Edhe gjatë stinës së pranverës organizmi ynë vazhdon betejën me kollën, rrufën dhe problemet e rrugëve të frymëmarrjes. Kolla nuk duhet anashkaluar asnjëherë sepse jo vetëm që prish stilin e jetës, por shkakton dëme fizike dhe shëndetësore. Më poshtë do të gjeni disa kura të thjeshta nga AgroWeb.org se si të shpëtoni nga kolla dhe problemet e tjera të uljes së temperaturave në vjeshtë. Mjalti. Prej shekujsh, mjalti përdorej kundër kollës dhe fytit të irrituar. Kolla e thatë luftohet edhe me mjaltë dhe lëng rrushi, ose me një gotë qumësht me mjaltë përpara gjumit. Ju mund të përzieni edhe lëng…
Author: tirana
Policia Shqiptare i ka të regjistruar të gjithë qytetarët që kanë hyrë nga jashtë që prej shfaqes së koronavirusit në vend. Zyrtari i Policisë Rrugore, Mit’hat Tola, i ftuar në “Arena” në Rtv Ora u shpreh se “të gjithë shtetasit e huaj të futur në Shqipëri janë të evidentuar dhe mjafton t’i kontrollosh kartën e identitetit dhe ta verifikosh në TIMS dhe ti e di që X ka ardhur nga Italia apo ndonjë vend tjetër. Shumë shtete nuk e kanë një sistem të tillë unik”. Lidhur me penalitetet ndaj këmbësorëve në rast të shkeljes së shtetrrethimit, Tola është i mendimit…
Arben Ahmetaj, përveç rindërtimit pas tërmetit, tashmë do të ketë përgjegjësi edhe hartimin e planit për përballimin e situatës të shaktuar nga koronavirusi. Disa nga detyrat e Ahmetajt janë koordinimi, drejtimi dhe ndjekja e veprimtarisë së ministrive dhe të institucioneve të tjera, publike e shtetërore, për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19. Vendimi i Këshillit të Ministrave është botuar në faqen zyrtare dhe hyn në fuqi menjëherë. VENDIM Nr.228, datë 18.3.2020 PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.11, DATË 10.1.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E FUSHËS SË PËRGJEGJËSISË SHTETËRORE TË MINISTRIT TË…
“Gjatë këtyre ditëve të vështira mund të gjejmë gjeste të vogla, konkrete, që shprehin afërsi dhe kthjelltësi ndaj njerëzve më të afërt me ne, një përkëdhelje për gjyshërit tanë, një puthje për fëmijët tanë, për njerëzit që duam. Këto janë gjeste të rëndësishme, vendimtare. Nëse jetojmë në ditë si kjo, ato nuk duhet të harxhohen. ” – shprehet Papa Françesku në një intervistë ekskluzive për të përditshmen italiane “La Repubblica” ku ka folur me shqetësim për situatën emergjente të krijuar nga koronavirusi. Sipas Atit të Shenjtë në këto ditë izolimi duhet të fokusohemi në marrëdhëniet njerëzore dhe përfitimet që vijnë…
Viktor Kola i cili është dhe pacienti i infektuar me Covid-19 dhe është drejt shërimit, u shpreh se kjo sëmundje është një grip më i fortë sesa gripi normal. Çfarë simptomash keni pasur Viktor?- e pyeti Eni Vasili. ‘Kishe dhimbje fyti, pak temperaturë dhe dhimbje koke. Më shumë temperaturë ka pasur djali. Sonte është nata e 10 që po kaloj në spital. Dua t’ju them se kjo është pak më shumë se një grip i thjeshtë. Është si të ketë kafshuar qeni dhe ik, prandaj s’duhet të kemi panik. Dua të falenderoj të gjithë mjekët për shërbimin e dhënë. Tani…
Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer disa komente me ndjekësit e tij në ‘Facebook’, ku nuk kanë munguar ironitë apo dhe këshillat nga vetë ai. Kritikës së një komentuesi i cili i thotë se duhet shumë punë e jo reklama, kryeministri i është përgjigjur duke i thënë se nuk bën reklama për asgjë, pasi nuk shet produkte ushqimore, por jep informacion mbi situatën aktuale. Rama ka sqaruar gjithashtu edhe një qytetar në lidhje me shtyrjen e kësteve të kredisë deri në 31 maj. Debati me komentuesit: Komentuesi: Z, Rama duhet shum pune dhe vepra te mira dhe jo rreklamaZoteri une mund…
