Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, ‘Biznes ALBANIA’ dhe gjithë shoqatat e biznesit në Shqipëri i kanë parashtruar disa kërkesa qeverisë, në një kohë kur thuajse të gjitha aktivitetet sipermarrëse janë mbyllur për shkak të koronavirusit në vend. në këtë kërkesë, Unioni, thekson nevojën se qeveria duhet të angazhohet seriozisht për të perballuar pasojat ekonomiko financiare te COVID 19. NJOFTIMI Kerkesat drejtuar Qeverise per te ulur impaktin e COVID-19 ne ekonomi. 1-Unioni i dhomave te tregtise Biznes Albania dhe shoqatat e biznesit e vlereson me pasoja te ndjeshme ne ekonomi dhe ne biznese situaten e covid 19 ne Shqiperi,…
Author: tirana
CR7 ka vendosur në dispozicion të spitaleve të gjithë hotelet e tij, të cilat mund të përdoren për të prekurit nga koronavirus. Jo vetëm kaq por Ronaldo ka marrë përsipër pagën e të gjithë mjekëve dhe personelit që do të punojnë në hotel e tij. Nga Maderia, aty ku ndodhet prej ditesh, në vetëizolim, Ronaldo ka gjetur këtë formë për ti ardhur në ndihmë popullit të tij. Me spitalet që e kanë të vështirë të përballojnë fluksin e madh, sigurisht dhe ndihma financiare, e bejnë këtë gjest të Ronaldos shumë të rëndësishëm në këtë situatë emergjence.
Edhe pse moti i pavaforshëm, kjo nuk i ka penguar aspak shqiptarët të bëjnë gjestin e veçantë në ditët e vështira që Shqipëria po kalon si pasojë e pandemisë COVID-19. Të gjithë izoluar në shtëpi, kanë dalë në ballkone për të kënduar himnin kombëtar, në përgjigje të nismës së Ministrisë së Kulturës, që sot në 12:00 dritaret e shqiptarëve të kumbonin nga muzika.
Një ditë pas ngjarjes së rëndë në fshatin Halil të Krujës, policia gjeti një pistoletë TT të autorit të krimit, Shkëlqim Halili 50 vjeç i cili vrau nipin mbrëmjen e djeshme, Julian Halilin 41 vjeç/. Po ashtu, pas kontrollit në territorin ku dyshohej se 50-vjeçari kishte hedhur armën, u gjet edhe një pushkë. Pas një ore rrethimi të zonës dhe vendit ku fshihej, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të ngjarjes, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Si rezultat i kontrolleve nga një grup i specializuar i FNSH Tiranë, me pajisje…
Mes 42 personave të prekur tashmë nga koronavirusi në vendin tonë, janë dhe dy pjesëtarë të personelit mjekësor të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se pas testimit të 17 personave të personelit shëndetësor të këtij spitali, pas kontaktve me të sëmurit të identifikuar me COVID-19, rezulton se 2 prej tyre, kanë rezultuar pozitivë. Po ashtu mësohet se aktualisht këta punonjës nuk kanë simptoma dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe të vetëizoluar.
