Burra, gra dhe fëmijë, të gjithë mund të infektohen nga koronavirusi, por pasojat janë shumë të ndryshme. Faktorë vendimtarë janë mosha, gjinia dhe sëmundjet e mundshme të mëparshme. Mediat në Gjermani thonë se Covid 19 mund të përhapet me shpejtësi në javët dhe muajt e ardhshëm, e dy të tretat e popullsisë do të infektohen. Sipas Christian Drosten, virologu kryesor në spitalin e Berlinit Charité, nuk ka gjasa që situata të ndryshojë shumë kur të ngrohet përsëri moti dhe të marrë fund sezoni klasik i ftohjes ose gripit. Një shumicë e popullsisë do të ketë formuar në vjeshtë antitrupa kundër…
Author: tirana
Kyriakos Mitsotakis nga sot gjendet në izolim, ku mësohet se ka dhënë tampon për t’u testuar nëse është apo jo i infektuar me Covid-19. Testi i parë për fat të mirë ka rezultuar negativ, por ende nuk mund të flitet për një përgjigje përfundimtare. Dyshimet kanë lindur për fakti se kryeministri Grek, Mitsotakis ka patur kontakte me zëdhënësin e qeverisë, Stelio Peca, bashkëshortja e të cilit u diagnostikua me Covid-19, dy ditë më parë. Korrespondentët e Top Channel-it bëjnë me dijeni se i gjithë stafi i vilës Maksim (selia e kryeministrit) ka dhënë tampon dhe po testohet.
Situata e krijuar në vend nga koronavirus ka bërë që njerëzit të ndërgjegjësohen seriozisht për rëndësinë e ndjekjes që disa rregullave, siç është edhe vetizolimi. Artistë, futbollistë, mjekë, politikanë, prezantues, të gjithë janë bërë bashkë dhe po japin mesazhe sensibilizuese edhe nëpërmjet rrjeteve sociale. Disa prej tyre ju rekomandojnë ide se si të kaloni ditën. Edhe Fjodora Fjora, moderatorja e njohur nëpërmjet emisionit “Rreze Dielli” ka treguar sesi po i kalon ditën e vetëizolimit në shtëpi së bashku me djalin e saj të vogël. Ajo ka thënë nëpërmjet një videoje drejtuar miqve të “Rreze Dielli” se disa nga veprimet që…
Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish nëpërmjet një postimi në FB. “Vendi sot po përballet me një ngadalësim kritik të aktivitetit ekonomik, si pasojë e shpërthimit të pandemisë globale të coronavirusit. Kjo do të shkaktojë një frenim të rritjes ekonomike dhe humbje serioze në mënyrë të veçantë në sektorin e fasonëve, turizmit, shërbimeve dhe biznesit të vogël. Natyrisht që prioriteti madhor është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe mbështetja me fondet e domosdoshme për sektorin e shëndetësisë, si aktori kryesor në përballjen me pandeminë. Por pasojat në ekonomi do të jenë objektivisht të pashmangshme, siç paralajmëron FMN dhe aktorët kryesorë…
Gjermania është alarmuar nga përpjekjet e administratës Trump për të siguruar ekskluzivisht një vaksinë kundër koronavirusit vetëm për ShBA-në. Në fundjavë mediat gjermane raportuan se firmës CureVac i janë ofruar 1 miliardë dollarë për të zhvendosur punën kërkimore në ShBA. Gjermania e quajti këtë një çështje të sigurisë kombëtare. Administrata Trump u përpoq të bindë një firmë gjermane që po zhvillon një vaksinë kundër koronavirusit që të zhvendosë kërkimet shkencore në Shtetet e Bashkuara. Sipas zyrtarëve gjermanë një gjë e tillë ka ndezur alarmin në Berlin dhe ekziston frika se presidenti Trump synon ta sigurojë vaksinën ekskluzivisht vetëm për SHBA-në.…
