Gjyshërit i bëjnë një surprizë mbesës në ditëlindjen e 11 që ndryshe nga çdo herë tjetër i duhet ta kalojë e vetme në shtëpi, në vetëkarantinim për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Monika është prekur dhe ka shpërthyer në lot teksa përshëndet gjyshërit e saj që kanë dalë jashtë me maska dhe me një pankartë në duar “Gëzuar ditëlindjen princeshë”, ku nga trotuari i urojnë mbesës në ballkonin e shtëpisë, të ketë jetën e gjatë. Një gjest i veçantë i gjyshes Ana dhe gjyshit Domenico, që na përlot të gjithëve dhe na jep mesazhe shprese në këto ditë të vështira që po…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama publikon moshën e pacientëve të prekur nga koronavirusi në Shqipëri. Nga 42 raste në të gjithë vendin, 20 janë të shtruar në spital. 10 janë të moshës 60-85 vjeç, 6 janë të moshës 50-60 vjeç dhe 4 janë të moshës 30-49 vjeç. Rama thotë se tre prej tyre janë në reanimacion ndërsa 1 është me frymëmarrje të drejtuar. Reagimi i Ramës: Sot, në vigjilje të javës që sipas të gjitha statistikave ngre furtunën kemi të shtruar 20 motra e vëllezër, nga të cilët: 10 janë të moshës 60-85 vjeç 6 janë të moshës 50-60 vjeç 4 janë…
Shtetet e Bashkuara po marrin masa ekstreme për t’i bërë ballë situatës nga përhapja e koronavirusit, duke ndaluar në disa raste edhe shërbimet publike.Por shqiptarët mesa duket nuk i harrojnë zakonet, si Amerikë apo në çdo vend tjetër. Si përherë ata janë mbledhur në një kafene çka ka tërhequr vëmendjen e mediave vendase. “Numri i shqiptarëve në këtë zonë është rritur kohët e fundit. Ata kanë traditë të pinë kafe në çdo kohë të ditës apo natës”, thotë gazetarja. “Ndërsa një punonjës i kafenesë ‘’Prince Coffee Shop’’ thotë: “S’ka virus që i ndalon shqiptarët”.
Gazetarja e njohur ka shkelur urdhrat dhe ka udhëtuar në Dardhë bashkë me bashkëshortin Drini, dhe vajzën Amaris. Vila e saj në fshatin Dardhë është shpesh vendtakim i personazheve VIP në fundjavë.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar nëpërmjet një postimi në Twitter ndaj propozimeve nga Lulzim Basha lidhur me planin ekonomik për të ndihmuar qytetarët dhe biznesin në përballimin e gjendjes së krijuar nga koronavirusi. “Ky plani 7×7=42 qenka lule corone! Me këtë i bie t’ia bluajmë vetë kockën vendit dhe t’u hamë fëmijëve gjithçka, më shpejt se sa vetë corona synon t’u marrë frymën më të moshuarve! Hajde plan hajde! Nuk thonë kot vesi del me shpirtin, s’ka coronë që e nxjerr! pffff…ç’maskaradë!” shkruan Rama.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me qytetarët grafikun e shkeljeve të urdhrit të shtetrrethimit në të gjithë Shqipërinë. Në një postim në facebook, Rama bën me dije se sot janë konstatuar vetëm 37 shkelje dhe thotë se ky numër edhe Zviocrës id uket fantazi. Nga ana tjetër Rama lutet në zot që mos ta pësojmë si ndeshjet e kombëtares kur i hamë golat në fund. Reagimi i Ramës: Në gjithë shqipërinë sot vetëm 37 shkelje të rregullit për vetëkarantinimin e të ardhurve nga italia 14 ditët e fundit Nuk di ç’të them, se 37 shkelje në gjithë vendin edhe zvicrës…
