Aktori i njohur i humorit, Visjan Ukcenaj ka zgjedhur që ditën e sotme, njëjtë si shumë personazhe të tjerë ka zgjedhur të publikojë sot një foto të disa viteve më parë duke e krahasuar me një aktuale. “Më mirë me flokë të gjatë apo të shkurtër?”, ka shkruar Ukcenaj krah postimit ku shfaqet dukshëm ndryshimi në pamjen e Visjanit për shkak të flokëve të tij. Ndjekësit kanë lënë menjëherë një sërë komentesh duke u ndarë në dy grupe, të atyre që pohojnë me flokë të gjatë dhe ata me flokë të shkurtër. Me siguri pas këtij momenti Visjani është në…
Author: tirana
Dita e tretë e ndalimit të lëvizjes në këmbë pas orës 18:00 për të gjithë qytetarët në të gjithë vendin për shkak të situatës nga koronavirusi ka sjellë disa të shoqëruar në Vlorë, pasi nuk iu bindën urdhrit. “Po ai djali atje, o çuni hajde një çikë këtu hajde” dëgjohet njëri nga efektivët e policisë, ndërsa rrugët e qytetit janë mbushur me efektivët që patrullojnë duke mos lejuar askënd që të lëvizë ose në të kundërt do të përballen me penalitetet. Ndërkohë që në Tiranë urdhri është respektuar, teksa ora 18:00 i ka gjetur brenda të gjithë qytetarët. Edhe në…
Ditën e sotme në një lidhje direkte me “Shqipëria Live” ishte aktorja e njohur, Rudina Dembacaj. Ajo rrëfeu se bashkë me partnerin e saj Mark Frrokun mendojnë se mund ta kenë kaluar ose mund të jenë të infektuar ende me Covid-19. Këto dyshime vijnë për faktin se Frroku ka takuar në një ceremoni mortore pacientin zero, saktësisht i ka dhënë dorën. Rudina tregoi se si ajo, ashtu dhe partneri i saj kanë patur temperaturë të lartë (ndonëse thekson se ajo vetë kishte edhe bajame), shoqëruar me kollë dhe dhimbje të fuqishme muskulare. “Marku kishte dhimbje trupi, i shkoi tempratura 40.2,…
Mjeku infeksionist Tritan Kalo ka folur në studion e “ABC News” për pandeminë që tashmë ka prekur shumë vende të botës. Kalo gjithashtu ka folur edhe për situatën në të cilën është përfshirë vendi duke treguar edhe për gjendjen e personave që tashmë janë në Spitalin e Infektivit të prekur me koronavirus, ai u shpreh se janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore. “Negativizim do të thotë se nuk ka më virus. Në bazë të protokollit të sotëm duhet të jenë dy kultura negative në mënyrë që të bindet se nuk përben me rrezik. Kemi 28 të sëmurë në Spitalin e…
Në 20 vitet e fundit, bota është përballur me sëmundje dhe epidemi të ndryshme që kanë rezultuar shpeshherë vdekjeprurëse. Në vitin 2002, disa vende të Azisë u prekën nga virusi SARS, duke shkaktuar probleme të theksuara në sistemin respirator dhe për pasojë vdekjen e mbi 700 personave. Në 2009, globi u ndesh me gripin e derrit. Virusi H1N1 u përhap me shpejtësi në të gjithë botën, numri i viktimave mendohet të jetë nga 100 mijë deri në 500 mijë persona. Radha i erdhi poliomielitit në 2014-ën, që preku të gjithë botën dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli gjendjen e emergjencës…
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, njofton të gjithë shtetasit shqiptarë se në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të COVID-19, Bashkimi Evropian ka vendosur të kufizojë përkohësisht (për një periudhë tridhjetë ditore) hyrjen në territorin e BE+ të shtetasve nga vendet e treta. Përjashtimet nga kufizimi i përkohshëm i udhëtimit do të bëhen vetëm në rastet e udhëtimeve për qëllime thelbësore të shtetasve: – të vendeve anëtare të BE-së, të vendeve nënshkruese të Schengen-it (Islandë, Lihtenshtein, Norvegji, Zvicër), dhe për anëtarët e familjeve të tyre, në rastet e kthimit të tyre në shtëpi; – të…
