Teksa i gjithë vendi duket se është izoluar për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, rrjetet sociale kanë trajtuar me nota komike situatën. Më poshtë po përcjellim disa nga memet më qesharake.
Author: tirana
Shuhet në moshën 92 vjeçare arkitekti i njohur italian me famë ndërkombëtare, Vittorio Gregotti. Vittorio Gregotti, i cili dizajnoi stadiumin e Barcelonës për Lojërat Olimpike të vitit 1992, ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme për shkak të infektimit nga koronavirusi. Gregotti ndërroi jetë në një spital në Milano pas ishte infektuar nga COVID-19, raporton “Corriere della Sera”. Gjithashtu, ai ka dizajnuar edhe Teatrin e Operas në Milano, si dhe objekte të tjera të famshme. Gruaja e Gregottit, Mariana Mazza, është shtruar gjithashtu në Mialno, por ende nuk dihet gjendja e saj. Stefano Boeri, një tjetër arkitekt i njohur italian,…
Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero e quan “serioze” situatën nga koronavirusi në Shqipëri. Pipero tha në një intervistë për “Neës24” se situata është serioze si në aspektin e numrave por edhe në aspektin e përjetimit të qytetarëve, sa i përket shkeljes së urdhrave të autoriteteve. Lidhur me medikamentet që përdoren në botë për të trajtuar simptomat e pacientëve të infektuar me COVID-19, Pipero tha se ato po përshtaten edhe për Shqipërinë, por këshilloi qytetarët të mos përdorin medikamente pa lejen e mjekut specialist. Pjesë nga deklarata e Pipero për Neës24: Situata është serioze si në aspektin e numrave, rasteve të shtuara…
Përpos marrëdhënies së veçantë që përcolli përmes fotografisë me Ertën, në ekspozitën e realizuar nga fotografja e njohur Anjeza Dyrmishi, Rudina Dembacaj pranoi të fotografohej në mbështetje të të gjitha grave që ashtu sikur ajo gjykohen ashpër për vendimet që marrin, edhe kur bëhet fjalë për vendime krejtësisht personale. Rudina Dembacaj: Përveç se unë Anjezën si fotografe e dashuroj, ishte edhe tema që më preku shumë, sidomos në ditët e sotme që të gjitha gratë dhe vajzat po hasen me dhunë të jashtëzakonshme dhe jo vetëm nga burrat, por edhe me dhunë nga njëra-tjetra. Unë jam gjithmonë e gatshme të…
Deputeti Fatmir Xhafaj, ish-ministri i Brendshëm, ka folur lidhur me gjendjen në vend pas alarmit për rrezikun nga virusi “Covid- 19”. Deputeti socialist, është ndalur te masat e marra nga qeveria shqiptare, duke dhënë edhe vlerësimin e tij për punën e bërë deri më tani. Ndërkohë, i pyetur mbi rolin e strukturave të policisë së shtetit dhe ushtrisë, si një njohës i mirë i tyre ish ministri i Brendshëm shprehet se trupa e policisë ka përballuar detyra të vështira këto kohë me operacione tejet të vështira, duke nënvizuar se edhe këtë sfidë do ta kalojë. Më poshtë “TemA” po përcjell…
Akademi.al është platforma që iu mundësuar nxënësve për të marrë leksionet dhe mësimet e tyre, në kohën kur shkollat janë të mbyllura për shkak të koronavirusit. Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini, në një postim në rrjetin Facebook, ka prezantuar krijuesin e platformës akademi.al, ku nxënësit po mësojnë falas leksione të matematikës dhe shkencave. Ajo ka publikuar një video-selfie të Dean Çelaj, i cili ka mbaruar studimet në “University College London” me bursë nga “Fondi i Ekselencës” nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR). “Ju prezantoj Dean Çelaj-n, i cili me bursë të “Fondit të Ekselencës” mbylli…
Konfirmohen katër raste të reja të prekura nga koronavirusi në Kosovë, duke e çuar në 9 numrin e tyre. Kjo është vërtetuar ditën e sotme pas daljes së analizave të 70 personave që iu nënshtruan kontrolleve pasi kishin pasur kontakte me 5 të infektuarit e parë. Mësohet se gjendja e tyre është e stabilizuar. Deri më tani koronavirusi në Kosovë ka shtrirë hartën e saj në Viti, Klinë, Malishevë, qyetete që tashmë janë në karantinë! Qeveria e Kosovës ka shtyrë pagesat për këstet e kredive, ndërkohë që ka ndarë mënjëanë për të përballuar pandeminë që tashmë është shtrirë në të…
Koronavirusi na mësoi të gjithëve se sa e rëndësishëm është procesi I larjes së duarve, diçka që të gjithë e bënin si një rutinë për të ruajtur higjiene, por pa menduar se është hapi bazë për një shëndet të mirë. Prandaj ishte koronavirusi që të gjithëve na kujtoi se sa lehtë rrezikohet jeta jonë, ndërsa larja e duarve është kthyer tashmë në sloganin e të gjithë botës për të sensibilizuar qytetarët që të ruhen prej virusit vdekjeprurës. Për fëmijët larja shpesh e duarve është e vështirë të kuptohet dhe sigurisht që në shumicën e rasteve kur u kërkohet një gjë…
Policia e Shtetit vijon monitorimi i rrugëve urbane dhe interurbane, për zbatimin e telegramit të DPPSH, për ndalimin e qarkullimit të automjeteve. Mësohet se prej datës 13 mars e deri në këto momente, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 1230 drejtues mjetesh. Sakaq, bëhet me dije se janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh në gjendje të dehur, 2 drejtues mjetesh për kundërshtim me dhunë të punonjësve të Policisë dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht, për mosbindje të urdhrit të punonjësit të Policisë. Njoftimi i policisë: Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në Tiranë, 3…
Ka pësuar një rritje drastike numri i të infektuarve me koronavirus në Greqi. Sipas mediave greke, vetëm ditën e sotme janë shënuar 103 raste, ku 8 prej tyre janë një gjendje të rëndë. Mësohet se ata ndodhen në terapi intensive në spitale në Athinë, Selanik dhe Petra. Ndërsa, autoritetet greke të shëndetësisë konfirmojnë se 10 persona kanë marrë fletë-dalje. Ndërkohë numri i të prekurve në total është 331 dhe i të vdekurve është katër. Viktima e fundit ishte një 53-vjeçar, i cili ishte duke punuar në spitalin e Kastoria, në veri të Greqisë.
Komisioneri I Mbrojtjes Civile në Itali Angelo Borrelli ka trasmetuar të dhënat e ditës së sotme, ku rezultojnë 20603 presona pozitivë, 2853 më shumë. 1809 persona kanë ndërruar jetë deri tani, 368 më shumë dhe 2335 persona të shëruar, 369 më shumë. Sipas Conte-s vëmendja më e madhe duhet të jetë në Lombardi, zona me më shumë të infektuar në Itali.
Nisur nga situata e krijuar në këto ditë kryeministri Rama i është përgjigjur interesit të qytetarëve dhe sipërmarrësve. “Duke ndjekur komentet tuaja u them të gjithë atyre që pyesin për planin ekonomik të daljes nga kjo krizë humanitare që të bëjnë pak durim! na duhen edhe disa ditë, ju lutem durim! Ju kujtoj tërmetin dhe ju përsëris: t’i bëjmë gjërat hap pas hapi që të mund të shkojmë në destinacion! kini besim se çfarë është në mundësitë e kësaj toke, nuk do të mbetet pa u bërë! Ndërsa kujt ankohet për gjobat e rënda të aktit normativ i them se…