Nëpërmjet një urdhri të firmosur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndalohet lëvizja me automjete private apo shtetëtore të punonjësve të administratës publike lokale dhe qendrore, puna e të cilëve lidhet me qëndrimin në zyrë dhe jo në terren. Sipas vendimit të shpërndarë nga zyra e shtypit e Kryeministrisë, përjashtim bëjnë vetëm punonjësit e Ministrisë së Shëndetësisë, ku përfshihet edhe personeli mjekësor dhe infermierët. Gjithashtu, përjashtohen nga ky vendim punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Financave apo të prefekturave dhe bashkive që janë përfshirë në listën prioritare të firmosur nga titullari i institucionit. Vendimi, i cili hyn në fuqi…
Në kushtet kur vendi po vijon betejën me virusin COVID-19, Bashkia Ura Vajgurore ka nisur shpërndarjen e pakove ushqimore për njerëzit në nevojë. Kryetarja e Bashkisë së Urës Vajgurore, Juliana Memaj, bën me dije se nga kjo ndihmë do të përfitojnë ato pensionistë që nuk kanë pranë vetes fëmijët dhe familjet në nevojë. “Kemi nisur shpërndarjen e pakove ushqimore si një ndihmë për familjet në nevojë dhe pensionistët që nuk kanë pranë vetes familjarë që kujdesen për to. Askush nuk do ngelet vetëm këto ditë beteje me virusin COVID- 19. Punonjësit tanë të bashkisë do vijojnë misionin e tyre social…
Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj shprehet se çdo lëvizje apo fluks i vogël njerëzish është një burim infeksioni, për personat me imunitet më të dobët. Në një lidhje në Skype, për emisionin “Historia ime” në TV Klan, doktori shtoi se është e rëndësishme ruajtja e distancës sepse nëse nuk mbrohemi natyrisht do ta marrim atë. Skënder Brataj: Çdo lëvizje e afërt dhe pa mbrojtje, çdo fluks i vogël njerëzish në këtë moment është burim infeksioni për njerëzit më të dobët, më të prekshëm, që janë me imunitet më të vogël në këto momente. Personat që janë me sëmundje kronike, sidomos…
Një makinë e parkuar është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur ne vendin e quajtur Shkolla e Aviacionit. Makina tip benz ka qenë e parkuar prej ditësh në zonë, ndërsa shkaqet e zjarri janë ende të panjohura. Në afërsi të makinës janë gjetur disa bidonë, ku policia po heton nëse ndonjëra prej tyre mund të ketë qenë me benzinë dhe të jetë përdorur për djegien e makinës.
Djali ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni ka shprehur hapur shqetësimin e tij lidhur me politikat e ndjekura nga kreu i qeverisë, Edi Rama për përballimin e situatës së koronavirusit. Me anë të një statusi në Facebook, Berisha shkruan se BE-ja nuk do të eksportojë ilaçe dhe pajisje mjekësore jashtë vendeve anëtare dhe se Serbia do t’i blejë nga Kina, ndërsa Shqipëria nuk ka marrë ende një vendim. Berisha shkruan se në momentin që kryeministri Rama do të marrë një vendim në treg nuk do të mbetet më asgjë për të blerë. “BE ka marrë vendimin për të mos eksportuar ilaçe dhe…
Pandemia koronavirus ka përfshirë tërë planetin dhe ka shkaktuar komplikime serioze në disa pacientë dhe 68% të tyre, shkakton një kollë të thatë. Kjo ndodh si pasojë e dëmtimit dhe përkeqësimit të mukozës nën ndikimin e ajrit të thatë dhe qëndrimit në dhoma të pa ngrohura, ndotjes së ajrit, tymit të duhanit. Mukoza e dëmtuar bëhet e ndjeshme për sulm nga bakteret dhe viruset, e cila njihet duke gërvishtur fytin, shkakton kollë të thatë ose pezmatim. Kolla e thatë mund të ndodhë për herë të parë në çdo moshë, duke ndryshuar në intensitetin dhe kohëzgjatjen nga viti në vit, gjë…