Author: tirana

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi u shënua në aksin Shkodër-Velipojë. Sipas Report Tv, një automjet u përplas me një motor, ku për pasojë ndërroi jetë drejtuesi i motorit. Shqiptarja.com mëson se emri i të viktimës është Pjetër Vasili. Shkoder/Informacion Paraprak Më datë 04.04.2020, ora 09:50, në fshatin Velipojë, ka ndodhur një aksident rrugorë, ku mjeti tip Benz, me drejtuese shtetasen P. Ç. është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasi P. V. 68 vjeç, i cili ka nderruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, publikon shkrimin e organizatës prestigjioze “Europa Nostra dhe Institutit të Bankës së Investimeve Evropiane, të cilat e listojnë Teatrin tonë Kombëtar mes shtatë monumenteve më të rrezikuara në Europë që duhen mbrojtur. Basha shkruan në “Facebook” se “Ruajtja dhe restaurimi i Teatrit Kombëtar është dhuratë e paçmueshme për brezat. Trashëgimia jonë kulturore është e pazëvendësueshme, dhe ne kemi detyrimin ta mbrojmë atë”. Mesazhi i Bashës: Teatri ynë Kombëtar është futur nga organizata prestigjioze Europa Nostra dhe Instituti i Bankës së Investimeve Europiane ne Listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara në Europë që duhen…

Read More

Lajme të hidhura vijnë nga SHBA, ku koronavirusi ka shpërthyer frikshëm, duke prekur edhe shqiptarët që jetojnë atje. Ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Luli Faber, njofton se deri më tani 9 shqiptarë kanë vdekur nga COVID-19, ndërsa shton se “Fatëkeqësisht tabloja është krejt ndryshe në Nju Jork dhe Nju Xhersi ku ka mjaft qytetarë në gjendje të rënduar”. Më tej, duke folur për gjendjen alarmante në SHBA, ambasadorja thekson se “individët trajtohen në spital vetëm kur janë në gjendje tepër kritike dhe kanë probleme me frymëmarrjen dhe kërkohet mbështetja e tyre me respiratorë”. Mesazhi i ambasadores: Të nderuar anëtarë të…

Read More

Vazhdojnë mundimet e shqiptarëve për t’u futur në Shqipëri, pas rregullave të reja të vendosura nga qeveria. Në Kapshticë janë të bllokuar 16 shtetas shqiptarë që e kaluan natën mes borës dhe temperaturave nën 0. Autoritetet greke i kanë lënë të kalojnë, por pala shqiptare i ka bllokuar, duke mos i lejuar të futen në vendin tonë. Shqiptarët e bllokuar në Kapshticë janë nga Gramshi, Burreli, Elbasani, Korça, ndërsa njëri prej tyre nuk ndihet mirë. Qytetarët kanë telefonuar institucionet për t’u kërkuar ndihmë, por asnjë nuk u është përgjigjur. Nga ana e tij, drejtori i Kufirit të Kapshticës ka deklaruar…

Read More

Është ndalur në Durrës policia në operacionin kundër informalitetit, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të abuzimit me çmimet e produkteve ushqimore, duke përfituar nga situata e koronavirusit. Nga kontrollet e shtuara janë evidentuar dhe proceduar penalisht 9 shtetas, nga këta: 3 tregtarë që tregtonin mallra agroushqimore me shumicë dhe 6 tregtarë të tregtonin artikuj me pakicë. masat-policia-maska-ndalimi-automjeteve foto ilustruese Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Durrës, në vijim të operacionit kundër informalitetit dhe në zbatim të aktit normativ Nr. 3, të datës 15.03.2020, pika 12, kanë hartuar një tjetër plan të detajuar masash, për parandalimin,…

Read More

Një grup ligjvënësish të Bashkimit Evropian po akuzojnë Moskën se po shfrytëzon pandeminë e koronavirusit në përpjekje për të hequr sanksionet e vendosura mbi veprimet e Rusisë në Ukrainë, thuhet në një letër të parë nga shërbimi qendror i RFE-së.putin Në letrën e dërguar më 3 prill, thuhet se ndihma ruse ndaj vendeve evropiane për të luftuar krizën shëndetësore është pjesë e “një fushate” për të shtyrë BE-në të tërheqë sanksionet ndaj Rusisë. Letra u nënshkrua nga 19 anëtarë të BE-së dhe iu adresua presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe shefit…