Mjeku psikiatër Neli Demi, duke folur në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Skype” për “News 24” deklaroi se këtë periudhë karantine, nuk duhet që të konsumohet alkool, Demi tha se njerëzit sigurisht që mund të hasin në vështirësi fillestare, pasi ndryshojnë mënyrën si kanë jetuar në përditshmëri, por shtoi se karantinimi i shërben shëndetit të tyre dhe të mirës së përbashkët. “Këto janë kohë të vështira për mbarë botën. Njeriu e ka të vështirë që të mësohet me karantinimin, pasi është mësuar me një jetë më të lirë. Mirëpo, ky karantinim na bën mirë të gjithëve dhe i shërben njerëzisë.…
Kryedemokrat Lulzim Basha ka reaguar përmes një deklarate për mediat lidhur me situatën e koronavirusit në vend dhe masat e qeverisë për parandalimin e përhapjes së tij në vend. Basha kërkoi nga qeveria të rishikojë buxhetin e vitit 2020,sa nuk është vonë për të shmangur krizën ekonomike. “Dua ta nis fjalën time këtë të dielë në mbrëmje, me një mirënjohje dhe falenderim për të gjithë ju bashkqytetarë të dashur dhe me urimin tim nga zemra për ju dhe të dashurit tuaj, që të jeni mirë dhe ta kalojmë sa më lehtë këtë kohë të vështirë. Një urim të vecantë kam…
Një video mbresëlënëse ka zbuluar ndikimin e plotë të pandemisë së koronavirusit në Bergamo të Lombardisë, Itali, duke treguar sesi seksioni i njoftime me shpallje vdekjes është zgjeruar nga një, në dhjetë faqe. Video nga Lombardia ku 146 persona vdiqën në hapësirën e një jave, tregojnë një burrë që tregon në italisht faqet e gazetës “L’Eco di Bergamo”. Pasi tregon datën e gazetës së parë, 9 shkurt, ai shfleton seksionin e shpalljeve të vdekjeve. Në atë datë, Italia kishte regjistruar vetëm tre raste të konfirmuara të sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi. Ai më pas shfleton të njëjtën gazetë, por kësaj…
Sot në rubrikën “Trotuar” të ‘E diell’ u fol mbi temën “Të jetosh me vjehrrën/ vjehrrin”. Lidhur me këtë temë drejtuesi i debatit Edi Manushi, pyeti Inën, e cila njihet nga publiku për pjesëmarrjen e saj në ‘Përputhen’. Ajo iu përgjigj shumë sinqerisht kësaj pyetje, duke thënë se jo, pasi ajo dëshiron privatësi në një jetë në çift për, të qenë më të lirshëm dhe për të plotësuar të gjitha nevojat që mund të ketë. Një ndër to ishte dhe të bërit seks në kuzhinë me bashkëshortin. Ina: A do të jetoja me vjehrrën? Nuk besoj që po. Ngaqë jam…
Në këto orë të vona të natës, Tirana nuk është si çdo fundjavë tjetër, ku mbizotëron zhurma e lokaleve të natës. Është e boshatisur, pa asnjë këmbë njeriu për shkak të gjendjes aktuale të pandemisë globale të COVID-19. Një video pikante me dron e dy të rinjve nuk ka nevojë për koment, pasi tregon më së miri gjithë gjendjen. Por puna artistike nuk ka mbaruar me kaq, pasi ata kanë zgjedhur fjalët më pikante të kryeministrit Rama, i cili u bën thirrje të gjithë qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi. Mund ta kujtojmë mesazhin zanor të tij, kur u përpoqëm të…
Moderatorja Rudina Dembacaj, njihet nga ato personazhe të botës së spektaklit që nuk ngurron të thotë hapur atë që mendon, edhe nëse mendimi i saj mund të shoqërohet me polemika të shumta. E ftuar në e “Diell” në rubrikën “Trotuar”, moderatoja ka dhënë argumentimin e saj në lidhje me të jetuarit me vjehrrën apo vjehrrin, e cila ishte dhe tema e debatit të sotëm. Rudina u shpreh me batutë se është pikërisht personi i duhur për të folur mbi këtë temë, pasi tani është tek vjehrra e tretë. Duke vazhduar më tej se ka qenë dhe është ëndërr e çdo…