Ministria e Shëndetësisë: 42 raste me COVID-19, apel qytetarëve të bashkëpunojnë me personelin shëndetësor. Në 24 orët e fundit nga ana e Institutit të Shëndetit Publik në bashkëpunim me epidemiologët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ka vazhduar pa u ndalur puna në terren, për identifikimin e rasteve dhe për gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara tashmë me Covid-19. Janë testuar 27 persona të dyshuar, qytetarë dhe personel shëndetësor, prej të cilëve janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 532 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19,…
Kriza e virusit korona ka një ndikim masiv në shumë kompani. Qeveria gjermane premton shuma të mëdha ndihme si kurrë më parë. Kancelarja gjermane Angela Merkel u bëri thirrje të shtunën qytetarëve të reduktojnë kontaktet me njëri-tjetrin. “Është koha kur të gjithë mund të dëshmojmë sesa mendojmë dhe sa bëjmë edhe për tjetrin“ tha ndër të tjera kancelarja, në mesazhin e saj me video, të shtunën “Këtë mund ta bëjnë të gjithë sepse disa lidhje këto kohë do të ndërpriten. Për shembull ekspertët na thonë që gjyshërit të mos takohen me mbesat e nipërit. Sepse duam të sigurojmë që më…
“Le Soleil” ka botuar, të martën e 24 dhjetorit 1912, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me qëndrimin e Ismail Qemalit ndaj Turqisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Një telegram nga Vlora njofton se anëtarët e qeverisë shqiptare kanë falënderuar konsujt italianë dhe austriakë për mbështetjen e dhënë nga qeveritë e tyre për çështjen shqiptare. Qemal Beu tha : “Shqipëria, në asnjë formë, nuk do ta pranojë sovranitetin e Sulltanit, sepse në këtë rast do të kufizohej dhe kompromentohej autonomia dhe pavarësia e saj e arritur…
Portali Fjala ka bërë me dije sot se zotëron dokumente dhe dëshmi në lidhje sipas tij “me rrëmbimin apo tjetërsimin e pronave të Toptanëve” në favor të moderatorit të njohur televiziv Blendi Fevziu. Portali e akuzon Fevziun se nisur edhe “nga një linjë trashëgimie që ka me këtë familje të njohur tiranase” ka shfrytëzuar pozitën e tij mediatike për të përvetësuar “prona të shumta në Tiranë dhe në Gjirin e Lalëzit”. Portali lajmëron se (lexo ketu) “do të hedhë dritë me publikimin e dokumenteve konkrete, lidhur me tjetërsimin e pronave ku është përfshirë sipas tyre Fevziu.
Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje nga ajo se çfarë përmban akti normativ që hyn sot në fuqi në kuadër të masave kufizuese për parandalimin e COVID-19. Kështu, në dispozicion të përballimit të kësaj situate, do të vihen edhe spitalet private, e po ashtu edhe hotelet. Kush nuk zbaton këtë urdhër gjobitet me 5 milionë lekë bën të ditur Rama, dhe në rast se nuk binden edhe pas gjobës, strukturat përkatëse do të vendosen forcërisht në shërbim publik shëndetësor. “Akti normativ hyri në fuqi dhe nga sot ka forcën e ligjit deri në përfundimin e luftës ndër të tjera:në varësi…
Prej 4 ditësh vendi ynë është izoluar për shkak të koronavirusit dhe qytetarët janë mbyllur brenda banesave të tyre duke zbatuar masat parandaluese të marra nga qeveria. Të gjitha ambientet që mbledhin grumbullime të mëdha njerëzish janë mbyllur. Gjithashtu është ndaluar transporti urban, por edhe makinat private. Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar në rrjetet sociale një video ku na tregon se si rrugët e Tiranës janë zbrazur dhe i duket sikur është kthyer në vitin zero. Hoxha është opotimist dhe shkruan se ne si popull kemi kaluar shumë sfida, njerëzimi ka njohur shumë fatkeqësi dhe pikërisht kjo është sfida…
Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu i është përgjigjur zërave skeptikë nëse do të ishte pjesë e mjekëve që do të jepnin kontributin e tyre në këto momente të vështira kur Shqipëria është prekur nga koronavirusi. Përmes një mesazhi në “Facebook” Shehu theksoi se betimi i Hipokratit ka qenë dhe është udherrëfyesi i tij. REAGIMI I PLOTË: Betimi i Hipokratit ka qene e eshte udherrefyesi im! Keshtu dua tu pergjigjem disa “papagajve”, qe dje te “shqetesuar” pyesnin a do te shpreh une gadishmerine nepermjet atij “portali” per te dhene ndihmen time ne perballje me kete epidemi te rrezikeshme. Qe prej periudhes…