Ditën e sotme në emisionin Open ka qenë në lidhje telefonike një person i cili ka rezultuar pozitiv për Koronavirus dhe treguar përjetimet e tij. Marku ka treguar edhe hapat kur e kuptoji në fillim dhe shenjat që i ka dhënë. Ai u shpreh: Unë në momentin që dëgjova për zotërinë (pacienti zero) që ka dalë me Koronavirusi, jam interesuar po atë ditë kam bërë tamponin dhe me datën 10 në mëngjes kam dalë pozitiv. Eni Vasili: U trembe në momentin e parë? U tremba sepse ishte një sëmundje e pa dëgjuar, shumë panik, po flitej në të gjithë botën…
Author: tirana
Ish-kryeministri Berisha përmes një denoncimi në Facebook shkruan se mjekët e ambulancës nr. 1 në Tiranë, janë prekur nga Covid-19. Sipas Berishës, në këtë ambulancë, që ndodhet te “Ura e Tabakëve”, 7 mjekë i kanë shërbyer për katër ditë me radhë, një pacienti i cili ka rezultuar me Koronavirus, për pasojë i gjithë personeli rezulton i infektuar, shkruan Berisha. Sipas denoncimit të Berishës, personelit mjekësor të kësaj ambulance, të cilët janë vetkarantinuar, nuk i është bërë testimi. “Ata kanë kërkuar që t’ju kryhej testi por përgjigja ka qenë negative dhe për më tepër u është thënë se “nuk kemi çfarë…
“Virusi ka hyrë në trupim tim, ka vrarë dhe babanë tim. Ai po hyn edhe te ju, po ju merr të gjithëve, depërton në mushkëritë dhe rrugët e kanalit të frymëmarrjes”, kështu e nis rrëfimin e tij Giani Zampina, 40 vjeç, nga Torino i Italisë. Giani, së fundmi është diagnostikuar si mbartës i COVID-19 dhe të gjithë këtë përjetim ai ka vendosur ta ndajë përmes rrjeteve sociale, me anë të një videoje. “Edhe unë jam si shumëkush prej jush, e kam nënvlerësuar koronavirusin. Duhet ta kuptoni nuk është lojë. Duhet të jeni të kujdesshëm, të qëndrojmë nëpër shtëpi pranë familjeve…
Kërkues kinezë kanë konkluduar në një studim të tyrin se infektimi nga CoVid 19 ka një relacion proporcional edhe me grupin e gjakut. Konkretisht njerëzit me grupin e gjakut A janë më të predispozuar të preken sesa njerëzit me grupin e gjakut 0 që janë më rezistentë. Studimi u bazua mbi mostrat e gjakut të mbi 2000 pacientëve që u infektuan në Wuhan dhe Shenzhen dhe u krahasuan me ato të popullsisë së shëndetshme. U gjet se pacientët me grup gjaku A kishin shkallë më të lartë infektimi dhe priren të zhvillojnë simptoma më të rënda. Studiesit e Universitetit të…
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se tamponi për testin e koronavirusit do të përdoret vetëm te pacientët me rrezik të lartë. Statusi i Ramës JA SI PËRDOREN TAMPONËT PËR TESTIN E KORONAVIRUSIT NË NJË NDËR VENDET MË TË PASUR TË BOTËS DHE ME NJË NDËR SISTEMET SHËNDETËSORE MË TË SHKËLQYER TË GLOBIT: Koronavirus: Zvicra tani teston vetëm pacientët me rrezik të lartë Autoritetet shëndetësore në Zvicër kanë vendosur të kufizojnë testet e koronavirusit tek personat mbi 65 vjeç ose ata me probleme shëndetësore ekzistuese, që kanë një rrezik më të lartë për një rezultat vdekjeprurës. Lista e problemeve ekzistuese shëndetësore…
Nga Shibo Jiang* Në të gjithë botën, jemi duke parë përpjekje nga të gjithë për të realizuar një vaksinë, kundër COVID-19. Nga grupe të ndryshme në SHBA, në Kinë, edhe në vende të tjera po punohet shumë për të krijuar një vaksinë, e cilat po planifikohet të testohet tek njerëzit e shëndetshëm. Mos bëni gabim, është thelbësore që të punojmë sa më shpejt për të zhvilluar medikamente dhe vaksina për të gjithë botën, por nuk duhet të anashkalojmë sigurinë që ato ofrojnë. Vaksinat për fruthin, shytat, rubeolën dhe gripin kanë një histori të gjatë të përdorimit të sigurt dhe janë…
Një lajm i mirë konfirmohet nga mediat teksa i referohen burimeve nga Spitali Infektiv i Tiranës. Top Channel shkruan se pacienti zero që ishte prekur me Koronavirus është shëruar. Tamponi i parë i pacientit zero ka dalë negativ bëjnë me dije të afërm të tij. Pas 48 orësh pritet edhe analiza e dytë, ku edhe do të konfirmohet përfundimisht!
