Author: tirana

Organizata Omonia ka reaguar ndaj shoqërimit të disa të rinjve ekstremistë që vendosën kryqin dhe ngritën flamurin vorio-epiriot në jug të vendit. Përmes një deklarate zyrtare, kjo organizatë e cilëson ndërhyrjen e policisë si kufizim dhe ndrydhje të lirisë së besimit. Postimi i plotë: Indinjatë të thellë provokon operacioni policor i ditës së sotme në Himarë, i një skuadre oficerësh të Drejtorisë Qendrore te Policisë së Shtetit ( Drejtoria e Antiterrorit), ku pas kontrollit ne banesa shoqëroi dhe mori nën hetim më shumë se 10 banorë të Qytezës. Bëhet fjalë për të rinj te cilët, si një përkushtim dhe premtim…

Read More

Italia harton një plan për rikthimin në normalitet. “Beteja kundër koronavirusit nuk është fituar, por objektivi ynë është të gjejmë një mënyrë për të bashkëjetuar me këtë kërcënim, derisa të gjendet një kurë apo vaksinë”. Kështu shprehet ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, i cili zbulon detajet e planit strategjik për daljen graduale dhe me shumë kujdes nga pandemia. Në të përfshihen 5 pika kyçe: distancim social dhe mjete mbrojtëse për të gjithë, spitale Covid në të gjithë territorin kombëtar, përforcim i rrjeteve shëndetësore lokale, studim për të kuptuar sa janë prekur dhe një aplikacion, si modeli i Koresë së…

Read More

Katër persona janë përfshirë në një sherr në supermarket në Angli, ndërkohë që klientët e tjerë po mundoheshin të ruanin distancën. Ngjarja ka ndodhur në periferi të Birmingemit, ditën e enjte. Në videon e xhiruar mund të shihen dy femra që nisin të përleshen, ndërkohë që një e tretë mundohet që t’i ndajë. Në këtë moment, ndërhyn dhunshëm një mashkull. Më në fund, ishte ndërhyrja e stafit të sigurisë që qetësoi gjakrat. Mendohet se sherri ka nisur pas një mosmarrëveshjeje mes fqinjësh.

Read More

Në kulmin e krizës së koronavirusit, kur turizmi pritet të jetë një ndër sektorët më të prekur, porti i Durrësit i vizitua nga një prej jahteve më të famshëm në botë për madhësinë, luksin, por edhe profilin e tij. Por, ndryshe nga sa mund të pritej, kjo ishte një vizitë që përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme duke lënë një shije tepër të hidhur për udhëtarët, por edhe një njollë të madhe për turizmin shqiptar. Jahti 88 metra i gjatë, “Maltese Falcon” mbërriti mesnatën e së enjtes në ujërat përballë portit të Durrësit duke pritur zbardhjen e ditës…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama për manipulim të shifrave të personave të prekur me koronavirus në Shqipëri. Berisha thotë se Rama ka dhënë urdhër që si ditën e shtunë ashtu edhe të dielën, autoritetet mjekësore do të raportojnë për 28 të infektuar. Shkrimi i plotë i Berishës: Urdher per fundjaven e pare te muajt Prill! Bazuar ne epidemiologjine politike kryeepidimiologu i Surrelit urdheroi: 1-fundjaven e pare te muajt prill do te kete a-diten e shtune me daten 4 prill gjithesej 28 persona te infektuar me covid 19 ne te gjithe territorin e Republikes se Surrelit b- diten e…

Read More

Një numër i lartë ushtarësh serbë të brigadës së parë të ushtrisë serbe kanë rezultuar të prekur nga koronavirusi. Lajmin e ka bërë me djije presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç. Ai tha se këta ushtarë kryen karantinën në Moroviç dhe Paliq. “Kemi shumë ditë të vështira përpara dhe shumë nuk janë të vetëdijshëm për këtë. Nuk është faji i tyre që ata e gjetën veten në pikën qendrore, por ne i kemi pasur të gjitha pasojat fatale të atyre që erdhën nga Milano e Lugano”, tha Vuçiç.

