Ish kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se mbyllja e lokaleve dhe bizneseve për shkak të koronavirusit, duhet të shoqërohet me dhënie të kredive të buta. Berisha thotë se shteti duhet të ndihmhojë bizneset, duke iu dhënë kredi të buta, pasi në të kundërt biznesi në vend goditet. Postimi i ish kryeministrit Sali Berisha: Mbyllja e Lokaleve dhe Bizneseve nga shteti duhet urgjent te shoqerohet me kredi te buta dhe afatgjata! Pse kjo? Se pari u takon me ligj. Lokalet, bizneset po mbyllen jo per shkak te tyre por per “arsye madhore”, epidemi, fatkeqesi natyrore,…
Author: tirana
Në kuadër të situatës së krijuar nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nxjerrë një urdhër ku i kërkon mjekëve të gjenerojnë recetën përkatëse në sistemin e recetës elektronike “eRx” dhe i komunikon pacientit kodin e recetës me të cilën paraqitet në farmaci. Mjekët specialistë pranë Qendrës Spitalore Universitare duhet të gjenerojnë recetën në sistemin “eRx” për të sëmurët kronikë, një kategori kjo më e rriskuar në rast të prekjes nga koronavirusi. Në rastet e patologjisë akute, patoligjive të reja kronike etj, mjeku realizon vizitën në qendrën shëndetësore ose pranë banesës së pacientit. Në rastet e paraqitjes së…
Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i ka nisur një telegram të gjithë komisariateve të policisë në të cilën i sqaron rreth vendimit të fundit të qeverisë për të lejuar qarkullimin e mjeteve private gjatë ditës së hënë. Në këtë njoftim, detajohet mënyra se si do lëvizin mjetet 4+1 në kryeqytet. Automjetet do të jenë të lira të lëvizin nga ora 6:00 e mëngjesit deri në orën 8:00, ndërkohë që pasdite do të lejohen të lëvizin nga ora 16:00 deri në orën 17:00. “Do të lejohet qarkullimi në oraret 06:00 deri në orën 08:00 në mëngjes dhe 16:00 deri…
Dy mjekë rezultojnë të prekur nga koronavirusi në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë gjatë 24 orëve të fundit. Lajmin e bëri të ditur zyrtarisht sot Ministria e Drejtësisë, sipas të cilës mjekët ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Por, si u infektuan ata? Burime për ABC News kanë bërë me dije se, një i sëmurë nga Lushnja i shtruar në Sanatorium për shqetësime të tjera, të palidhura me koronavirusin, u vizitua para disa ditësh nga një i afërm i ardhur nga Italia. Dyshohet se i afërmi i të sëmuarit qenë i infektuar ngakoronavirusi, për pasojë ka infektuar edhe pacientin që…
Administrata shtetërore do të vazhdojë të jetë pushim edhe nesër e hënë, nisur kjo edhe nga fakti që dita e verës pushim zyrtar qëlloi ditë të diele. Por në pushim të pjesshëm do të jenë edhe në vijim, pasi administrata aktualisht po punon me staf të reduktuar, ku nënat kanë marrë leje për të qenë pranë fëmijëve që nuk ndodhen në shkollë, kurse jashtë pune janë edhe ata që janë në moshë të thyer, si më të rrezikuarit nga COVID-19. Në punë do të qëndrojnë ata që janë pjesë e shërbimeve dhe detyrave esenciale për qytetarët, siç janë edhe kompanitë…
Prova e parë që Kina po e fitonte vërtet betejën me koronavirusin ishte vizita e presidentit Xi Jingping në epiqendrën e sëmundjes, Wuhan. Është e qartë se po të ishte e gjitha propagandë, presidenti do të ishte këshilluar që të mos e vinte veten përballë rreziqesh të panevojshme. Shenja e dytë, ishte rënia e ndjeshme e numrit të rasteve të prekura si dhe mbyllja e një sërë qendrash sportive e fabrikash që ishin shndërruar në spitale të përkohshme për shkak të emergjencës së Covid 19. Po si ia doli mbanë Kina, vendosi nga ku shpërtheu sëmundja që ta vinte nën…
