Ditët ku vendi ynë u përfshi nga karantina strukturat shtetërore raportuan se afro 400 banorë të Qarkut Dibër ishin kthyer gjata fundshkurtit dhe fillimarsit nga Italia. Policia dhe strukturat e pushtetit u kërkuan atyre të qëndrojnë për dy javë në shtëpi. Kryetarët e fshatrave dhe administratorët e 35 njësive informonin çdo ditë për vendndodhjen e emigrantëve të kthyer. Deri dje u dërguan tamponët për 9 persona të dyshuar dhe ato rezultuan negativ. Ndërkohë mbrëmë u dërgua materiali për analiza të një 80 vjeçarje nga Mati. Edhe ky rast sipas zyrtarëve të DSHP rezultoi negativ, duke e mbajtur shifrën zero të…
Author: tirana
Aktorja e mirënjohur nga Shkodra Zyliha Miloti, një nga bashkëpunëtoret e Gëzim Krujës shpreh trishtimin për largimin e tij nga jeta. Në një lidhje telefonike për Report Tv, aktorja thotë se po ikën një brez i mrekullueshëm. “Sapo morëm vesh humbjen e një artisti të madh, jo vetëm shkodran, por të gjithë Shqipërisë. Nuk ka pak minuta që fola me djalin e Gëzimit, është një humbje e madhe. Deri para një viti ka qenë i fortë, por humbje e madhe. Unë desha të ngushëlloj edhe familjet e tjera që kanë humbur të afërmit, situata është e vështirë. Por kjo e…
49 drejtues mjetesh, të cilët kanë shkelur rregullat e qarkullimit referuar aktit normativ për koronavirusin, janë ndëshkuar me me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti në 24 orët e fundit në Shqipëri. Sakaq një tjetër shtetas në Tiranë, i cili pavarësisht se dispononte autorizimin për të lëvizur, është arrestuar pasi është kapur në fragrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Ndërkohë 24 orëve të fundit, nga strukturat e Policisë janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 154 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo…
Partia Demokratike ka kërkuar sërish sot të rritet numri i testimeve për COVID-19. Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti i PD Bardh Spahia shprehet se rritja e numrit të testimeve, zbulon më shumë të infektuar nga korona virusi dhe sipas tij, testimi masiv është qëndrimi zyrtar që rekomandon Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe që mbështetet nga ekspertët e shëndetësisë. Ai deklaron se kryeministri Edi Rama dhe ministrja e tij e shëndetësisë nuk lënë rast pa dalë në televizor, por nuk kanë thënë asnjë fjalë sa teste kemi në dispozicion duke pyetur se çfarë fsheh qeveria. “Nuk është koha që Edi…
Edhe bashkëshortja e shtetasit me inicialet E.K 57 vjeç, me profesion kasap me biznes në lagjen “5 Maji” në Elbasan që ndodhet i shtruar në spital që nga e Premtja,pasi rezultoi i prekur nga Korononavirusi pas kryerjes së Tamponit ka rezultuar pozitive. Ndërkohë që i janë nënshtruar kryerjes së Tamponit dhe dy djemtë e tyre dhe pritet rezultati. Ndërkohë, Bashkia e Elbasanit dhe instutucionet shëndetësore kanë kryer në fundjavë dezinfektimin e apartamentit dhe pallatin ku jeton familja e 57-vjeçarit si dhe ambientin e biznesit ku ai punonte. Ky është rasti i 10 -të i të prekurve me Koronavirus i konstatuar…
Një dyqan cigaresh është vjedhur rreth orës 01.00 të mëngjesit të sotëm në Durrës. Mësohet se janë vjedhur një sasi e konsiderueshëme cigaresh dhe parash.
Ndahet nga jeta mjeshtri i madh, aktori i humorit Gëzim Kruja. Për mbi 60 vite kontribuoi duke u bërë një prej figurave më të dashura të artit shqiptar me pjesë të pafundme humoristike duke u kthyer në emblemë të skenës. Gëzim Kruja u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare pas disa problemeve shëndetësore.
Një lajm i mirë përsa i përket të shëruarve, pasi numri është rritur me 5 në 24 orët e fundit duke e dërguar në 104 në total. Aktualisht në dy spitalet COVID ndodhen 71 pacientë, prej të cilëve 64 te infektivi nga të cilët 5 në terapi intensive dhe një i intubuar, ndërsa të tjerët e Sanatoriumi. Ndërkohë që numri i viktimave arriti në 20 me 3 rastet që u shënuan në 24 orët e fundit. Dje ndërruan jetë dy persona në Tiranë dhe një në Shkodër duke rënduar akoma më shumë bilancin.
Pas të hënës, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se do të zgjatet orari për të dalë jashtë shtëpisë, do të autorizohen më shumë makina private që kanë autorizim kompanie, do të shtohet lista e bizneseve që do hapen, por do të ashpërsohen ndëshkimet deri në burg apo konfiskim malli për shkelësit. E diela e sotme është e treta që të gjithë do të jenë të mbyllur në karantinë totale, pasi nuk lejohet asnjë dalje nga shtëpia dhe të gjithçka është mbyllur. Prej ditës së djeshme, e shtuna ora 13:00, sot dhe deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit ndalohet çdo…
Ministria e Shëndetësisë informoi sot për numrin e të prekurve me COVID-19 në Shqipëri dhe rastet e reja të 24 orëve të fundit. Sipas MSH janë 28 raste të reja, ndërrsa numri total shkon në 361 të prekur gjithsej. Kujtojmë se një ditë më parë u deklaruan 29 raste të reja me COVID-19. Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico deklaroi se mes personave të fundit të prekur është edhe një fëmijë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, Tiranë, në vijim të kontrollit të territorit, për zbatimin e masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar të hapur në funksionim, një lokal bar-kafe, në rrugën “Niko Avrami”. Më datë 27.03.2020 lokali është konstatuar i hapur për herë të parë dhe pronari është ndëshkuar me masë administrative. Administratori i lokalit shtetasi F.B, është konstatuar përsëri duke mbajtur hapur lokalin dhe duke i shërbyer klientëve dhe në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3 të datës 15.03.2020 është ndëshkuar përsëri, me mbyllje të aktivitetit për 6 muaj. Një javë më parë,…
Tonelata me prodhime bujqësore në fshatin Goriçan të Urës-Vajgurore,po hidhen buzë kanaleve, rezervuarve dhe lumenjve. Fshati Goriçan në Kutalli është një nga zonat më prodhuese e cila ka edhe eksportin më të madh në treg, ndërsa ditët e sotme është drejt falimentimit të plotë. Mungesa e tregut të shitjes dhe bllokimi i eksportit ka bërë që prodhimet e tokave bujqësore në fshatin Goriçan të kalbet e të mbeten “stok”. Fshati që shtrihet në anë të rrugës nacionale Berat-Fier,njihet për prodhimet e perimeve, por këtë sezon i gjithë prodhimi është kalbur e hedhur në kanal,për shkak të mungesës së tregut. Kjo…