Personat me grupin e gjakut A (II) janë më të ekspozuarit ndaj koronavirusit, derisa ata me grupin zero më pak të rrezikuar, kështu të paktën është nxjerrë konstatimi i një grupi hulumtuesish kinezë të cilët punën e tyre e publikuan në ueb-faqen medRxiv. Shkencëtarët kinezë kanë analizuar të dhënat e 2 mijë pacientëve nga spitalet e Wuhanit në Shenzhen, përfshirë edhe më shumë se 200 tjerëve që kanë ndërruar jetë. Për të arakutdhur deri te këto të dhëna, shkencëtarët kanë analizuar gjakun e 3.700 banorëve të Wuhanit që nuk janë infektuar me koronavirus. Në anën tjetër, numri më i madh…
Author: tirana
Lëvizja Socialiste për Integrim nëpërmjet nënkryetarit të saj Petrit Vasili ka dhënë 7 propozime masash për situatën me koronavirusin dhe i ka kërkuar qeverisë të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Vasili në propozimet përmend garantimin e 80% vlerës së pagës për personat që janë në punë dhe nuk mund të punojnë. Po ashtu dhe rimbursimin e sigurimeve shoqërore dhe shendetësore për ta. Tjetër propozim është edhe heqja e taksave lokale për bizneset dhe familjet duke filluar nga muaji mars. Po ashtu LSI propozon e dhe subvencionimin e fermerëve për produktet që nuk do i shiten si dhe likuidimi i tarifave për…
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, informon lidhur me çështjen e dyqind (200) pasagjerëve shqiptarë të cilët janë bllokuar sot në aeroport, në Gjermani. Qytetarët shqiptarë do të duhet të fluturonin sot në orën shtatë (7) të mëngjesit me linjën ajrore Wizzair, por pa asnjë shpjegim të qartë asnjë prej tyre nuk është lejuar të niset drejt Tiranës. MEPJ bën me dije se pas interesimit të filluar nga Përfaqësitë tona në Mynih, në Berlin dhe në koordinim me Ambasadën në Budapest, Aviacionin Civil dhe me Task Forcën në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u bë e mundur…
Kryeministri Edi Rama përmes një postim në rrjetet sociale bën me dije se ka ende persona qe nuk po e kuptojne qe kjo nuk eshte kohe per shetitje, ndaj nga neser, dalja e këmbesorëve do kufizohet në oraret nga 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00. Postimi i plotë: MESA DUKET NUK PO KUPTOHEMI SIÇ DUHET ME DISA QË S’DUAN TA MARRIN VESH SE NUK ËSHTË KOHË SHËTITJESH 🔴 NGA NESËR DALJA E KËMBËSORËVE DO TË KUFIZOHET VETËM NË FASHAT ORARE 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00 🔴 NGA NESËR DO TË NDALOHET DALJA NË KËMBË RRUGËVE ME PERSONA…
Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku i cili ndodhet i izoluar në shtëpi së bashku me familjen si rrjedhojë e masave të ndërmarra për shkak të përhapjes së COVID-19, sot në ditën e tij të 8-të di si t’ia ngejë humorin shqiptarëve. Disa ditë më parë ai publikoi një video ku na tregonte se si po e kalon kohën gjatë izolimit, teksa ironizonte dhe rritjen e çmimeve pas përhapjes së koronavirusit. Ndërsa sot në ditën e tetë të qëndrimit në shtëpi ai publikon një vidoe teksa luan me vogëlushen e tij Ajka dhe kjo e fundit i”prish” lojën babait…
Italia vendos masa të rënda ndaj të gjithë atyre që shkelin vetëkarantimin. Kështu, kushdo që del nga shtëpia, pa autorizim dhe pa një arsye të mirëjustifikuar, si për të blerë ilaçe apo ushqime, do të dë nohet me 12 vjet bu rg. Vendimi është marrë këtë mëngjes, në kushtet kur numri i personave të infektuar me koronavirus vazhdon të rritet. Po ashtu, një vendim në kushtet e nevojës emergjente për të frenuar ata qytetarë të shumtë që edhe në Itali vijonë e dalin nga shtëpia pa pasur një nevojë reale. Kështu, e gjithë policia është në terren për të kapur…
