A2, shpjegoi se çfarë nënkuptoi kur tha përpara disa javësh se mezi priste që koronavirusi të vinte në vendin tonë. “Shprehja është hequr nga konteksti. Kur thashë pres që të vijë rasti i parë, është mirë që çdo popullatë të kapet nga viruset për të krijuar atë që quhet “mbrojtjen e tufës” në imunologji. Virusi është si vaksinë natyrale, që në rast se nuk kap 60% të popullsisë, kjo popullatë është e pambrojtur. Hyrja e virusit nuk do vizë, nuk varet nga unë dhe nga…

Read More

Kryeministri Edi Rama këtë mbrëmje të së premtes, i ftuar në “Zonë e Lirë” në Televizionin Klan i është përgjigjur pyetjeve të Arjan Çanit. Një prej tyre ishte ajo “se a mendon që është biri i Zotit”, marrë shkas se prej muajit nëntor dhe tani, si kryeministër i vendit i ka takuar që të udhëheqë “këto luftëra të errëta”, siç i quajti Çani. Arjan Çani: A mos ndoshta je biri i Zotit dhe ne nuk e dimë? Edi Rama: Pse është kënaqësi kjo? Nuk është kënaqësi është diçka që e sprovon njeriun në kufij që si ke menduar, ajo e tërmetit…

Read More

Dy të rinj përfundojnë në pranga, të cilët pasi thyen karantinën, kanë tentuar të vjedhin një mini-market në Elbasan pranë Urës së Zaranikës. Në pranga ranë Ronaldo Nuredini, 23 vjeç dhe Erion Bylykbashi, 29 vjeç, të cilët dyshohen se janë autor të rreth 20 vjedhjeve në qytetin e Elbasanit. Të rinjtë pas thyerjes së masave të karantinës, akuzohet se kanë vjedhur dhe pikë të kompanive celulare, një shtëpi, market etj. Sipas policisë ato janë autor të 20 rasteve të vjedhjeve, ndërsa janë dhe me precedentë të mëparshëm penal për akuzën e vjedhjes. Arrestimi i tyre u bë në flagrancë pranë…

Read More