Kompania e Shpërndarjes së Energjisë do të aplikojë faljen e kamatëvonesave për pagesat e vonuara të faturave të energjisë elektrike në kushtet e masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19. Burime zyrtare për televizionin Klan, bëjnë me dije se kompania OSHEE ka hartuar një plan me masa për t’i ardhur në ndihmë klientëve nga kjo situatë, dhe propozimi për heqjen e kamatës për qytetarët dhe bizneset i ka shkuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në rolin e pronarit të kësaj shoqërie. Aktualisht kompania aplikon kamatëvonesë në masën 0.1% të faturës për çdo ditë vonesë të pagesës së…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama në një status në facebook, ka reaguar për lëvizjen e lirë me dy fasha orare sa i përket shërbimit bankar. “BANKAT KANË HALL SE S’DO IU SHKOJNË NJERËZ GJATË DITËS NË SPORTELE, MEQË NGA NESËR DO TË NDALOHET LËVIZJA NË KËMBË NGA ORA 10.00 DERI NË 16.00? TA KUPTOJNË EDHE BANKIERËT SE JEMI NË LUFTË DHE T’I HAPIN SPORTELET NGA ORA 06.00 – 10.00 NË MËNGJES DHE NGA ORA 16.00 – 18.00 PASDITE!”, shkruan Rama. Kryeministri Rama në facebook: 🔴 BANKAT KANË HALL SE S’DO IU SHKOJNË NJERËZ GJATË DITËS NË SPORTELE, MEQË NGA NESËR DO TË…
Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Mario Gravina është rikthyer të flasë për kampionatin Italian dhe mundësitë e rifillimit, duke treguar edhe datat që janë planifikuar sipas disa skenarëve. Vetëm një ditë pas video-konferencës së UEFA-s, ku u vendos shtyrja e Kampionatit Europian, për t’i hapur udhë përfundimit me sukses të kampionateve kombëtare, Gravina ka dyshimet e tij nëse do të shkojë gjithçka sipas planit. “Në skenarin normal kemi planifikuar rifillimin e kampionatit më 3 maj, në skenarin më optimist më 13 prill dhe në atë më pesimist, më 13 qershor, që do të ishte vërtetë shumë vonë. Ne duam…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin ashtu si duhet ne lidhjen qe keni krijuar. Beqaret nga ana tjetër do ndiheni mjaft mire sepse do takojnë persona qe ja vlejnë t’i kesh pranë. Për sa iu përket financave, nuk duhet ne asnjë mënyrë te bëni ndonjë çmenduri sepse situata do ju dale jashtë kontrollit. Demi Do e rivendosni dialogun ne çift gjate kësaj dite dhe gjerat do shkojnë mjaft mire me personin qe keni ne krah. Do merreni vesh për gjithçka me te dhe nuk pritet…
I ngjan një thrilleri të vërtetë ajo që ka ngjarë tek Sanatoriumi, ku një vizitor nga Italia ka infektuar fillimisht 66 vjeçarin nga Lushnja dhe pas tij u infektuan edhe tetë mjekë dhe infermierë. 66 vjeçari nga Lushnja ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, ndërsa stafi mjekësor i Sanatoriumit gjendet në karantinë. Çfarë ndodhi? Më herët, 66 vjeçari nga Lushnja ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pikërisht në këtë spital është infektuar me koronavirus. Ka qenë një i afërm, baxhanaku u tij, i cili ka mbërritur nga Italia dhe e ka vizituar në spital. Me sa duket i afërmi…
Edhe festivali i “Eurovizion” ka patur të njëjtin fat si kampionati europian i futbollit për shkak të Koronavirusit. Organizatorët e festivalit, që do të zhvillohej nê maj në Hollandë, kanë vendosur ta shtyjnë për vitin tjetër. Ata e kanë dhënë lajmin përmes rrjeteve sociale. Shqipëria do përfaqësohej këtë vit nga Arilena Ara që ka gati edhe versionin final të këngës në anglisht “Falling from the sky”. Mbetet akoma mister nëse vitin tjetër do zhvillohet me të njëjtët konkurrentë apo me përfaqësuesit e rinj që do nxjerrin festivalet.