Është normale që gjatë këtyre ditëve të sillni në vëmendje me nota humori se ata të cilët po ju lodhin më shumë janë fëmijët. Gjatë rutinës së përditshme, shumica e prindërve janë të angazhuar në punë dhe të vegjëlit në kopësht apo shkollë. Kështu, qendrimi në shtëpi i të gjithë familjes për 24 orë, çdo ditë të javës nuk është sfidë aspak e lehtë si për të rriturit, ashtu dhe për fëmijët. Megjithatë, janë prindërit ata që duhet të ofrojnë një mjedis sa më pak stresues për të vegjëlit dhe jo e anasjellta. Mund të hasni vështirësi në gjetjen e…
Mjekët janë në frontin e parë të luftës, me armikun e padukshëm, koronavirusin. Federica Pezzetti, 37 vjeç, punon si mjeke në spitalin e Kremones, ku trajtohen qindra pacientë me koronavirus. Ajo po punon intensivisht prej javësh. Në shtëpi shkon e rraskapitur, por kjo nuk është më e keqja, shprehet ajo. “Mjekët kanë nevojë për ndihmë psikologjike, jemi në një kolaps. E puth djalin vetëm në ëndërr. Një koleg i imi si ka parë fëmijët prej kohësh. Shkoj në shtëpi dhe rri vetëm. Nuk takoj asnjë njeri. Ndonjëherë qaj fshehurazi, për veten, familjen, pacientët”. Nuk ka më shoqëri hierarkike, shprehet ajo,…
Gruaja e kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez, rezultoi pozitive ndaj koronavirusit të ri (COVID-19). Zyrtarët thanë se testi i Begona Gomez ishte pozitiv, por shëndeti i kryeministrit dhe gruas së tij është e qëndrueshme. Më 13 mars Spanja shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të numrit të lartë të rasteve me Covid-19. Aktualisht në Spanjë janë regjistruar 29 viktima dhe 8,744 të infektuar nga koronavirusi.
“Urgjenca e QSUT qe pret te gjitha lojet jo kirurgjikale te urgjences, do perdoret per te pritur te semuret me covid19!”. Kështu deklaron ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’. Teksa e quan nje vendim te pashembullt nga ana e kryeministrit Edi Rama, Berisha shkruan se eshte mesazhi i dyte qe i vjen nga nje qytetar dixhital lidhur me kete ceshtje. Personi qe ka shkruar ne adrese te Berishes, nje personel i Urgjences se QSUT thekson se me kete vendim ka qasa qe te preken te gjithe punonjesit, madje shkon akoma dhe me tek, ndersa rrezikohen sipas…
Duke nisur nga mesnata e sotme, nuk do të ketë më fluturime drejt Britanisë së Madhe dhe ansjelltas. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama. Kjo masë është marrë në kuadër të mos përhapjes së koronavirust
Numri i personave të infektuar me koronavirus po rritet nga dita në ditë në Europë. Shkencëtarët gjithmonë e me tepër po kryejnë kërkime në lidhje me pandeminë e virusit të ri, që ka vënë në alarm botën. Vjen lajmi i mirë nga vendi fqinj me ne, shërohet plotësisht pacientja e parë me koronavirus Sa kohë jeton në trupin tuaj? Një studim nga revista mjekësore Lancet jep një përgjigje në lidhje me këtë pyetje. Në artikull shkruhet se pacientët me koronavirus mund ta mbajnë patogjenin në traktin e tyre të frymëmarrjes për 37 ditë. Duke pasur parasysh që periudha aktuale e…
Deputeti Christos Kellas i Nea Dimokratika ka rezultuar pozitiv për koronavirusin. Ai është shtruar në spital që nga e diela në mbrëmje në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Larissa, raportojnë mediat greke. Ai ishte mbyllur në shtëpi prej dy ditësh, por gjendja e tij duket se është rënduar duke e bërë të domosdoshëm shtrimin e tij në spital. Siç shkruajnë mediat greke, deputeti, i cili ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit, ishte në shtëpinë e tij në Larissa në vetëizolim.