Në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Live”, Eni, mjeke shqiptare në Milano raportoi gjendjen aktuale të spitaleve në Lombardi. “Aktualisht janë 31,506 të prekur dhe 2,503 viktima. Kemi shumë mungesa në personal, specialistët që kemi janë aktivë 24 orë në 24. Nuk ia dalim dot të mbulojmë të gjitha rojet e natës. Në spitalin tim nuk po bëhen operacione, kemi hyrë në një qark urgjence ne të rrethit të Lombardisë, vetëm operacione urgjente, persona që kanë nevojë për shembull për bypass ose infarkt. Jemi në një moment tragjik, situatë lufte”, rrëfeu mjekja. Më tej shtoi: “Në këtë moment po…
Kryeministri Rama iu ka bërë thirrje të gjithë tregtarëve të shumicës dhe i ka paralajmëruar të lexojnë aktin normativ të masave speciale të luftës dhe të mos luajnë me popullin në këtë kohë sepse nuk do t’i gëzojnë paratë e fituara nga abuzimet. Postimi i plotë: U BËJ THIRRJE TË GJITHË TREGTARËVE TË SHUMICËS TË LEXOJNË AKTIN NORMATIV TË MASAVE SPECIALE TË LUFTËS DHE TË MOS LUAJNË ME POPULLIN, SEPSE PASOJAT QË DO TË BIEN MBI TA DO TË JENË SHUMË TË RËNDA, E NUK KANË PËR T’I GËZUAR LEKËT E AB UZIMEVE ME ÇMIMET NË KËTË KOHË LUFTE, KU…
Dy herë fituesi i ҫmimit Oscar, aktori dhe regjizori i njohur Tom Hanks ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Ai përmes një postimi në instagram, tregon si e kalon kohën në shtëpinë e tij me bashkëshorten, pas izolimit. “Hej njerëz. Lajm i mirë: Një javë pas testimit pozitiv, në vetë-izolim, simptomat janë shumë të njëjta. Nuk kam ethe, shqetësime. Palos rrobat, bëj ushqimin, dhe bëj edhe një sy gjumë. Lajm i keq: Gruaja ime @ritaëilson ka fituar me 6 pikë lojën, Gin Rummy dhe kryeson me 201 pikë. Por unë kam mësuar të mos hap Vegemiten (ushqim australian) aq trashë. Këtu…
Në masë xhiro me bicikleta, por edhe shëtitje buzë Lungomares. Kjo është panorama që na vjen nga qyteti i Vlorës, atje ku qytetarët nuk i kanë rezistuar dot diellit dhe kanë sfiduar frikën e koronavirusit. Edhe pse në listën e qyteteve të karantinuara në Shqipër. vlonjatët nuk i janë bindur urdhrave, madje ecin edhe në grup. Gjatë natës së mbrëmshme policia ka marrë 17 masa për drejtues mjetesh që lëviznin në kundërshtim me orarin e përcaktuar, 6 prej të cilëve iu është hequr patenta.
Agjensia e tregtisë dhe e zhvillimit e Kombeve te Bashkuara thotë se ngadalësimi në ekonominë globale të shkaktuar nga shpërthimi i koronavirusit ka të ngjarë të kushtojë të paktën 1 trilion dollarë. Kjo ka bërë që një sërë qeverish në botë të nisin marrjen e masave për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive situatës. Shtëpia e bardhë i ka kërkuar kongresit që të miratojë një paketë emergjence shtesë për të ndihmuar bizneset dhe taksapaguesit që të përballen me dëmin ekonomik që po shkakton pandemia e coronavirusit. Sekretari amerikan i thesarit Steven Mnuchin kërkoi një shumë prej 850 miliard dollarësh me synimin…
Në një kohë kur koronavirusi është një kërcënim për jetën e gjithësecilit dhe numri i të infektuarve në vendin tonë ka arritur në 59, karantinimi mbetet forma e vetme për t’i bërë ballë kësaj pandemie. LEXO EDHE: MSH: Shkon në 59 numri i të prekurve me COVID, tre në terapi intensive Kjo vlen për të gjithë pa përjashtim. Shumë figura të njohura kanë dhënë mesazhe nga shtëpitë e tyre duke iu bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpitë dhe mos të rrezikojnë. Një apel të tillë e ka bërë edhe deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi. Duke u sërvitur…