Greg Rama djali i kryeministrit Edi Rama ka zgjedhur të arratiset në det në një kohë që të gjithë janë të izoluar në shtëpi për shkak të koronavirusit, prej të cilit në vendin tonë janë infektuar 51 persona si dhe është shënuar viktima e parë. Ndonëse kryeministri ka marrë masa drastike e ka bërë thirrje që të gjithë të izolohen në shtëpi, madje në vendimin e tij të fundit ka paralajmëruar gjobë për të gjithë ata që do të lëvizin në këmbë pas orës 18:00, Gregu si duket nuk i është “bindur” Ramës. Nuk dihet vendodhja e tij por nga…
Author: tirana
Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe ka qetësuar të gjithë qytetarët që mund të ishin në panik për ndonjë gjobë, kamatëvonesë apo për të gjithë ata që u skadon kolaudimi i automjetit gjatë periudhës së vetëizolimit për shkak të covid-19. Në një njoftim zyrtar, shkruhet se qytetarët nuk do të kenë asnjë lloj penaliteti dhe se do të pezullohet gjithçka deri në momentin që situata t’i kthehet normalitetit. “Çdo afat skadence i taksave apo rinovimet e lejeve të drejtimit do të pezullohet dhe do llogaritet nga momenti i hapjes së sporteleve. Çdo afat e çdo skadencë, mbi taksat e qarkullimit të…
Deputetja socialiste, Edlira Bode, e cila iu bashkua thirrjes për të ndihmuar systemin shëndetësor në këtë situatë të vështirë të krijuar nga koronavirus, tha në një lidhje telefonike për “News24” se, nëse është nevoja, do të shërbejë edhe në vijën e parë, pra në terren. Deputetja Bode, e cila është njëkohësisht edhe mjeke, tha se kjo situatë do të mund të kalohet me sukses vetëm nëse sitemin shëndetësor e ndihmojnë edhe qytetarët, duke plotësuar kushtet dhe rregullat që iu kërkohen, pra duke u vetëizoluar. “Autoritetet po menaxhojnë gjithë situatën. Do të na thërrasin sipas situatës”, tha Bode. Do ishit e…
Studentja shqiptare e infermierisë në Itali, Melisa Agollari po jep kontributin e saj në spitalin e Ankonës, ku po marrin trajtim mjekësor personat e prekur nga COVID-19. Në një intervistë të dhënë, ajo tregoi për situatën e krijuar nga kjo pandemi, masat e marra në vendin fqinj dhe rëndësinë e qëndrimit të qytetarëve në shtëpi për frenimin e përhapjes së virusit. “Dje ka qenë një ditë e trishtë me numrin më të lartë të viktimave. Në spitalin ku unë bëj praktikën, ka shtretër, por në repartin ku jam unë, ka alarm. Reparti është ndarë në dy zona, një me pacientë…
Vendi ynë u zgjua mëngjesin e kësaj të hëne me mot të kthjellët. Meteorologja Adiola Bami tregon për Report Tv se nesër dhe në ditët në vazhdim do të ketë rritje temperaturash, të cilat në zonat malore do të shkojnë deri në 16 gradë Celcius, ndërsa në bregdet dhe në të gjithë ultësirat, temperaturat do të shkojnë mbi 20 gradë Celsius. Ky lajm është mjaft i mirë, meqenëse ekspertët e mjekësisë theksojnë se rritja e temperaturave ul përhapjen në masë të koronavirusit, i cili tashmë ka prekur të gjithë botën. ‘Aktualisht moti është i kthjellët për pjesën më të madhe…
Pas masës drastike që prezantoi kryeministri Edi Rama ku pas orës 18:00 do të ndalohet lëvizja e këmbësorëve, vjen një reagim nga nënkryetari i PD-së Edi Paloka. Përmes një reagimi në “Facebook” Paloka e cilëson Ramën qesharak e të mërzitshëm. Sipas Palokës, dalja paradite dhe karantinë mbasdite, është tallje e dhimbshme për jetën e shqiptarëve. Po ashtu demokrati theksoi se koronavirusi nuk luftohet vetëm me policë dhe me gjoba ndaj qytetarëve. Paloka theksoi se zgjidhja është karantinë e plotë, fillimisht për të paktën 14 ditë, rimbursim i bizneseve, rimbursim i pagave, ushqime për të moshuarit dhe më të varfërit. REAGIMI…