Ambasadorja e SHBA nëpërmjet një mesazhi të shpërndarë në Twitter ka falenderuar ekipin e mjekëve dhe infermierëve që po lugtojnë në vijën e parë ndaj epidemisë së koronavirusit. Kim shprehet se pavarësisht rrethanave, të gjithë sëbashku do t’ia dalim.
Nga Ylli Rakipi Edi Rama, ndoshta për herë të parë në jetën e tij, po përpiqet me të gjitha fuqitë që ka, të bëjë një punë të mirë. I ndërgjegjshëm, se edhe pa koronavirusin, ai është në krye të një vendi copë copë, që kudo që ta kapësh të mbetet në dorë (të tillë e ka bërë së pari ai vetë, pa harruar edhe paraardhësit e tij), ai po bën sot një gjë të vërtetë. Edi Rama është në krye të një vendi, pa institucione, me një sistem shëndetësor të nivelit zero, me një shtet të një niveli zhvillimi primitiv.…
Koronavirusi është një pandemi globale tashmë që ka prekur mbi 130 vende në mbarë botën duke u marrë jetën mijëra njerëzve ndërsa ka infektuar mbi 100 mijë të tjerë. E prekur nga koronavirusi Gjermania ka gjasa të përballet me mbi 10 milionë njerëz të infektuar me COVID-19 në muajt në vazhdim nëse qytetarët gjermanë nuk do të zbatojnë rregullat dhe masat drastike që ka marrë qeveria për mposhtjen e virusit. Pandemia e koronavirusit ka të ngjarë të zgjasë rreth dy vjet, tha kreu i agjencisë së shëndetit publik të Gjermanisë, duke shtuar se do të shkojë shumë në varësi të…
Nga nesër, të gjithë punonjësit e ministrive, bashkive e prefekturave, nga sekretarët e përgjithshëm dhe deri tek i fundit, nuk do të përdorin më makinë për të shkuar në zyrë! Nga ky rregull përjashtohen vetëm punonjësit e ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrisë së Mbrojtjes apo të prefektura e bashkive, që janë të përfshirë në listën prioritare me firmën e titullarit, për të garantuar zhvillimin e luftës sipas planit, në aspektin shëndetësor dhe humanitar! Nga nesër, të gjithë punonjësit e tjerë të administratës shtetërore që e kanë punën në zyrë, nuk do të përdorin makinë për të shkuar në punë. Titullarët e…
Rike Roçi prej disa ditësh është izoluar në shtëpi në Milano, por paralelisht me këtë situatë ajo po përballon dhe ndarjen nga i dashuri boksier, Krist Prenga. Ish-banorja e “Big Brother” është shprehur se ndodhet në një provincë të shpallur “zonë e kuqe”. Në një telefonatë në “Procesin Sportiv”, Rikja tregoi se mund të dalin nga shtëpia vetëm në kushte emergjence dhe se çdo hyrje apo dalje nga provinca është e kontrolluar nga policia. “Jetoj në nje provincë të Milanos. Është zonë e kuqe, jemi në karantinë dhe nuk mund të dalin nga vendi për shkak të rrezikut të virusit.…
“Po punohet për një plan social në ndihmë të të moshuarve, familjeve në ndihmë ekonomike dhe për personat me aftësi të kufizuara.” Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë një komunikimi për mediat duke theksuar se të moshuarve medikamentet do t’u dërgohen në shtëpi. “Për të moshuarit mbi 65 vjeç, që nuk kanë familjarë apo fëmijët afër, do t’u mundësohet sipas një plani me mjekun e familjes dhe farmacistin ku shërbehet, ofrimi i medikamenteve në banesë”, bëri të ditur Manastirliu.