Read More

“E di që jeni mërzitur…”. Ish-deputeti socialist Namik Dokle ka shkruar fjalë emocionuese për nipërit e tij në Itali, të cilët nuk i kanë parë prindërit prej një muaji pasi janë mjekë dhe trajtojnë pacientët e sëmurë. Me anë të një shkrimi në Facebook, Dokle shkruan se vajza e tij dhe bashkëshorti do të mundin koronavirusin dhe sëmundjen e mallkuar. Në fjalët prekëse, i kujton nipërve se fundi do të jetë i lumtur, me pushime dhe shëtitje në Shqipëri me të gjithë njerëzit e zemrës. Kur jetës do i kthehet normaliteti, Namik Dokle do të cojë nipërit në Prizren për…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar një foto të një infermiereje në spitalin Infektiv bashkë me një pacient të shtruar që po merr trajtim. Bëhet fjalë për Kimete Zgura e cila shërben me përkushtim e profesionalizëm në spitalin Infektiv, thotë Manastirliu. Manastirliu ka vlerësuar punën e saj dhe të të gjithë infermierëve, të cilët i quan heronj të palodhur në misionin e tyre për të shpëtuar jetë. “Kimete Zgura shërben me përkushtim e profesionalizëm në spitalin infektiv, e palodhur si i gjithë stafi infermieror i këtij spitali, që çdo ditë përballen me Covid 19, me misionin për të shpëtuar…

Read More

I konsideruari “Babai i kriminologjisë”, profesori shqiptar Ismet Elezi ka festuar ditëlindjen e 100. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka përcjellë një urim mjaft të ndjerë për mendimtarin dhe profesorin e së drejtës penale. Përmes një mesazhi në rrjetin social Facebook, ndër të tjera Gjonaj shkruan: “Një urim i përzemërt në 100 vjetorin e “Babait të kriminologjisë”, mendimtarin dhe profesorin e së drejtës penale, “Njeriun ndërkombëtar të shkencës”, të nderuarin profesor Ismet Elezi. Sot profesori i shumë brezave të juristëve, feston ditëlindjen e tij të 100, një numër shumë i vogël vitesh ky në raport me të gjithë trashëgiminë e…

Read More

Shkodra është vatra më e nxehtë e përhapjes së koronavirusit pas Tiranës. Aktualisht në këtë qytet numërohen 38 të prekur dhe një person humbi jetën. Të infektuarit u përkasin 2 lagjeve Kiras dhe Dobraç ku përhapja e virusit ka qenë me ritme të shpejta. Por si u bë papritmas Shkodra një zonë e kuqe në hartën e përhapjes së Covid-19? Gjithçka filloi në një ceremoni varrimi në një familje në lagjen Kiras. Edhe pse vendi kishte të paktën 10 ditë që ishte futur në karantinë dhe nuk lejoheshin grumbullimet masive të njerëzve, në mënyrë krejt të papërgjegjshme në këtë ceremoni…

Read More

Dashi Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do debatoni here pas here me personin qe keni ne krah dhe nuk do hapni rruge për asnjë çast. Beqaret do kenë një dite te bukur dhe te mbushur me takime mbresëlënëse. Ne planin financiar tregohuni realiste dhe mos kryeni shpenzime te pamenduara. Demi Partneri do ju përkëdhele dhe do ju dashuroje si kurrë me pare gjate kësaj dite. Gjithçka qe keni dashur do ju realizohet si me magji. Beqaret vetëm duhet te shprehin dëshirat sepse planetët do ju gjenden pranë dhe do ua plotësojnë.…

Read More

Disa ditë më parë një avion i Guardia di Finanza u ngrit nga aeroporti “Nënë Tereza” i Tiranës, kryeqyteti i Shqipërisë, duke transportuar një ngarkesë të çmuar drejt aeroportit ushtarak italian “Pratica di Mare”: 30 “engjëj” me rroba të bardha, 10 mjekë dhe 20 infermierë që kryeministri Edi Rama kishte zgjedhur për të ndihmuar Italinë e shkatërruar nga urgjenca e COVID-19, shkruan gjenerali italian, Fabrizio Lisi. “Kjo është vetëm një ndihmë e vogël, thjesht një qiri i ndezur”, tha kryeministri Rama duke përshëndetur punonjësit e shëndetësisë, të gjithë shumë të rinj. Ndoshta kështu, por ai qiri ka një dritë të…

Read More