Read More

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se numri i personave të rinj dhe poshtë 60 vjeç që infektohen ose vdesin nga koronavirusi po rritet çdo ditë e më shumë. Sipas Indipendent e cila citon burime pranë menaxheres teknike të OBSH, Maria Van Kerkhove, është rritur ndjeshëm numri i të rinjve që infektohen ose që vdesin nga COVID-19. Në fillim u tha se koronavirusi i ri prekte më shumë moshën e tretë dhe me probleme të tjera shëndetësore. Tashmë në botë ka edhe pesona te rinj madje edhe fëmijë që kanë ndërruar jetë nga COVID-19. Deri tani virusi i tmerrshëm ka…

Read More

Kina nderuar mbi 3300 viktimat e shkatuara nga koronavirusi. 3 minuta heshtje janë mbajtur në Kinë në ndër të viktimave të koronavirusit. E shtuna u shpall ditë përkujtimi për të nderuar viktimat, 14 prej të cilëve janë edhe mjekët e Hubeit që humbën jetën gjatë kryerjes së detyrës. Në orën 10:00 sipas orës lokale të gjithë njerëzit qëndruan në heshjte për 3 minuta në nder të më shumë se 3300 të vdekurve nga Covid-19. Pas 3 minutave heshtje, makina, trenat, anijet u ranë borive masivisht. Flamuri atje u ul në gjysëm-shtizë. Rastet e para të koronavirusit u zbuluan në qytetin…

Read More

E gjithë Shqipëria është në karantinë në kuadër të masave të ndërmarra për frenimin e Covid-19. Kjo situatë ka krijuar jo pak stres tek qytetarët por një gjë e bukur ka ardhur nga qyteti i Durrësit ku disa artisë kanë vendosur që të bëjnë një koncert live për të argëtuar qytetarët e mbyllur në shtëpitë e tyre. Ky koncert ka tërhequr vëmendjen e banorëve në lagjet e Durrësit, të cilët kanë dalë në ballkon për ët shijuar tingujt e muzikës. Artistë të qytetit të Durrësit dhe disa artistë nga Tirana: Violinistët babë e bir,- Enver dhe Marvin Qerimaj, mjeshtrat e…

Read More

Shkodra po  kthehet në një vatër të re ku përhapja e COVID-19 sa vjen e po rritet. Nga 20 testet e kryera një ditë me parë nga shendeti publik, 9 rezultuan me Covid 19. Epidemiologët po gjurmojnë kontaktet e këtyre pacienteve. 6 janë anëtarë të familjes së pacientit nga Dobraci dhe 3 të gruas nga Kirasi. Në këtë mënyrë në shkallë qarku në Shkodër (Shkoder + Puke) numri I të infektuarve shkon në 35. Dje zyrtarisht u raportua se numri i të infektuare në të gjithë Shqipërinë ishte 304 dhe 17 viktima. Vetë Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në…

Read More

Policia e Tiranës ka arrestuar 31-vjeçarin Erjol Ceka, pasi gjykata italiane e ka dënuar me 13 vjet e 3 muaj e 17 ditë burg, për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. 31-vjeçari ka rënë në prangat e policisë gjatë operacionit “Kamza” dhe pritet të ekstradohet drejt Italisë. Njoftimi i Policisë: Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar “Kamza”. Operacioni, nga Komisariati i Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana. Kapet dhe arrestohet, me qëllim ekstradimi, një i kërkuar nga drejtësia italiane, i…

Read More

Italia dhe Gjermania janë, nga një këndvështrim epidemiologjik, dy shembuj të kundërt në përhapjen e Covid-19 në Evropë. Në Itali i epidemisë ishte tepër i madh, me shpërthimin e dy vatrave në Codogno dhe në zonën e Bergamos që përfshiu Lombardinë, epiqendrën e infeksionit dhe për disa javë çoi në mbi 11 mijë vdekje, ndërsa në Gjermani, krahasuar me 64 mijë raste, janë regjistruar vetëm 560 vdekje. Sigurisht që shifra gjermane vlerësohet në rënie, pasi llogarit vetëm rastet në të cilat infeksioni Covid-19 ka qenë shkaku përcaktues i vdekjes. Sidoqoftë, vdekshmëria e ulët e virusit në Gjermani nuk mund të…

Read More