Në një reagim në Facebook, spitali shkruan se të gjithë qytetarët kur të shkojnë në Urgjencë, Pediatri apo Maternitet të ketë kartë identiteti me vete ose pasaportë. Featured image of article: Spitali i Fierit njoftim me rëndësi për qytetarët: Për të marrë shërbimet tona paraqituni me Karte Identiteti ose PasaportëSpitali i Fierit16 Mars, 2020 14:58 Përditësuar: 15:07 FIER- Spitali i Fierit u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë me mjekët dhe infermierët kush shkojnë për konsulta mjekësore. Në një reagim në Facebook, spitali shkruan se të gjithë qytetarët kur të shkojnë në Urgjencë, Pediatri apo Maternitet të ketë…
“Po përgatitemi për ndalimin total të daljes së pensionistëve nga shtëpia, deri kur kjo luftë të mbarojë! Nuk mund të presim më ndërgjegjësimin e asaj pakice që vazhdon sfidon rregullat, duke vënë në rrezik shumë serioz veten dhe të tjerët! Pensionistët kryefamiljarë në qytete duhet të shërbehen me vajtje-ardhjet për shpezat ushqimore dhe farmaceutike nga fëmijët e tyre. Ata që nuk i kanë fëmijët në të njëjtin qytet, do të shërbehen nga shteti përmes skuadrave të përbashkëta të bashkive dhe qeverisë! Të gjitha bashkitë në bashkëpunim me ministrinë e shëndetësisë e mbrojtjes sociale, ministrinë e mbrojtjes, ministrinë e brendshme, institutin…
“Kemi maska edhe për pak ditë”. Presidenti i Shoqatës së Anesteziologëve të Reanimimit Spitalor (Aaroi-Emac) Alessandro Vergallo, i shkroi një letër Presidentit të Republikës. “Ekziston një rrezik – shkruan ai – paralizon ose ngadalëson efektivitetin e angazhimit në përpjekje për të shpëtuar numrin më të madh të jetës njerëzore”. Mjekët italian tashmë prej javësh janë në vijë të parë në luftën kundër koronavirusit.
Mjeku epidemiolog Alban Ylli ka komentuar situatën e krijuar në vend, pas përhapjes së COVID-19. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania, mjeku epidemiolog tha se përhapja e COVID-19 kalon në dy faza. Faza e parë sipas tij dyfishon numrin e të infektuarve çdo pesë ditë, kurse faza e dytë thekson doktori rrit eksponencialisht në çdo dy apo tri ditë numrin e të infektuarve. Ai tha se shteti fqinj i Italisë dhe shumë vende të Evropës Perëndimore ndodhen aktualisht në fazën e dytë. Sipas epidemiologut, Shqipëria ndodhet shumë pranë fazës së dytë, por ai beson fort në faktin se…
Italia prej disa javësh po përballet me një situatë dramatikë për shkak të virusit të ri që po ‘pushton’ botën, ku janë shënuar me qindra vdekje dhe mijëra të infektuar në ditë. Kjo është videoja e një mjekeje italiane të infektuar me koronavirus që ka bërë ‘xhiron’ e rrjeteve sociale. Bëhet fjalë për mjeken Daniela De Rosa, e cila ka regjistruar një video nga dhoma e spitalit, ku tha se kishte rezultuar pozitive ndaj koronavirusit dhe simptomat që i janë shfaqur ishin probleme me frymëmarrjen. 43-vjeçarja ndodhet në spitalin e “Rummo” në Benevento, dhe ajo është ndër personat e parë…
Ndonëse shumë biznese dhe aktivitete janë pezulluar, puna në media po vazhdon normalisht. Përveç informimit njerëzit kanë nevojë dhe të argëtohen në këto ditë aspak të lehta. Prezantuesja e motit, Alba Hoxha pak minuta më parë në llogarinë e saj në “Instagram” ka ndarë me ndjekësit e saj një video tepër komike. Gjatë prezantimit të motit Alba inskenon një pjesë ku e zë kolla dhe reagimet nga njerëzit e pranishëm aty ishin të menjëhershme. Nga komentet e ndjekësve mund të kuptosh fare lehtë se momente të tilla për të qeshur janë shumë të nevojshme tani.