Nuk është për t’u habitur se versioni Hollivudian i pandemive globale shpesh ka dalë në drejtime fantastike, duke drejtuar ushtritë me zombi në filma si “Njeriu Omega”, “Lufta Botërore Z” dhe “Pandemi”. Një virus fatal i kthen njerëzit në diçka të egër në “Luftën Botërore Z.” Shembujt e hershëm përfshijnë thriller-in e vitit 1971, “Strain Andromeda”, përshtatur nga një libër i autorit Michael Crichton, i cili u kthye vazhdimisht tek koncepti, në të cilin përparimet shkencore dhe teknologjike krijuan kërcënime ekzistenciale për njerëzimin. Përzierja e atyre impulseve brenda zhanrit mund të shihet në dy filma të publikuar në 1995: “12…
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Ai ka urdhëruar mbylljen e dyqaneve, përveç ushqimoreve dhe farmacive si dhe ka ndaluar të gjitha udhëtimet jashtë qyteteve. Bashkëshortja e Sanchez ka rezultuar pozitive ndaj Koronavirusit. Numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar nê 5700 dhe të vdekur 146. Gjendjen e jashtëzakonshme e ka shpallur dhe Franca. Janë mbyllur restorantet, baret, dyqanet dhe janë ndaluar udhëtimet me makina mes qyteteve. Papa Françesku ka urdhëruar anulimin e të gjitha ceremonive që u paraprijnê Pashkëve Katolike të 12 Prillit.
Në një kohë kur vendi ynë po kalon momente të vështira për shkak të koronavirusit, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka ndarë me publikun historinë e doktoreshë Silva Ruli Shametit. Kjo e fundit prej 3 javësh po shërben pa pushim në repartin e karantinës të spitalit të San Marino-s. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Kryemadhi thekson se “mendimet tona shkojnë jo vetëm për të, por për të gjithë mjekët shqiptarë që punojnë jashtë.”. Ajo shprehu falenderime dhe lutje edhe për të gjithë mjekët tanë që punojnë në vendin tonë, që sipas saj ushtrojnë profesionin në kushte shumë më të pafavorshme…
Thirrjet së Ministrisë së Shëndetësisë për të shërbyer vullnetarisht dhe për t’u vënë krah bluzave të bardha në betejën kundër COVID-19, u janë përgjigjur mbi 1 mijë mjekë dhe infermierë. Kryeministri Edi Rama tha se që me rrogën e marsit, mjekët që tashmë janë në vijën e parë të luftës, do të marrin bonusin prej 1 mijë euro, që do të vijojë të jepet deri në përfundim të kësaj situate. Kreu i qeverisë dha lajmin e mirë, se ky bonus do t’u jepet edhe të gjithë vullnetarëve që do të vihen në front kundër koronavirusit. “Mbi 1000 mjekë e infermierë…
Kryeministri Edi Rama njoftoi se javën e ardhshme e gjithë Shqipëria do të jetë e blinduar, ashtu siç ishte këto tri ditë Tirana dhe Durrësi. Në komunikimin live nga shtëpia e tij në Surrel, Rama tha se nga dita e sotme hyn në fuqi Akti Normatik me masa speciale për luftimin e koronavirusit, ndërsa ritheksoi edhe njëherë se numri i të infektuarve në ditët në vijim do të rritet. “Bluzat e bardha po e tregojnë sa të padrejtë jemi, ku vetëm i shajmë mjekët e infermierët me lloj-lloj komentesh. Javën që vjen do të vijë me numra të rritur të…
Nga dita e sotme, prej orës 06:00 të mëngjesit është ndaluar qarkullimi i të gjitha mjeteve si dhe hyrjet e daljet e tyre në qytetin e Beratit. Kjo ka bërë që Berati sot të jetë i qetë,me rrugë pa makina dhe shumë pak njerëz. Në qytet lëvizin që prej mëngjesit vetëm ambulancat, policia dhe mjetet e akredituara dhe të autorizuara nga policia e shtetit. Edhe pse ka ende njerëz në rrugët e qytetit,ata janë të paktë në numër dhe i sheh të dalin për të blerë ushqime e fruta ose për të shkuar në farmaci. Ajo që vihet re këto…