Edhe pse po kalojmë një periudhë të vështirë, pas përhapjes së koronavirusit, moda nuk është ndalur dhe trendet e fundit tashmë përfshijnë edhe maskat. Disa nga vipat shqiptarë kanë realizuar maska kreative, me ngjyra e me xixa. Dafina Zeqiri dhe Liberta Spahiu ishin ndër të parat që e sollën këtë trend. Ndërsa Tuna dhe Tayna kishin realizuar foto me maska që përpara përhapjes së Koronavirusit. Por edhe djemtë e shoëbizit janë shfaqur me maska “in” këto ditë, si Fero dhe Ardian Bujupi. Ndërsa shumë shtëpi mode në botë e kanë kthyer gjithashtu në trend maskën duke dizenjuar modele të reja.…
Pas ndalimit të qarkullimit të automjeteve, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit, qytetarët kanë gjetur si mënyrë transporti biçikletat, por duket se edhe këto të fundit mund të kthehen në burim aksidenti. I tillë është edhe rasti i këtij të riu në Tiranë, i cili pasditen e kësaj të mërkure u përplas me një pemë teksa lëvizte me biçikletë. Në pamjet e siguruara nga tvklan.al, i aksidentuari shihet i shtrirë në tokë pa ndjenja, ndërsa disa qytetarë tentojnë t’i japin ndihmën e parë, pavarësisht frikës për virusin COVID-19 dhe distancës që duhet të ruajnë nga njëri-tjetri. Ngjarja ka ndodhur…
Ndërsa vendet në mbarë botën vazhdojnë të luftojnë pandeminë globale në vazhdim të coronavirusit COVID-19, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë njoftoi se testimet e para të një vaksine që mund të ndihmojë në trajtimin e kësaj fatkeqësie më në fund kanë filluar. Siç ka sqaruar Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, ky proces u iniciua rreth dy muaj pasi u ndanë sekuenca gjenerite të patogjenit, të cilën ai e përshkroi si një “arritje të jashtëzakonshme”. “Shumë teste të vogla me metoda të ndryshme mund të mos na japin provat e qarta, të forta që na duhen…
Rreth dy javë më parë, moderatorja Klea Huta konfirmoi lajmet e shtatzënisë së saj të cilat po qarkullonin prej kohësh në media. Në një foto ku kishte pozuar me një fustan të bardhë, Klea na tregoi të gjithëve barkun e rrumbullakosur, si dhe zbuloi gjininë e bebushit që do të sjellë në jetë. Ajo dhe Elgit Doda do të bëhen prindër të një djali, ndërsa sot moderatorja ka vendosur të flasë për shtatzëninë teksa qëndron në izolim për shkak të pandemisë. Në një mini-intervistë me ndjekësit e saj në InstaStory, sigurisht që Klea s’mund t’i shpëtonte pyetjeve rreth pritjes së…
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një konferëncë për shtyp, e cila u transmetuar edhe në Facebook-un e saj, dha detaje lidhur me të infektuarit me koronavirus. Mirëpo në “live-in”e saj ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili preferoi që të qëndronte i qetë deri në momentin kur një nga komentuesit nuk ishte shumë ‘falenderues’ për masat e marra nga qeveria. Menjëherë Rama ka reaguar duke iu kthyer komentuesit me fjalët: ‘Turpin ta mbash për vete dhe hapi veshët e mëso!’ Por mesa duket më pas ka qënë vetë Rama personi që e ka zënë “turpi” duke fshirë komentin e…
Rritet ndjeshëm numri i viktimave nga koronavirusi në Itali, me 475 të vdekur në 24 orët e fundit. Ky është numri më i lartë i vdekjeve në një ditë të vetme në Itali, duke e çuar numrin total të viktimave nga Covid-19 deri në këto momente në 2,978. Numri i të infektuarve të rinj është 2.648 më shumë se sa dje, ndërsa në total janë 4,025 pacientë të shëruar.