Pas lajmit të bujshëm të shkarkimit, sot mjeku Ilir Allkja është rikthyer në detyrë. Lajmin e bën me dije vetë ai duke falenderuar edhe gazetarët për mbështetjen ndërsa pohon se sot mundi të ishte në frontin e parë të luftës ndaj Covid 19, bashkë me kolegët.
Qeveria ka bërë gati terrenin për të hapur kapitujt 23 dhe 24 të progres-raportit për integrimin europian. Shumë vende anëtare sot dhanë sinjale pozitive për vendin tonë dhe po tregohet qartë se në maj mund të ketë dritë jeshile. Por hapja e negociatave do të sjellë dhe hapjen kapitujve 23 dhe 24, kapituj që kanë të bëjnë me shtetin ligjor dhe drejtësinë. Në këta kapituj kërkohet që të goditet korrupsioni në nivele të larta. Qeveria ka çuar në Kuvend raportin për integrimin dhe në të jepen detaje mbi procesin screening, i cili ka të bëjë me përputhjen e legjislacionit. Por…
Gjermania sot ka ndryshuar pas vendimit për mbylljen e dyqaneve, klubeve, palestrave, e mjaft institucioneve publike. Jeta publike është minimizuar, megjithëse njerëzit dalin në rrugë. Instituti prestigjioz shkencor në Gjermani “Robert Koch” e rriti shkallën e rrezikut të infeksionit Covid 19 në Gjermani. Tani ajo shihet si “e lartë”. Deri më tani ky institut e kishte kategorizuar rrezikun si “mesatar”. Arsyeja është rritja e shpejtë e numrit të të infektuarve në Gjermani. Ky institut regjistroi 6012 raste infeksioni të martën dhe 13 të vdekur, por realisht numri i të infektuarve është më i lartë, për shkak të kapaciteteve të limituara…
Në një lidhje në Skype në emisionin “Historia ime” në TV Klan psikologia Lorela Garuli tregoi mënyrën si duhet të sillemi me fëmijët në këto ditë izolimi. Sipas saj, fëmijët janë më të brishtë dhe prindërit duhet të përpiqen të përcjellin informacionin në lidhje me atë se çfarë po ndodh në mënyrë sa më të saktë dhe të thjeshtë. Lorela Garuli: Psikologjikisht fëmijët janë më vunerabël, më të brishtë dhe ngjarje të tilla, ne duhet të përpiqemi ta zbusim sa më shumë. Qoftë në mënyrën si i përcjellim informacionin, si ja shpjegojmë, por qoftë edhe në mënyrën si e mbushim…
Kjo ishte situata në një supermarket në Paris, një ditë pasi presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi masa të forta që ndalojnë lëvizjet. Franca është vendi i tretë më i prekur nga koronavirusi në Europë, pas Italisë dhe Spanjës. Deri tani në Francë janë regjistruar 6.633 persona me koronavirus, ndërsa kanë ndërruar jetë 148 persona. Presidenti Macron, gjatë një fjalimi drejtuar kombit francez, tha se vendi ndodhet në “luftë”.